Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vaksinohen 500 policët e parë tek Air Albania, Rama inspekton procesin, e shoqëron Ardi Veliu: Me shëndet
3 Prill 2021, 07:33Nga DOSJA
TIRANË–Shqipëria shënon sot ditën e shtatë e vaksinimit masiv në vendin tonë! Efektivët e policisë në të gjithë vendin do të nisin të marrin sot vaksinën anti-COVID. Procesi ka nisur nga Tirana në stadiumin ‘Air Albania’ ku është përdorur vaksina kineze Sinovac.
Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” kanë mbërritur kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
500 efektivë policie, kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë marrë dozën e parë këtë të shtunë në ambientet e stadiumit Air Albania.
Për 13 muaj pandemi si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 28 punonjës policie, ndërsa të infektuar deri më tani në total janë regjistruar më shumë se 2 mijë efektivë.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin ku mes tyre dozën e parë të Sinovac e morën edhe dhjetra gazetarë të terrenit.
(kle.mu;f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANE– Ka nisur vaksinimi i forcave policore tek “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadium për të inspektuar procesin. “Me shëndet, me shëndet, s...
TIRANË – 6 persona janë arrestuar nga policia në Tiranë gjatë orëve të fundit. Sipas uniformave blu të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme pen...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për krizën e kapitalit njerëzor në vendin ton...
ELBASAN– Një incident ka ndodhur gjatë natës në Elbasan, ku persona të pa identifikuar nga policia u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.Ngjarja ka ndodhur ...
TIRANË– Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adrian Civici.P...
TIRANË – Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave lehta, kur më të dukshme paraqiten në Veri dhe Lindje. Pasdit...
Aktualitet 2 Prill 2021, 16:11
SHQIPËRI– Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Beçhetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e...
FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se një motorrist që shërbente si shpërndarës picash ka nga shpejtësia e ...