"Plasi syri i keq!" Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne
14 Mars, 16:24
...
Bota
Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Të arrihet marrëveshje për personat e zhdukur, ka familje që presin prej vitesh
17 Shtator 2021, 19:47Nga DOSJA
KOSOVË– Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim që i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të arrijë synimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që, sipas tij, është “arritja e një zgjidhjeje” ndërmjet dy shteteve.
Escobar, që njëherësh është i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se çështja, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme është ajo e personave të pagjetur.
“Tema më urgjente (që do të lëvizte gjërat përpara në dialog) është çështja e personave të pagjetur. Kjo është një temë humanitare që nuk duhet të bllokohet për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Ka familje që po presin me vite për të kuptuar se çka ka ndodhur me më të dashurit të tyre. Unë thjesht nuk e kuptoj pse për këtë çështje nuk mund të ketë kompromis”, tha Escobar.
Ai tha se ka edhe një sërë çështjesh për të cilat kanë punuar dhe që nuk kanë “asnjë ndikim në statusin”, siç janë “lidhjet ekonomike që tashmë ekzistojnë, revitalizimi i tyre në mënyrë që jenë funksionale”.
“Shembull, është çështja e targave të veturave. Është edhe çështja për energjinë në veri të Kosovës. Pra, ka një sërë çështjesh të vogla, që mund të zgjidhen menjëherë”, tha ai.
Gabriel Escobar ka marrë postin e Zëvendësndihmës Sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në fillim të shtatorit. Ai në këtë post e pason Matthew Palmerin.
BRUKSEL– Rastet më të njohura të gazetarëve të vrarë që tronditën publikun vitet e fundit ishin vdekjet e Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe Jan Kuciak n...
SHBA-Pas orëve të diskutimit dhe një kërkese për të rishikuar pyetjen që po u bëhej, një komitet këshillimor kryesor federal të Premten rekomandoi një dozë të t...
MAQEDONIA E VERIUT– Bullgaria ka dhuruar 50 mijë vaksina anti-COVID pë Maqedoninë e Veriut.Kjo u bë e ditur nëpërmjet një shkrimi në Twitter, nga ministri...
SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë qenë në kontakt me Francën në lidhje me vendimin për të tërhequr ambasadorin Philippe Etienne në Paris për konsultime, tha ...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë zhdukur në mënyrë të mistershme dy motra në Prishtinë. Sipas njoftimit paraprak bë...
SHBA- Themeluesi i Amazon Jeff Bezos uroi Elon Musk të enjten për misionin e parë civil të SpaceX, Inspiration4. Buisnessinsider shkruan se anija kozmike Crew D...
SHBA– Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar se në sulmin me dron në Kabul që kishte si shënjestër anëtarët e grupit të ISIS-K, janë vrarë dhe dhje...
FRANCË– Franca ka tërhequr ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Australia në shenjë proteste ndaj paktit të ri të mbrojtjes ...
BOSNJE&HERZEGOVINË- Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si person përgjegjës për të mbikëqyrur...
MBRETËRI E BASHKUAR – Një trajtim i ri antitrupash për COVID-19 do të fillojë për pacientët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme, ka njof...