LIVE UPDATES
Aktualitet

4 Janar 2021, 18:45 Nga DOSJA

TIRANË– Djali i Zhaneta Metanit, që u ekzekutua së bashku me të motrën Kristina Bardhi, mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë ka zbardhur detaje akoma më tronditëse në lidhje me zanafillën e historisë së krimit të dyfishtë. 16-vjeçari ka treguar para grupit hetimor se mamaja e tij dhe Përparim Ademi ishin të lidhur por kohët e fundit kishin konflikte, pasi Zhaneta kishte nisur lidhej me një person tjetër që kishte në punë.

Ai rrëfen se e ëma i kishte thënë që Ademi ishte babai i tij, por që me kalimin e kohës ai e kishte kuptuar që kjo gjë nuk ishte e vërtetë, ndërsa babain biologjik nuk kishte arritur që ta njihte kurrë.  Sipas adoleshentit, e gjithë familja e të ëmës, motrat e saj dhe fisi e njihnin Përparim Ademin dhe që të gjithë kishin lidhje miqësore me të, sidomos tezet.

Djali ka rrëfyer se shpesh herë dëgjonte në shtëpi, teksa e ëma tregonte që kishte konflikte dhe sherre mes Përparimit dhe saj për shkak të lidhjes. Ai shton se nëna e tij Zhaneta dhe tezja i kishin thënë 59 vjeçarit që të mos shkelte më në shtëpinë e tyre, pasi nuk donin që të kishin asnjë kontakt me të, pork jo gjë nuk ka ndodhur. I mitur ka treguar edhe se ka dëgjuar se personi që i ka siguruar automatikun autorit të krimit është Festim Xhezahiri, i cili banon në Elbasan. Ende nuk dihet nëse është marrë ndodnjë masë për këtë të fundit.

“Në banesë jetoj me mamin si dhe tezja që ka ardhur nga Greqia, pra motra e mamit tim e madhja e quajtur Kristina Bardhi, e cila kishte ardhur për pushime ca kohë në Shqipëri. Ka disa ditë që në shtëpinë tonë jeton dhe tezja e vogël Anxhela Emini. Përparim Ademi qëndronte me ne, bënim muhabet, dhe gjithashtu ai kishte dhe familje të vetën, grua dhe fëmije diku tjetër por dhe miqësi me mamin e tezet.

Rreth një javë mami sikurse dhe tezja e ti Kristina i kanë thëne në mënyre kategorike Përparimit që ai nuk kishte më punë në shtëpinë tonë dhe për më tepër mamaja i tha ta linte rehat. Darkën e 30 dhjetorit, mamaja ime Zhaneta kur erdhi në shtëpi më tregoi se kur kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për në punë në mëngjes poshtë pallatit kishte qenë Përparimi me makinë, ai i kishte dalë para dhe pasi e kishte futur me zor në makine e kishte marrë duke e goditur duke e rrahur.

Me pas e kishte çuar në një vend në Kërrabe afër në greminë dhe e kishte goditur sepse kishte shenja dhe i ka bërë presion që të kthehej me të dhe duke e kërcënuar se do ta vriste me arme. Deklaroj se kur ka shkuar mamaja në shtepi bisedoi me tezet me dajen njerëzit tyre se si do vepronin. Kam ngulur këmbe që të merrnim policinë në telefon por ato i kanë thënë prit.

Ka dëgjuar mamin që gjate kohës që kishin qenë bashke atje në motel kishte dëgjuar Përparimin që të fliste me një person të quajtur Festim Xhezahiri, i cili banon në Elbasan dhe që ky person sipas mamit i kishte dhënë automatikun që ai kishte kërcënuar dhe goditur mamin. Une dhe mami donim të vinim që dje në polici por tezja ,pra Kristina e ndaloi që të vinte, dhe e kishin lënë që të shkonin të nesërmen dhe të pajiseshim me urdhër mbrojtjeje.

Mëngjesin e ditës së krimit, u zgjova dhe kalova në sallon. Aty ka qenë mami me tezen (Zhaneta dhe Kristina) që po bënin muhabet. Duke qëndruar për pak kohë aty befas ka rënë zilja e derës së jashtme, u afrova tek dera dhe pashë në një moment nga syri magjik të parin një person të quajtur Kastriot Kallashi të cilin e njihja dhe më parë, i cili ishte nipi i Përparimit. Pas meje u çua tezja Kristina, dhe pa parë fare tek dera ka pyetur me zë të larte kush ishte. Nga ana tjetër e derës u dëgjua zëri i Kastriotit që është përgjigjur jam Oti, vetëm kaq. Kristina ndërkaq e ka hapur paksa derën dhe në atë çast kanë parë Përparimin, i cili e ka shtyrë derën fort dhe ka hyrë brenda dhe në dore mbante një armë tip kallashnikov, të cilën e njoh mirë quhet dhe AK 47,”– ka rrëfyer ai.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

Sot, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy të vrarave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi vrasja ne astir zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi vrasja ne astir zhaneta metani

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Janar 2021, 16:34

TIRANË– Motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të cilat u vranë nga i dashuri i përbashkët Përparim Ademi, Adriana ka rrëfyer detaje akoma...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta