E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Ariol Halilaj, 29-jeçari i akuzuar si përkrahës i autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoja, është vënë me shpatulla pas murit nga grupi hetimor. Dosja.al mëson nga burime të grupit hetimor, se Halilaj ka pranuar se ka pasur njohje dhe miqësi me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ndodhet në burg për të njëjtën çështje.
Gjithashtu, të njëjtat burime, bëjnë me dije se Halilaj, që pak para shkrirjes së Inspektoriatit të Mjedisit, punonte në radhët e shtetit si inspektor, ka mohuar të ketë pasur gisht në atentatin ndaj Ndojës, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.
“Kam njohje me Rrajën. Nuk kam marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit dhe dy personave të tjerë,”- mësohet të ketë thënë Halilaj.
Ariol Halilaj, u vu në pranga mbrëmjen e kaluar. Ai akuzohet se ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku. Pas krimit ai ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij.
Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person me precedentë penalë, Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi, ra pre e një atentati me breshëri kallashnikovi. Një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke i lënë të plagosur të tri personat. Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë më vonë, ndërsa Ymeri dhe Ndoja mbetën të plagosur, por ditë më vonë u rikuperuan.
Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i pa djegur nga atentatorët në Ishëm. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Pedagogia Majlinda Keta dhe katër kolegët e saj, kanë reaguar pas vendimit të Rektorit të Mynyr Konit, i cili kërkoi shkarkimin e tyre. Në një dekl...
TIRANË– Dy persona të tjerë, të përfshirë në atentatin ndaj peokueoit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Burime nga pol...
TIRANE– E shtruar në barrelë me një grup mjekësh dhe infermierësh që e rrethojnë. Këto janë pamjet e pasdites së kësaj të mërkure, kur një vajzë shtatzënë është...
TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri ka denoncuar sot nisjen e procedurave për prishjen e një vile 100 vjeçarë në Tiranë, e cila ndodhet në ‘Rrugën e Ka...
KORÇË- Policia ka arrestuar sot 2 persona dhe 5 të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në mjë njoftim për mediat, bëhe...
Shpërndarësit e drogës vazhdojnë të vënë në pozitë aspak të favorshme policinë pavarësisht se gjatë pandemisë postblloqet në Tiranë dhe patrullat nëpër lagje ja...
TIRANË– Majlinda Keta, Kryetarja e Komisionit Institucional Zgjedhor, KIZ në Universitetin e Tiranës dhe gjashtë pedagogë të tjerë janë shkarkuar nga...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Ariol Halilaj, 29-vjeçari që u vu në pranga një ditë më parë. Dosja.al raportoi detaje mbi arrestimin e ...
VELIPOJË– Delfinë të ngordhur dhe me gjak që u rrjedh nga sytë janë shfaqur dy ditët e fundit në bregun e detit Adriatik në Velipojë.Në postimin e bërë nga...
TIRANË– Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon se si një mësuese është ndjerë e shqetësuar nga nxënësi, në orarin e drekës. Në bisedën epublik...