Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Dita pa makina/ Në Vlorë policia merr masa, Korça, Fieri e Gjirokastra i bashkohen nismës
1 Maj 2022, 09:54Nga DOSJA
TIRANË– Pas raportimit në media, policia rrugore dhe bashkia kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin Vlorë-Skelë. Ata kanë bllokuar qarkullimin e makinave në tre segmentet e rëndësishme.
‘Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rrethrrotullimi në Skelë. Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli. Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës “Kosova”, me rrugën “Pelivan Leskaj”.’– do jenë të bllokuara.
Nismës i është bashkuar edhe bashkia e Fierit, e cila ka njoftuar se kufizimi i mjeteve nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Edhe bashkia e Lushnjes iu është bashkuar kësaj thirrje. Ndalimi i mjeteve do të kryhet në të njëjtën fashë orare dhe do të aplikohet në aksin rrugor nga rreth-rrotullimi i ambulancës në drejtim të qendrës dhe poshtë drejt kryqëzimit të gjimnazit “18 tetori”, për të vazhduar në bulevardin “Misto Mame” deri në kryqëzimin “Labëria” e kthim lart për në rreth-rrotullimin e ambulancës.
Pjesë e nismës është bërë edhe bashkia e Korçës dhe Gjirokastra. Në këtë të fundit, prej orës 10 është bllokuar vetëm bulevardi i lagjes 18 shtatori, ku sipas njoftimit nga ana e bashkisë Gjirokaster do të qëndrojë deri në oren 17:00.
TIRANË– Një prej personave që është në protestën në kuadër të 1 Majit në Tiranë, është një emigrant. Për mediat ai ka treguar se ka vetëm një kërkesë...
TIRANË– Ka nisur protesta e qytetarëve shqiptarë! Ata janë drejtuar drejt kryeministrisë, aty ku do të protestojnë për 1 Majin. Ata kërkojnë paga më ...
SHKODËR– Dedë Planaj, është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndaj djalit të xhaxhait të “Kumbarit” të Shkodrës, Bardhok Planajt, u...
POGRADEC– Një banesë është përfshirë nga zjarri në fsharin Nizhavec të Pogradecit. Zjarri ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Për pas...
TIRANË– Sot futet në fuqi vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nga sot, hiqen kufizimet për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga...
TIRANË– Qytetarët nga Kosova iu janë drejtuar ditën e sotme Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Duke qënë se nga dita e sotme nuk do të kërkohet asnj...
TIRANË– Ky është bilanci i një jave! Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për goditjen e veprimtarive kriminale. Me anë të një njoftimi për med...