LIVE UPDATES
Ekonomi

Disa masa të menjëhershme, të majta dhe të djathta kundër krizës së stagflacionit

22 Mars 2022, 06:23 Nga DOSJA
Disa masa të menjëhershme, të majta dhe të djathta

Stagflacioni është situata ekonomike më e papëlqyeshme për shkak se masat klasike ekonomike që mund të merren kundër tij janë të pakta. Vitet ‘70 quhen the lost decade (dekada e humbur) për shkak të stagflacionit. Stagflacioni përgjithësisht konsiderohet gjendja ekonomike në të cilën ka stagnacion (rënie ekonomike) dhe inflacion (rritje të çmimeve) në të njëjtën kohë.

Karakteristikë tjetër e stagflacionit është papunësia e lartë. Stagflacioni gjithashtu merr hov nga kriza energjitike dhe të krahut të ofertës. Të gjitha këto shenja të stagnacionit të viteve ’70 jane tepër të ngjashme me çfarë po ndodh sot.

Për këtë qëllim po paraqes disa mësime të asaj periudhe, të përshtatura për realitetin tonë në mënyrë që politika në Shqipëri të shkojë përtej kufizimeve e llogoreve ideologjike. Edhe nëse lufta mbaron nesër, rreziku i stagflacionit do të vazhdojë të jetë i pranishëm. Eshte paralajmeruar prej tetorit 2021 në mos më herët, shumë më parë se të fillojë lufta. Paralajmërimi mbështetet tashmë edhe nga shifrat e Eurozonës, partneri ynë kryesor në çdo drejtim.

Ekonomia gjermane ra në tremujorin e katërt të 2021 me -0.7% megjithëse e gjithë Eurozona u rrit me 5.2% në terma vjetore për shkak të hapjes së ekonomive nga pandemia. Papunësia në Eurozone ishte 7.2% dhe inflacioni ishte 5%. Në Shqipëri ende nuk kemi shifra, por llogaritjet e marsit 2022 për disa produkte të shportës e vendosin inflacionin në nivelin 20% krahasuar me janarin e po këtij viti.

Masa të menjëhershme, jo-populiste, të majta & të djathta kundër stagflacionit:

Fiskale dhe monetare

Ulje të taksave për kompanitë prodhueseshqiptare me fokus të veçantë prodhuesit e energjisë nga dielli dhe era si dhe prodhuesve të ushqimit.
Të taksohet çdo pasuri e paluajtshme që nuk prodhon/përdoret (toka, prona, apartamente)
Rënia e mundshme e aktivitetit të ndërtimit dhe investimeve (siç u njoftua për tunelin e Llogarasë) të kompensohet nga Investime të Huaja Direkte në prodhim energjie (lexo me poshtë).
Banka e Shqipërisë (BSH) të fillojë të rrisë gradualisht normën bazë të interesit për të luftuar inflacionin. Të ulë gradualisht lehtesimin financiar. FED tashme e ka bërë. Hedhja e eurove në treg për të blerë lekun që ka hedhur po vetë në të njëjtin treg është kundërproduktive. Gradualisht të lejojë kahun në rënie që do të ndihmojë prodhimin, eksportin dhe sidomos turizmin. Investimi i rezervës valutore të Shqipërisë të fokusohet në instrumenta të përshtatshëm ndaj stagflacionit. Bondet kanë rënë dhe do te bien më tej. Instrumentat financiarë të rezervës që duhen mbajtur duhet të fokusohen te utilities, metalet, energjia, ushqimi.
Nafta për bujqësinë të jetë në çmime të përafërta me rajonin me qëllim konkurueshmërinë e bujqesisë. (shiko më poshtë)
Sigurim i ekspertizës ndërkombtare për mbledhje taksash nga konçensionarët e nxjerrjes së naftës.
Trajnim i administratës tatimore me qëllim lehtësimin e naftës nga funksioni i agjentit tatimor
Masa ndaj shokut/goditjes së ofertës (supply-side economics) në ushqime dhe energji

Bujqësia

Të ndihmohen fermerët të mbjellin thekër dhe varietete të tjera drithërash që mund të mbillen në pranverë. Shteti të garantojë blerjen me çmim të paracaktuar. Përveç shtimit të prodhimit, ky garantim lufton dhe rezistencën tipike që kanë bujqit ndaj ndryshimit të kulturës/ave që mbjellin.
Tender ndërkombtar BOT (brownfield te ish-Azotiku Fier) për ndërtim fabrike plehërash kimike. 80% e inputit në prodhim plehërash kimike është gazi natyror tashmë i pranishëm në TAP me mundësi së shpejti ndoshta edhe nga Shell në Shpirag dhe LNG në Vlorë.
Energjia elektrike

De-rregullim të prodhimit të energjisë elektrike nga dielli dhe era. Derregullimi është nga masat më të forta kundër stagflacionit të viteve ’70.

Energjia nga vetëprodhuesit e energjisë nga dielli (përfshirë ata familjarë) të blihet me 50% të vlerës së bursës hungareze HUPX. Sot nuk u blihet, kjo ka kufizuar investimet vetëm për vetëkonsum.
Të de-rregullohetprodhimi i energjisë nga dielli deri në 2MW kapacitet të instaluar pa ofruar mbështetje nga qeveria siç ofrohet sot.
Derregullimtë prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike nga era (0-5kw small scale ëind)
Tendera ndërkombëtare BOT për ndërtim HECe në çdo kaskadë lumenjsh në Shqipëri. Leo DiCaprio pushimet i bën me jahtin me naftë por ne na predikon turista me çanta në Vjosë.
Të zhvillohet tendera të tjerë ndërkombtarë BOT për park energjie nga era.
Nafta dhe gazi

Tender ndërkombtar BOT për rafineri naftë ~300 mijë tonë në vit (brownfield në Ballsh)
Tendera ndërkombtarë BOT për depozita të gazit natyror përveç atij të Dumresë.
Optimizim të rafinerive në Elbasan dhe Fier për prodhim dieselnë rast se do të ketë mungesë/embargo nafte në tregun botëror.
Tender ndërkombëtar BOT për TECe me gaz përveç atij të Vlorës, sipas Masterplanit të Gazit.
Në rast të embargove mund të lindë nevoja edhe për tender ndërkombtar BOT për TEC me qymyr.
Investime të Huaja Direkte dhe rritja e punësimit (kompensim i rënies së investimeve dhe ndërtimit)

Tendera ndërkombetarë BOT për ndërtim HECe në çdo kaskadë lumenjsh në Shqipëri. 42% e elektricitetit sot prodhohet nga HECe jo-shtetërore.
Tender ndërkombtar BOT (brownfield te ish-Azotiku Fier) për ndërtim fabrike plerash kimike.
Tender ndërkombtar BOT për rafineri nafte ~300 mijë tonë në vit (brownfield në Ballsh. KPTHN Ballsh mbaroi së ndërtuari në kulmin e krizës në 1978)
Tender ndërkombëtar BOT për TECe me gaz përveç atij të Vlorës sipas Masterplanit të Gazit
Në rast të pershkallëzimit të embargove mund të krijohet hapësira edhe për tender ndërkombtar BOT për TEC me qymyr
Trajnim i të papunëve në zanate që kërkohen nga Gjermania dhe Italia. Pagë minimale gjatë trajnimit. Të dyja të financuara me kredi me interes minimal nëpermjet garancisë shtetërore dhe mbështetje nga banka zhvillimi. Kredimarrësi merr 1 vit grace perioddhe ripaguan pasi fillon punë. Trajnimi dhe arsimi rrit produktivitetin i cili rrit të ardhurat pa rritur inflacionin.
Promovim agresiv i turizmit në Shqipëri. Të shikohet oferta e operatorëve shqiptarë në mënyrë që të reflektoje krizën e mundshme në turizëm.
Tundimi ndaj zbatimit të masave të vogla, afatshkurta, populiste do të jetë i madh në kohën që po kalojmë. Politika në të dy krahët duhet të kuptojë që stagflacioni është një krizë e thellë në themel të ekonomive kështu që nuk duhet të bëhet beteje llogoresh ideologjike. Fatmirësisht, Shqipëria është vend prodhues i rëndësishëm qoftë në energji qoftë në prodhime bujqesore. Puna e mirë e shpejtë dhe e vendosur në derregullimin dhe mbeshtetjen e këtyre sektorëve fare thjeshtë dhe relativisht shpejtë mund të na kthejë në përfitues të mëdhenj. Sa për shembull, Bosnia (4000 MW kapacitet te instaluar nga te cilat 60% TECe me qymyr) fitoi 400 milion euro vetëm për shkak të çmimeve të rritura të energjisë në tremujorin e fundit të 2021. Me siguri e ka tejkaluar kete shifer ne tremujorin e pare 2021. Na duhet edhe pak fat në këtë histori, shirat e pranverës të mos vonojnë e mungojnë si ato të vjeshtës.

Marre nga MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi kriza e stagflacionit krize stagflagcioni kriza e stagflacionit krize stagflagcioni

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Mars 2022, 07:40

Yield-et e Bonove japin sinjale rritjeje

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 1.79%, nga 1.62% që kishte qenë në ankandin e mëpars...

Ekonomi 20 Mars 2022, 13:49

Shtrembërimi i tregut dhe populizmi

Nga Ola XamaShtrembërimi i tregut dhe populizmiHistoria e njerëzimit ka njohur deri më sot 3 parime që janë zgjedhur për mënyrën se si funksionon një treg: R...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend