LIVE UPDATES
Politike

Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit/ Si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

12 Shtator 2021, 05:52 Nga DOSJA
Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit/ Si e gënjeu hap

Përpara se Lulzim Basha të merrte vendimin personal, të beftë dhe të papritur për Sali Berishën ai ka pasur tre biseda të gjata me të: një në fundjavën e shkuar në Gjirin e Lalzit, një në Tiranë dhe të fundit në celular, pak minuta përpara se të bënte publik vendimin. Por në asjnjërën prej tyre, madje as në atë telefonike të minutave të fundit ai nuk i ka thënë copë ish mbrojtësit dhe promovuesit të tij se kishte ndërmend ta përjashtonte.

Gjithashtu mbetet mister edhe koha kur e ka marë këtë vendim. E ka vendosur që në fillim, kur në mes të majit sekretari i shtetit Blinken bëri publik aktin e shpalljes non grata, apo në ditët e fundit kur iu shtuan presionet dhe shantazhet nga diplomatët lokalë amerikanë.

Gjithësesei Berisha pretendon se Basha e ka bërë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi e kanë kërcënuar edhe atë me ndalimin e udhëtimeve në SHBA: “Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. ka disa fluturime të anulluara. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal”, tha Berisha mbrëmë në Zonë e lirë.

Nga sa pranojnë njohhje të përbashkëta Basha nuk ia ka hapur temën e përjashtimit gjatë takimit të parë në Lalëz. Ai i ka folur se ambasadorja amerikane e ka njoftuar vetë ish kryeministrin për këtë vendim, gjë të cilën Berisha e ka mohuar. Ai i ka thnë edhe se amerikanët po pretendojnë që nëse Berisha nuk tërhiqet do të ketë konseguaenca mbi fëmijët dhe familjarët.

Në takimin e dytë të martën në Tiranë Basha bën një hap të ngathët përpara. Ai teston Berishën lidhur me mundësinë që mazhoranca qeverisëse ta përjashtonte atë nga parlamenti me anë të ligjit të dekriminalizimit. Këtë version të bisedës e pohon edhe vetë Berisha: “Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del problemi i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje. Ligji i dekriminalizimit penalizon njerëz për akuza konkrete kurse ato për mua janë në përgjithësi”, rrëfeu Berisha.

Një ditë më parë, të hënën, ai kishte dhënë një intervistë në Euronews ku shpalli vendimin e tij për të hyrë në parlament dhe e kërcënoi Bashën me nisjen e një lëvizjeje në bazën e demokratëve, nëse ai imagjinonte të ndërmerrte ndonjë veprim të papritiur (shkrimi poshte).

Por, kryetari i PD-së ishte mes dy zjarresh. Po të njëjtën ditë ai ishte shantazhuar me një mesazh të botuar nga Lapsi.al edhe nga ambasadorja Yuri Kim, e cila kishte shkruar se do të procedohej me veprime të mëtejshme (shkrimi poshte).

Vetë Basha i ka treguar kështu në kryesinë e PD- së tratativat me amerikanët. “Në këto dy muaj e gjysmë, unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë. Na është bërë i qartë vendimi i DASH-it për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij”, tha Basha para Grupit Parlamentar të enjten.

Në këtë deklaratë të Bashës ka disa inkoseguenca që nuk bindin. E para vizita e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit të cilës ai i referohet ka ndodhur në 30 qershor. Basha thotë se ka dëshmitarë që Philip Reeker i ka paraqitur edhe prova që ai nuk do ti bëjë publike. Po mirë, lind pyetja, nëse këto prova qenë kaq të rënda a nuk duhet ai së paku ato ti’a tregonte Berishës, që e mohon ekzistencën e tyre? Po le të supozojmë një moment se gënjen Berisha dhe jo Basha dhe ata të dy kanë qenë në djeni të këtyre fakteve përvëluese. Si ka mundësi që Berisha me gjithë njohjen me to, ka vendosur të vazhdojë betejën për të zbardhur akuzat, ndërsa Basha qenka merkakosur më shumë se i zoti i punës për fatin e Berishës dhe të fëmijëve të tij? Mos e do vallë më shumë Luli, Shkëlzenin dhe Argitën sesa vetë Saliu? Vështirë të besohet.

Por ajo që është më flagrante qëndron në episodin final të kësaj drame politike dhe personale. Në momentin e komunikimit të fundit mes të dyve, vetëm 15 20 minuta përpara se vendimi i përjashtimit të Berishës të bëhej publik, Basha i bën një telefon doktorit që nuk gjendej në Tiranë, por në Lalëz. As në këtë moment ai nuk i flet sinqerisht. Në formë pyetjeje i kërkon mendim se ndoshta mos qe më mirë që të pezullohej për disa kohë nga grupi parlamentar që do diskutonte për këtë temë.

Pra nuk ia thotë si vendim por ia shtron si hipotezë. Tallja është e vivelit të lartë dhe si ujk i vjetër i politikës Berisha e nuhat se nuk bëhej fajlë për disa muaj, por për një përjashtim përfundimtar. Ai është i ndërgjegjshëm se betejen me “non grata-n” e amerikanëve nuk e fiton dot për disa jave, ndoshta as për gjithë jetën. Prandaj i thotë prerë: “Kjo mundësi nuk ekziston. Nëse do të bëni mbledhje me deputetët thuaju atyre se Sali Berisha e kundërshton prerë këtë version”.

Në fakt, Basha thjesht bën prestigjatorin se ai nuk ka ndërmend të mbledhë njeri dhe të konsultohet me partinë. Ai vërtet i ka thirrur deputetët por do ti lërë ata ta dëgjojnë në hollin e PD, përmes facebookut dhe TV, vendimin që ai ka marrë për Berishën. Edhe gjoja pyetja për doktorin është një lëvizje mashtruese sa për të larë gojën. Disa burime nga PD-ja tregojnë se deklaratën që do të transmetohej në ora 20 10 të së enjtes ai e ka regjistruar me promter që në ora 17 30. Pra kur e ka marë Berishën gjoja sikur e ka testuar për një hipotezë, ai e kishte marrë vendimin.

Gjatë gjithë kohës, që kur mori kërcënimet e para nga amerikanët ai ka luajtur dhe është tallur me njeriun që e zgjodhi në krye të PD për ti mbrojtur krahët, pa e ditur se pikërisht nga Luli, do ti vinte thika pas shpine. Jo më kot Berisha e quajti atë që i ndodhi të enjten: “një pabesi”.

Nga Lapsi.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll
Politike 11 Shtator 2021, 19:16

TIRANË– Sot në Shqipëri ka qenë princi Faisal Bin Farhan, i cili është dhe ministri i jashtëm i Arabisë Saudite. Në takimin e zhvilluar sot në kryeministri...

Politike 11 Shtator 2021, 17:25

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se asnjë nga kolegët e saj nuk kishte dijeni për postin deri në momentin ...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen