All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Dita e Paqes/ Meta jep mesazhin: Të mbrojmë sovranitetin nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale

21 Shtator 2019, 06:54 Nga DOSJA
Dita e Paqes/ Meta jep mesazhin: Të mbrojmë sovranitetin nga
All - Paragraf - 1

Tiranë- Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin se duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin. në vend. Sipas tij veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Ai ka theksuar se e kaluara nuk harrohet dhe se rrezikon të përsëritet.  “E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet! Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.”, shprehet Meta.

Reagimi i plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujtojmë porosinë e Shenjtores sonë të dashur, Shën Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Këto fjalë kaq të thjeshta por kumbuese, mbartin një mesazh kuptimplotë dhe aktual në çdo kohë, se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, sociale e shpirtërore, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe për njerëzit e afërt që na rrethojnë.

Paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!

Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, deri edhe sublime.

Paqja është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.

Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita ndërkombëtare e paqes ilir meta dita ndërkombëtare e paqes ilir meta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi