Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dita e 11-të e grevës së urisë/ Vetëflijohen naftëtarët e Ballshit, s’lejojnë askënd që të futet në ambientet e ng
8 Tetor 2020, 07:51Nga DOSJA
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 11-të të grevës së urisë. Ata sot kanë marrë një vendim të ri duke mos lejuar askënd që të futet në ambientet e ngujimit. Mësohet se naftëtarët e kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë asnjë person që të futet brenda. Ndërkohë ata shprehen se nuk do të dorëzohen, por do të qëndrojnë deri në fund, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.
“Nuk do të futet askush brenda, do të vetëflijohemi. Nga kjo grevë do dalim, kur të na nxjerrin me barela. Nuk do të pranojmë asnjë ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar. Këtu s’ka show, do fikim telefonat dhe as ujë nuk do pimë”, është shprehur Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.
Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. 3 prej tyre, përfshirë edhe kreun e Sindikatës, ndodhen në gjendje të rëndë. Madje dje, një prej tyre u nis me urgjencë drejt spitalit.
Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë. Sakaq, dy ditë më parë nafëtarët u vizituan nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bërë thirrje shtetit që t’u japë pagat naftëtarëve.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Afërdita Ndoi. Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shul...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se 80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë. Teksa bën ...
TIRANË– Tre gazetarët e kronikës janë shprehur se Policia e Shtetit po kërkon në tym për tre të rinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe, pasi nuk ka asn...
DURRËS- Në 8 qytete të Shqipërisë ka ndërprerje të energjisë elektrike. OSHEE njofon se ditën e sotme qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Sarand...
TIRANË– Flogert Vogli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në Borizanë është arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai po mb...
SHQIPËRI- Ditën e sotme do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira, por herë pas here do të ketë edhe shira afat-shkurtër. Meteoalb parashikon s...
Më shumë se një duzinë tenderësh për blerjen e pajisjeve mbrojtëse, pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve të tjera shëndetësore në Shqipëri, me vlerë qindra mijëra ...
SHKODËR- Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Shkodrës për shqetësimin e të moshuarit, Bardhok Gegaj. 82-vjeçari ka denocuar në emision...