Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Divorci në prag: Anthony Martial refuzoi të luajë me United, sipas Rangnick…
16 Janar 2022, 06:51Nga DOSJA
ANGLI – Divorci mes Anthony Martial dhe Manchester United duket i pashmangshëm. Këtë të shtunë, pas barazimit mes “Djajve të Kuq” dhe Aston Villas (2-2) në Premier League, trajneri Ralf Rangnick u pyet për situatën e francezit.
Kjo edhe për shkak se zgjidhjet e tij në stol ishin të kufizuara për shkak të Covid, dëmtimeve dhe disa lojtarëve që janë larguar për Kupën e Afrikës.
“Martial nuk donte të ishte në ekip, – u shpreh Rangnick për BBC. – Normalisht duhet të ishte në skuadër, por nuk donte dhe kjo është arsyeja që nuk udhëtoi me ne”.
Sulmuesit francez kontrata me Manchester Unitet i përfundon në vitin 2024, por Martial, i cili ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje këtë sezon me “Djajtë e Kuq”, nuk e fsheh dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
AUSTRALI – Kësaj radhe debatet janë mbyllur dhe epilogu i aferës së pabesueshme Novak Djokovic pritet në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Europë (pra ...
ANGLI – Barazimi mes Aston Villas dhe Manchester United mban vetëm një emër, atë të Philippe Coutinhos, i cili në debutimin e tij me fanellën e Aston Vill...
FRANCE – Mbappé shkon te goli. Është sërish kampioni francez ai që hap rrugën drejt tre pikëve për PSG që mposht Brestin, edhe me golin e Kehrerit, q...
ITALI- Pas humbjes në Superkupë, Juventus vazhdon ecurinë pozitive në Serie A për një vend në Champions League. Në javën e 22-të të Serie A, bardhezinjtë drejtu...
TIRANË– Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Tiranës. Një rezultat që te ekipi shkodran e kanë përjetuar si humbje duke parë mundë...