LIVE UPDATES
Politike

“Dibra në protestë”, ish-deputetja Çupi: Më 30 qershor do bëjmë gjithçka për të mos pasur zgjedhje

28 Prill 2019, 17:38 Nga DOSJA
“Dibra në protestë”, ish-deputetja Çupi: Më 30

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, shprehet se protestat e opozitës do të vijojnë çdo të enjte deri në zgjidhjen e krizës politike dhe ofrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo bën me dije se bllokimi i rrugëve do të shtrihet edhe në Qarkun e Dibrës, ku këtë të enjte në orën 17:00 do të bllokohet rruga në vendin e njohur si kryqëzimi tek Ura e Matit.

“Ashtu siç e ka bërë të ditur kryetari i PD z.Basha dhe opozita e bashkuar, është vazhdimi i protestave në 12 qarqet e vendit që nga 12 shkurti, të cilat janë protestat më të mëdha që ka njohur historia e protestave në Shqipëri si ajo e 13 prillit, ku dhe më skeptikët nuk e kanë mohuar që ishte protesta më e madhe e zhvilluar në vendin tonë. Qytetarët nuk dalin në tubim, por dalin në një protestë kundër kësaj qeverieë, kundër varfërisë, për paga, për pensione për mungesë investimesh dhe për një mungesë të theksuar vëmendje kundrejt gjithë Shqipërisë, në veçanti kundrejt qarkut Dibër që është lënë i harruar nga kjo qeveri, si në spitale, në infrastrukturë etj. Sikur është bërë publike çdo të enjte do ketë protesta dhe bllokim rrugësh. Qarku i Dibrës ditën e enjte ora 17:00 do bllokojë kryqëzimin tek ura e Matit. Nga gjithë qarku pritet të ketë një pjesmarrje masive. Jemi në një pikë ku shteti është në krizë. Shteti dhe pushteti janë në një dorë dhe sot nuk ka asnjë normalitet në vendin tonë. Prandaj e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë dhe qytetarët e Dibrës do jenë ne menyre të vazhdueshme çdo të enjte në protestë ashtu dhe në protesten më të madhe që do jetë më 11 maj në Tiranë. Ju bëj thirrje qytetarëve Dibranë që ditën e enjte të jemi të gjithë bashkë për të protestuar.” 

Sipas deputetes Çupi me datë 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa Partinë Demokratike dhe pa opozitën e bashkuar. “PD është opozita shqiptare dhe nuk mund të ketë zgjedhje me një alternativë. Që të zgjedhësh duhet të ketë dy alternativa dhe alternativa opozitare sot në Shqipëri është Partia Demokratike. Ashtu siç ka ditur dhe siç ka qenë në pushtet për 13 vite, ashtu është e sigurtë që do të jetë në pushtet në vitet që vijnë”.

E pyetur për partinë e re Çupi shprehet: “Partia e re është numri 94 ose 95. Më vjen keq që e ka filluar me probleme me ligjin. Atë që kemi dëgjuar nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ankesa qytetarësh dhe nuk është regjistruar në gjykatë. Më vjen keq që është kompromentuar me zbatimin e ligjit që në ditët e para të saj”.

Pjesë nga intervista

Mendoni se do heqë vota nga Partia Demokratike?

Nuk mendoj që të heqë vota nga PD. Partia Demokratike sot është e bashkuar, ka kontributin e mijëra demokratëve tradicionalë, po ashtu prurje të vazhdueshme që i afrohen PD.

Nëse do zhvillohen zgjedhjet me 30 qershor, opozita do i bllokojë qendrat e votimit?

Opozita do bëjë gjithçka, do ndërmarrë çdo aksion demokratike për të mos zhvilluar zgjedhje. Kur PD sot është alternativa opozitare që nuk do marrë pjesë, nuk mund të ketë zgjedhje.

Kryeministri thotë që zgjedhjet do njihen nga ndërkombëtarët?

Kryeministri sot është në ditët më të këqija të vetat. Mos harrojmë që kemi një kryeministër që nuk guxon të dalë jashtë Tiranë, sepse në të gjithë Shqipërinë pritet me protesta. Kemi një kryeministër që ka vendosur në dispozicion gjithë shtetin dhe pushtetin për ta mbrojtur. Siç janë mijëra policë që e shoqërojnë. Ku shkon?! Shkon në takime me qytetarët e vet. Nuk është e rëndësishme çfarë thotë Kryeministri, e rëndësishme është çfarë thonë rregullat demokratike.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhurata cupi dibra në protestë partia demokratike s'ka zgjedhje me 30 qershor dhurata cupi dibra në protestë partia demokratike s'ka zgjedhje me 30 qershor

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit