Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LUSHNJE– Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në vrasje është parandaluar ditën e sotme në Lushnje. Forcat blu kanë vënë në pranga 25-vjeçarin e identifikuar si Alban Qorri. Ky i fundit po ushtronte dhunë fizike ndaj të atit si dhe po e kërcënonte se do ta vriste me mjete prerëse. Ka qënë i ati, 56-vjeçari ai i cili mundi që të telefononte në kohë policinë para se ngjarja të rezultonte fatale për të. Policia arriti në banesën e Qorrit, në fshatin Krutje duke vënë në pranga të riun. Ky i fundit, kërcënoi edhe efektivët e policisë se do ti dëmtonte ata ose veten. Mirëpo i riu u vu në pranga e tashmë do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali. Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Gjatë grabitjes së postës në Kamzë, punonjëset e filialit tregojnë se kaluan momente ankthi. Duke u bazuar në kamerat e sigurisë dhe në rrëfimin e bashkëpunëtor...
KUKËS– Banesë e përshtatur për kultivim kanabis është zbuluar në Kukës. Në pranga kanë rënë pronari i banesës i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 ...
LEZHË-Ndryshime të tjera në policinë e Lezhës. Pas emërimit të Vehbi Bushatit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, janë ndryshuar edhe struk...
Fax News ka siguruar pamjen e një vjedhje që ka ndodhur një ditë më parë në një zonë të Tiranës. Dyqani në fjalë shërben si pastiçeri, ndërsa ngjarja dys...
TIRANË-Maxhoranca socialiste ka bërë pjesë të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës edhe shoqërinë civile. Ky dokument është ftesa d...
TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Sipas Policisë së Shtetit, 24-vjeçari i identifikuar me inicialet I. I., ba...
SHKODËR– Elfat Salihi dyshohet se është personi që ka qëlluar në këmbë 28-vjeçarin Edis Reçaj disa ditë më parë në Shkodër. I riu, i ci...
KUKËS– Kjo është banesa në Kukës, e cila ishte transformuar nga disa persona për kultivim lënde narkotike. Policia nuk gjeti asnjë person brenda saj,...
FIER- Gjykata e Fierit ka shpallur fajtorë tre autorët e vrasjes makabre të Drita Saliajt, ngjarje e ndodhur më 6 janar 2020, në fshatin Gjerbës në Mallakastër....
TIRANË– Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka dhënë një intervistë për herë të parë që nga momenti i arrestimit. Për emisionin ‘SOT’...