Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË -Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit, Edi Paloka, ndaj gjestit të kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi të ndihmojë me 500 mijë lekë, familjen e 10-vjeçarit që shtypi ambulanca në Kakavijë. Në një postim në Facebook, Paloka e quan Ramën të pashpirt dhe Cinik, ndërsa shton, se qeveria është kthyer në agjenci funeralesh.
Sipas Palokës, do të ishte më e ndershme dhe njerëzore, që Rama të kishte kërkuar ndjesë sesa të dhuronte para për familjen e viktimës. Më tej Paloka shtoi, se ndërsa shqiptarët torturoheshin në kufi, Rama ngrohej në diell.
Postimi i plotë
Nje kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mije leke per jeten e nje femije” Cinik e i pashpirt deri ne fund! Ne se thjeshte do kishte kerkuar ndjese per humbjen e jetes se vogelushit dje ne Kakavije, do ishte shume me e ndershme e njerezore, por kjo nuk mund te ndodhe me nje qenie si Rama. Te kerkosh ndjese do te thote te mbash pergjegjesi e ne 20 vjet qe Rama qendron ne pushtet, ne nje rrugetim te mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurre nuk ka pranuar asnje pergjegjesi , kurre nuk e kemi degjuar te pakten te kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij. Edhe dje , per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij…! Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!
Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej ti kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e beri .E nderkohe qe drama e mijera shqiptareve u kthye ne tragjedi, Rama shullehehej ne diell. Nje qeveri qe ne vend qe te kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet ne agjenci funerale…Kjo nuk mund te vazhdoje me!
Kryeministri Edi Rama, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes për djalin që u shtypi ambulanca, njoftoi se në emër të qeverisë do t’i asistojë me 500 mijë lekë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish Presidentit Ilir Meta, i cili kritikoi qeverinë për radhët kilometrike që u krijuan në pikën e kali...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur në distancë në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë. Kreu i Shtetit akuzoi qeve...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në emër të qeverisë të asistojë me ndihmë monetare familjen e 10-vjeçarit nga Lezha, Samuel Ndoj, i cil...
Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka komentuar ndërhyrjen e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në kufirin e Kakvijës. Në...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit tha se qeveria është fajtore për krizën në Kakavijë. Nëpërmjet një ...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me mediat për krizën humanitare në Kakavijë, u pyet edhe për ndalimin që i bëri Këshilli i Emërimeve në Drej...
TIRANË-Presidenti i vendit, Ilir Meta për krizën e krijuar në Kakavijë bën fajor kryeministrin Edi Rama, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm. Gj...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë, që të sigurojë tamponë falas për emigrantët. Sipas kreut të Shtetit, është e pamunduar që një fami...
TIRANË- Gjatë një konference për mediet, presidenti Ilir Meta deklaroi se për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, përgjegjësia bie mbi qeverin...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës ka bërë përgjegjëse qeverinë shqiptare. Kreu i shtetit ka theksuar se përg...