LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dhuna ndaj femrave shqiptare, protesta e piktorit Fatmir Neziri nëpërmjet veprave të tij

5 Gusht 2019, 11:09 Nga DOSJA
Dhuna ndaj femrave shqiptare, protesta e piktorit Fatmir Neziri

FRANCË- Piktori, Fatmir Neziri ka vite që punon dhe jeton në Francë, pikturat e tij  mahnisin jo vetem botën franceze po edhe më gjerë….Për më shumë njihemi më botën e tij krijuese.

Ku jeni lindur dhe nga ç familje vini në botën e artit?

Unë jam lindur në Shkup, por prinderit i kam kosovar, në fakt të pesë fëmijët jemi lindur në Shkup.

Në ç’moshë keni ardhur në Ferizaj ?

Kemi ardhur në vitin 1974, pra isha 7 vjeç dhe me pas mesimet i kemi bëre në Kosovë. Në Ferizaj kam mbaruar shkollën fillore dhe fazën e parë të shkolles se mesme. Ne vitin 1983 jam regjistruar ne Prishtine në shkollën e medicines ne fazën e dyte, ku mënjehere pasi fillova, me 22 shtator 1983 burgosem për çeshtje politike se bashku me motren time Dijen.

Kur ke filluar ta ndjesh veten piktor, apo si erdhi fillimi ?

Si duket kam lindur me artin dhe gjërat i mbaj mend që nga mosha e hershme. Aty diku si tre-kater vjeçar kur isha, më kujtohet se vizatoja  dhe pikturoja me kënaqesi dhe lehtësi si me laps ashtu dhe me ngjyra akuarel. Ne moshen 9 vjeçare kam pikturuar më ngjyra të vajit, teknike e komplikuar për atë moshë. Ne shkollë gjithmonë isha i dalluar në këtë fushë, por edhe në të tjerat gjithmonë i shkelqyeshëm.

Kur dhe ku i ke bërë studimet?

Ne vitin 1996 i kam mbaruar studimet ne Prishtine ne Fakultetin e Arteve ne degen e piktures dhe me 1998 e kam mbaruar magjistraturen ne degen e pikturës.

Kur ke hape ekspozitën e parë?

Ekspoziten e parë personale e kam hapur me 2002 ne Ferizaj. Kam marrë pjesë edhe me heret në ekspozitat kolektive të studimeve. Me gjuhen time të shprehjes artistike  gjithmonë e kam prekur shikuesin emocionalisht.

Cilat janë temat që të rrëmbejnë?

Unë jam një person i drejtperdrejte, që gjerat i shohë si me syrin e njeriut të përvuajtur, si të atij  ambicioz, e deri tek i njeriut rebel dhe të lirë sidomos. Pra, unë prek temen e jetes se kaluar, te tashmes dhe te ambicies për të ardhmen. Pastaj tema ndryshon në baze të emocioneve, tema qe me imponohet nga vet koha, momenti, ngjarja. Pikturoj me ndjenja e jo me brushë, në fakt me brushë, por po shprehem me kuptimin alegorik të fjales. Stili im, teknika ime e punes artistike  edhe ketu ku jam, pra ne Francë,  e ka mberthyer fuqishem mendjen e vrojtuesit. Kam ekspozuar shume here ne stile dhe teknika te ndryshme.

 Pse u largove nga Kosova edhe kur?

Unë jam si shqiponja qe shikon me sy drejt diellit.  Unë jam përson i thjeshtë e më karakter të fortë dhe kjo më shtyen vazhdimisht të jem në kërkim të dritës se diellit- lirisë.

Cila është piktura që do e dalloje?

Unë nuk mund të qendroj besnik në një stil te caktuar pikturimi, jam aventurier në stil. Sa jam ekspresiv, bëhem impresiv, realist, surealist, modern, e abstrakt. Sikurse poetet qe i thurrin poezi dashurisë, luleve, të bukures, e tjera, e tjera, edhe unë e pikturoj jeten e lumtur, e paraqes dashurinë, e madheroj ate duke i dhene ngjyrat me te bukura qe ekzistojne, e pikturoj imagjinaten time te komplikuar ne thjeshtesine e saj, i paraqes endrrat e mia provokuese dhe  intriguese embelsisht. Perdori teknika te ndryshme, si: laps i thjeshtë, laps me ngjyre, pastel te thate, ngjyra akuareli, akrilik dhe ngjyra vaji. Ne çdo stil timin gjej kënaqësi të madhe.

Por kam një pikturë te stilit ekspresiv-real, që më mberthen fuqishëm emocionalisht, të punuar në pelhurë në tekniken e ngjyrave të vajit dhe te formatit të madh, 4 metra e gjere dhe 2 m. e larte, ku kam paraqitur  dhunën ndaj femres shqiptare ne luftën e fundit me serbet. Këtë pikturë e kam pikturuar në vitin 2000-2001 dhe e kam ekspozuar ne vitin 2002. Mua më është dashur ta paraqisja këtë temë në veper, sepse më është dukur si një krim pertej krimit qe i eshte bere femres shqiptare.  Aty kam paraqitur dhunen ne menyrat më të mundshme qe nje kriminel mund t’i kryeje. Midis kompleksitetit te elementeve dhe kodeve te paraqitura në pikturë, aty kam paraqitur edhe lulen e Adamit dhe Eves dhe tere kohen mundohem t’i sheroj plaget permes lotëve te kesaj lules, sepse thuhet se lotet qe rrjedhin nga kjo lule jane vdekjeprurese, e une helmin e saj e transformoj ne ilaç. Helmi kunder helmit.

Aty është paraqitur historia jonë, vuajtja, lufta jonë që ende nuk ka mbaruar, e që do të mbaroje vetem atehere kur ilaçi im i shëron ato plagë, atehere kur kryesit e ketij krimi do të ndëshkohen.

Sa ekspozita ke hapë jashtë dhe si të kanë pritur?

“Kam pasur 5 ekspozita përsonale, ku publiku ka mbetur i mahnitur me punen time dhe bota e mediumeve me madhëroi shume duke me quajtur piktori i kodeve. Ka 5 vjet qe punoj si profesor i artit dhe ekspozoj se bashku me nxënësit e mi pas perfundimit te viti shkollor, ku mirepritemi mrekullueshem. Tash koheve te fundit nuk jam aspak i asaj ideje për të ekspozuar shumë, sepse nuk po më pelqen jeta e të qenurit i prirur për të pasur levdata. Thjeshtësia është ajo që më rrëmbene”-thotë

Cila është porosia juaj për krijuesit e rinj të KOSOVËS?

“Do tu thoja : kërkojeni LIRINE, sepse duke e kërkuar lirinë do ta gjeni vetveten.  Për fund :  jemi të humbur në këtë botë të mjegulluar, dhe na duhet veç pak DIELL për ta çarë mjegullen. E kam nga përvoja. Ju thashë me heret qe unë jam si shqiponja”-shprehet piktori

(Marrë nga Fokusi.org)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fatmir neziri piktori fatmir neziri protesta me art fatmir neziri piktori fatmir neziri protesta me art


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 5 Gusht 2019, 09:00

Udhëtimi i nënës drejt burgut!

“Erdhi nëna. Doli oficeri i rojes e i tha që nuk mund të më takonte. “Merrni ushqimet të paktën”, i tha nëna, por ai nuk pranoi as ushqimet… Kur po kthehe...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës