Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kompania ‘Albcontrol’, punonjësit e të cilët u ngritën në protest dhe po akuzohen në mënyrë të herëpashershme për grusht shteti nga ana e ministres Belinda Balluku dhe me burg nga kryeministri Edi Rama, ka si kontrollorë edhe persona që kanë lidhje familjare me politikanë të ndryshëm.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për ediscionin e lajmeve në OraNews, bëri publik listën e emrave të anëtarëve të stafit të kompanisë së trafikut ajror “Albcontrol” dhe mes tyre spikasin djemtë, motrat, vëllezërit apo edhe familjarë që politikanëve të rreshtuar në Partinë Socialiste. Një prej kontrollorëve është edhe djali i Gramoz Ruçit, Ledio; djali i deputetit të ndjerë Bashkim Fino, Redi; vëllai nga nëna i deputetit Fatmir Xhafaj, Norbis Qazimi si dhe mbesa e gruas së Xhafajt, Ana Shkëmbi.
Lista vazhdon më tej me Florjan Gjiknurin, djalin exhaxhait t ëish-ministrit Damian Gjiknuri; Martin Sterkaj, djali i deputetit Paulin Sterkaj; Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci si dhe Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit që është kryebashkiak i Krujës.
Lista e plotë:
Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj
Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj
Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
Redi Fino, djali i Bashkim Finos
Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj
Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut
Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit
Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj
Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci
Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës
Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit
Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, njëkohësisht gruaja e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Rama.
Për pasojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, Balluku dhe Rama po kërcënojnë me burg dhe për ‘grusht shteti’ djalin e Ruçit, të Finos si dhe shumë familjarë të miqve e kolegëve të tyre me të cilët ndajnë karrierën prej vitesh. Nga ana tjetër, ata që kanë përfunduar në pranga janë kontrollorët, punonjësit e Albcontrol për organizimin e kësaj proteste. Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka publikuar disa mesazhe, ku sipas tij shihet se Arben Isaku, Drejto...
TIRANË– Emisioni “31 minuta” në RTSH ka publikuar një investigim në lidhje me projektin “Parku i Besimit” të nisur gjashtë vite më parë nga kryebashkiaku E...
ELBASAN- Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, në një takim që ka zhvilluar ditën e sotme me qytetarë të lagjes “5 Maji”, ka thënë se f...
ITALI- Kandidimi i pavaruru i Elton Debreshit për deputet në Dibër ka marrë jehonë edhe në mediat italiane. Këtë që e ka bërë të ditur vetë kandidati Debreshi m...
DIVJAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar të rinjtë e qytetit të Divjakës ditën e sotme. Të rijtë i kanë treguar Bashës problemet që hasi...
Monika Kryemadhi: Mirëmbrëma të gjithëve dhe ju uroj suksese, jo për 25 prillin, sepse as nuk e diskutoj fitoren e 25 prillit për ekipin e mrekullueshëm të Tira...
TIRANË- Ambasada Amerikanë ka filluar ditën e sotme fushatën e tyre anti-korrupsion me të rinjtë në Tiranë, ku i ftuar ka qënë Kreu i Komisionit Qëndror të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me një nga kandidatët për deputetë. Këtë hrë në vazhdën e komunikimeve të tij, Rama ka zgje...
GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeopozitarit Lulzim Basha. I pranishëm në Gjirokastër, referuar fjalëve të Bashës, i cili situatën ...
TIRANË– Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme ka nisur proçedurat për verifikimin e 30 kandidatëve për deputetë nga 1900 që janë gjithsej pas ...