LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita Botërore e Shtypit/ Reporter pa kufij: 2018-ta viti më i keq që prej 2012-ës, u vranë 84 gazetarë në botë

3 Maj 2019, 07:23 Nga DOSJA
Dita Botërore e Shtypit/ Reporter pa kufij: 2018-ta viti më i keq

Dita Botërore e Shtypit shënohet çdo vit më 3 maj. Këtë vit vëmendja është tek gazetarët në skaje të ndryshme të botës, të cilët po ndeshin në rrethana gjithnjë e më armiqësore.

Raporti i fundit i organizatës’ Gazetarët Pa Kufi’ thotë se liria e shtypit në botë ra gjatë në 12 muajt e fundit, pjesërisht si rezultat i politikave agresive ndaj gazetarëve. Bashkëpunëtorja e Zërit të Amerikës Greta Van Susteren bisedoi me gazetarë e aktivistë mbi rëndësinë e lirisë së shtypit:

Gazetarë nga e gjithë bota janë vënë në shenjestër nga qeveri autoritare që përpiqen të forcojnë kontrollin mbi median. Organizata “Gazetarët Pa Kufi” nxori në prill raportin e saj të fundit ku vëren se cikli i frikës po tkurr liritë e shtypit në botë dhe në Shtetet e Bashkuara:

Disa e quajnë këtë fenomen një sulm ndaj shtyllave të demokracisë:

Gazetarët janë ata që ndodhen në vijën e frontit, ata që u kërkojnë llogari qeveritarëve dhe i shërbejnë transparencës: çfarë ndodh me të drejtat e qytetarit; si përdoren fondet publike. Pa punën e gazetarëve, qeveria mund të ndjekë politika që kufizojnë të drejtat e qytetarit dhe korrupsioni do të lulëzonte,” thotë Robert Mahoney i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Sulmet kibernetike, arrestimet dhe rrëmbimet janë disa nga taktikat që përdoren për të frikësuar punonjësit e shtypit. Ka pasur edhe vrasje në disa raste.

Kina dhe Koreja e Veriut mbeten ndër abuzuesit më të rëndë, në bazë të raportit. Shtetet e Bashkuara renditen tre vende më poshtë, duke reflektuar një klimë problematike, siç vëren raporti, ku raportimi kritik ndaj zyrtarëve të lartë etiketohet si “lajme të rreme”.

Megjithatë, thonë gazetarët, Kushtetuta amerikane ofron mbrojtje dhe i inkurajon gazetarët të vazhdojnë misionin:

Këtu dallojmë ne (Shteteve të Bashkuara) nga shumë vende të tjera – tek sundimi i ligjit. Shteti ligjor ekziston dhe respektohet në masë të madh; pikërisht këtu qëndron dallimi mes nesh dhe pjesës tjetër të botës. Për shembull, megjithëse Zëri i Amerikës financohet nga qeveria amerikane, ka ligje që na mbrojnë ne si organizatë. Prandaj ne jemi realisht të pavarur,” thotë drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett.

Në Filipine, kërcënimet e përsëritura nga Presidenti Rodrigo Duterte kundër medias kanë rezultuar në qëndrime keqdashëse ndaj gazetarëve në një vend që më parë konsiderohej një ndër mbrojtësit më të mëdhenj të lirisë së shtypit në Azi. Organizatat vëzhguese thonë se sulmet e tij më të forta kanë qenë kundër portalit mediatik, Rappler:

Nëse shohim çfarë ka ndodhur në 14 muajt e fundit, qeveria filipinase na ka hedhur në gjyq 11 herë. Vetëm brenda dy muajsh jam detyruar të paguaj për lirim me kusht nga burgu. Brenda pesë javësh më kanë arrestuar dy herë dhe një herë më mbajtën në paraburgim. Kemi të bëjmë me dobësim ekstrem të lirive të shtypit,” thotë redaktorja e portalit, Maria Ressa.

Në prill, gjykata më e lartë e Mianmarit mbajti në fuqi vendimin për shtatë vjet burgim kundër dy gazetarëve të agjencisë së lajmeve Reuters, të cilët u arrestuan gjatë punës investigative mbi vrasjen e myslimanëve rohinga në 2017.

Është e qartë se u kishin ngritur kurth. Një nga policët që doli dëshmitar tha se kishte mbajtur shënime gjatë arrestimit, por i kishte djegur shënimet. Një tjetër erdhi me shënime të shkruara në dorë që të mbante mend çfarë do të thoshte. Një i tretë erdhi dhe tha se i kishin udhëzuar si t’i zinin në grackë gazetarët. Nuk ka diskutim që u arrestuan, pasi po raportonin mbi masakrën,” thotë kryeredaktori i agjencisë së lajmeve Reuters.

Në vend të parë në raportin e lirisë së shtypit renditet Norvegjia, ndërkohë që ka rënë numri i vendeve që konsiderohen të sigurta për punën e gazetarëve.

Ndërkohë pak ditë më parë “Reporter pa kufij” , publikoi raportin për lirinë e medies dhe shtypit, ku në Shqipëri kishte rënë me 7 vende. Në artikullin e botuar nga “Reporter pa kufij”,  thuhet se liria e medias është e censuruar, ndërsa gazetarët intimidohen dhe kërcënohen si nga qeveria ashtu dhe nga krimi i organizuar.

BBC news raporton se sipas “Reporter pa kufij në vitin 2018, 84 gazetarë dhe asistentë mediesh u vranë gjatë raportimit të tyre. Ishte viti më i keq që nga viti 2012 kur 87 gazetarë  u vranë në të gjithë botën.

Marrë nga: VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita botërore e shtypit liria e medies reporter pa kufij vriten 84 gazetare dita botërore e shtypit liria e medies reporter pa kufij vriten 84 gazetare

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës