6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
MAQEDONIA E VERIUT- Komuna e Dibrës në Maqedoninë e Veriut i shpalli qytetarë nderi tre studiues shqiptarë për rolin e tyre në kundërshtimin e projektit për devijimin e lumit Radika. Projekti i qeverisë maqedonase të para disa viteve mund të shkaktonte dëme të paparashikueshme, sipas studiuesve, jo vetëm ndaj biodiversitetit të Mavrovës dhe Dibrës së Madhe, por binte ndesh edhe me konventat ndërkombëtare për ujërat.
Studiuesit Tofik Jegeni, Molnar Kolaneci dhe Saimir Shatku ndihmuan përmes ekspertizës së tyre në vetëdijësimin e opinionit publik e sidomos të banorëve të Dibrës në Maqedoninë e Veriut për rrezikun nga plani i para pak viteve për devijimin e lumit Radika. Komuna e Dibrës në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre i shpalli ata qytetarë nderi.
Hidrologu Tofik Jegeni dhe juristi Saimir Shatku janë me origjinë nga Dibra e Madhe dhe banojnë në Tiranë, ndërkohë Molnar Kolaneci nuk jeton më.
Këshilli i Komunës së Dibrës njëzëri e miratoi vendimin për dhënien e titullit qytetar nderi tre studiuesve.
Autoritetet maqedonase para katër vitesh bënë një projekt për devijimin e 1.4 metrave kub ujë nga lumi Radika për ngritjen e një hidrocentrali në Fushën e Lukovës në Mavrovë. Por opinioni publik, përveç shqetësimeve për dëmtimin e natyrës e kuptoi këtë si një plan për devijimin e Radikës drejt rrjedhës së Vardarit që ky të bëhej i lundrueshëm, si pjesë e një ideje të vjetër jugosllave për devijimin e një pjese të Danubit e Moravës në Serbi dhe bashkimin me Vardarin për dalje në Detin Egje.
Por projekti i qeverisë maqedonase në vitin 2014 u refuzua nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, pas studimit mbi pasojat ndaj biodiversitetit, florës e faunës në parkun kombëtar të Mavrovës dhe në zonën më të gjerë.
Qeveria qendrore në Shkup nuk e kishte pëlqimin e pushtetit vendor të Dibrës lidhur me projektin, ndërsa protesta qenë mbajtur në Dibër e Tiranë.
Marrë nga VOA
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Sipërmarrësi miliarder Elon Musk, paraqiti për publikun një anije të re të kompanisë SpaceX. Mjeti hapësinor, sipas tij, është krijuar për të transportuar...
MOSKË- Mijëra protestues bllokuan një shesh qendror të Moskës më 29 shtator ndërsa grupet e opozitës kërkuan të rimarrin vrullin pas një vere demostrimesh ...
SHBA– Në Shtetet e Bashkuara vazhdon debati për fillimin e hetimeve në Kongres me qëllim shkarkimin e Presidentit Donald Trump, i cili e denoncoi procesin nëpër...
ARGJENTINË- Prezantuesja e motit Sol Perez, është quajtur edhe “Vajza më e nxehtë e Argjentinës”, pas ka postuar një video mbresëlënës në Instagramin e sa...
MAQEDONI E VERIUT- Është shënuar një tjetër rast i vjedhjes ne xhami. Këtë herë vjedhja ka ndodhur në një xhami në Maqedoninë e Veriut, mediet vendase kanë...
ARABI SAUDITE- Një nga truprojat e mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud është vrarë nga miku i tij pas një “mosmarrëveshjeje personale”, raportojnë autor...
SHBA- Një profesore në SHBA ka mbajtur për 3 orë në shpinë foshnjën e një studenti, në mënyrë që të mos ndërpritet procesi mësimor. Profesorja njëkohësish dha e...
ZVICËR- Koleksioni i veturave luksoze, i sekuestruar nga zëvendëspresidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema, do të vendoset në shitje përmes ...
KOSOVË- Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se idea për ndryshim kufijsh nuk do të jetë pjesë e dialogu...
BALLKAN– Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo javën e ardhshme do të bëjë një tur në Ballkan, ku do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi,...