LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata vulos mbylljen e hetimit ndaj ARRSH dhe OST për skandalin e DH Albania

24 Janar 2020, 17:51 Nga DOSJA
Gjykata vulos mbylljen e hetimit ndaj ARRSH dhe OST për skandalin e DH

Gjykata e Tiranës vulosi të premten më 24 janar mbylljen e hetimeve për aferën e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re, duke pranuar dy kërkesat e prokurorisë, njërën për pushimin e hetimit për zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe institucioneve të tjera që kishin për detyrë të verifikonin dokumentet e falsifikuara të DH Albania dhe tjetrën për pranimin e kërkesës për gjykim për “falsifikim të dokumenteve” të përfaqësuesit 26-vjeçar të kësaj kompanie, Avdjol Dobin.

Hetimet për kompaninë fantazmë nisën në dhjetor 2018, pasi emisioni “Të paekspozuarit” zbuloi se kompania DH Albania u shpall fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së Re përmes falsifikimit të datës së regjistrimit në Delawere të Shteteve të Bashkuara dhe bilancit të tre viteve. Në jetën e saj të shkurtër në Tiranë, DH Albania fitoi gjithashtu një tender tjetër nga Operatori i Sistemit të Transmetimit – të dyja me vlerë rreth 30 milionë euro.

Gjyqtari Ardian Kalia shqyrtoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimit të nisur rreth një vit më parë për një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët kishin për detyrë të verifikonin dokumentacionin e dorëzuar nga DH Albania të paraqitur për tenderat dhjetëra miliona euro të fituara kompanisë fantazmë. Pasi u njoh me aktet e dosjes hetimore, gjyqtari Kalia vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes.

Kërkesa për dërgimin në gjyq të Avdjol Dobit të akuzuar për “falsifikim të dokumentve” u shqyrtua nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili edhe ai e vlerësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë duke e pranuar atë.

Prokurori Gjergji Tako, i cili përfaqësoi në gjykatë Prokurorinë e Tiranës gjatë shqyrtimit të të dy kërkesave, i tha BIRN gjatë një komunikimi të drejtëpërdrejtë pas mbarimit të seancave, se zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar ishin vetë kallëzues të DH Albania dhe se nuk ishte gjetur asnjë provë që t’i lidhte ata me falsifikimin e kryer.

“Për këtë arsye ne dërguam në gjykatë dy kërkesa të ndara, njërën për pushimin e hetimit për zyrtarët dhe një për dërgimin në gjyq për ‘falsifikim të dokumenteve’ për Avdjol Dobin”, i tha BIRN prokurori Gjergji Tako, i cili shtoi se në të dyja rastet gjykata i kishte pranuar kërkesat e organit të akuzës.

Në prag të festave të fundvitit, Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin, përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania. Ndërsa dërgoi një kërkesë të dytë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të ARrSh dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Skandali DH Albania është një ndër çështjet korruptive të profilit të lartë në Shqipëri, që u përcoll drejt Gjykatës me rezultate minimale, ndërkohë që kjo e fundit e vlerësoi të drejtë konkluzionin e organit të akuzës.

Kompania me përfaqësues 26-vjeçarin Dobi u regjistrua në Shqipëri në korrik 2018, si degë e kompanisë amerikane Dunwell Haberman, e themeluar më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara- e njohur si parajsë fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në QKB, Dunwell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh.

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm; rreth 18 milionë euro për Unazën e Re dhe 10 milionë të tjera nga OST për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel-Peshkopi.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi lidhje të shumëfishta mes kompanisë fantazmë dhe kompanisë së njohur Gener 2; punonjës të së cilës kishin aplikuar për hapjen e një adrese dytësore në Unazë të Re dhe veprime të tjera për llogari të DH Albania.

Opozita akuzoi atëherë kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri se qëndronin pas aferës. Kryeministri i hodhi poshtë akuzat, ndërsa ish-ministri Gjiknuri deklaroi se menjëherë sapo ishte njohur me falsifikimin, kishte urdhëruar anulimin e kontratave si dhe kishte denoncuar çështjen në Prokurori.

Në një dalje publike nga selia e Partisë Demokratike të enjten më 23 janar, ish-deputeti Agron Shehaj aludoi se ishte kryeministri Edi Rama që kishte urdhëruar prokurorinë për mbylljen e dosjes.

Në janar 2019, Prokuroria e Tiranës premtoi hetime të plota mbi një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit si dhe mbi lidhjet e dyshuara me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj. Ajo kërkoi gjithashtu një masë arresti për Avdjol Dobin, duke i regjistruar hetimet fillimisht për tre vepra penale; “falsifikimi i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Një vit më pas, Prokuroria e Tiranës dështoi të ngrinte akuzë mbi ndonjë zyrtar publik, ndërkohë që i rrudhi akuzat edhe për të pandehurin e vetëm të kësaj çështjeje, Avdjol Dobin.

Marrë nga Reporter.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avdjol dobi dh albania prokuroria e tiranes skandali i dh albania avdjol dobi dh albania prokuroria e tiranes skandali i dh albania

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët