LIVE UPDATES
Aktualitet

Pesë muaj tallje dhe terror psikologjik! Historia e 15-vjeçarit që shokët e ndëshkuan pas hiles në ‘play-station’, i p

4 Janar 2021, 18:06 Nga DOSJA
Pesë muaj tallje dhe terror psikologjik! Historia e 15-vjeçarit

TIRANË– Dhuna mes adoleshentëve dhe të miturve është padyshim një alarm për policinë. Por dhuna duke përdorur jetën virtuale, ose me kërcënime ose me fotografi intime është një nga fenomenet që vërehet më së shumti në përplasjet mes të rinjve. Një i mitur, me inicialet I. Xh së bashku me prindërit, u paraqit në polici dhe kërkoi ndihmë.

Ajo që ai kërkoi ishte të hiqej nga rrjetet sociale një video e filmuar nga shokët e tij, ku ai ndodhet në qendër të një sherri. Sipas burimeve të gazetës Si, i mituri tregon pranë drejtorisë vendore se prej pesë muajsh ai është gjendur nën talljet dhe komentet e shumta në një website, ku shokët e tij bashkëmoshatarë me të postuan një video ku fëmija rrihet prej tyre. Durimi i tij ka sosur kur të gjithë të njohurit në një moshë me të i tregonin se e kishin parë tek portali në fjalë.

Fëmija tregon në polici se konflikti nisi në muajin gusht të 2020, kur ai së bashku me shokët e tij kishin qenë tek ish-kinema 17 nëntori, ku dhe kishin luajtur play station. “Pasi mbaruam lojërat në lokalin në katin e dytë ku ka play station, D. D më tha se e kisha bëra lojën me hile. Pasi më shau dhe më pështyu nisi të më godasë me shpulla në fytyrë dhe kjo skenë u filmua me celular nga të tjerët. Gjatë gjithë kohës ata më dhunuan dhe verbalisht dhe ndërkohë filmonin me celular”.

Por pas kësaj ngjarjeje sipas burimeve policore të gazetës Si, fëmija ka parë që kjo video ishte postuar në një portal.

“U ndjeva shumë keq. Disa shokë në lagje më pyetën a je ti në atë video. Të tjerë më pyesnin çfarë doje ti në këtë video. E shikoja videon, kushedi sa herë e kam parë dhe ndihesha keq dhe nuk dilja dot nga shtëpia”.

Por mësohet se në tetor fëmija ka shpresuar se kjo gjë po harrohej dhe ka tentuar ti kthehet rutinës së tij. Sërish shokët e tjerë e kanë pyetur. “Çfarë është ajo video ku po të rrahin”. I. Xh thotë në polici. “Pretendova se nuk isha unë dhe se nuk e kisha idenë. Prej muajsh hoqa enkas syzet dhe shtiresha se nuk isha unë, pasi ju thosha që unë nuk kam size. Por të gjithë më pyesnin pse ngjaja aq shumë me atë djalin që po e rrihnin dhe po e shanin”.

15-vjecari është bindur se kjo histori nuk mbyllej pavarësisht kohës që kalonte. “Shoku im i ngushtë mu afrua dhe më pyeti, kush janë ata që të kanë rrahur, më thuaj emrat vetëm kaq. Pse ta kanë bërë atë gjë? Pse të kanë rrahur me shpulla, kush janë ata?”

Burime të policisë shtojnë për gazetën Si se fëmija është tallur nga të tjerë, të cilët sapo ai hynte në klasë ngrinin zërin duke i kujtuar se ishte tek portali.

I vetmi person që e dinte historinë është vëllai im, më i vogël. Kisha nevojë të flisja, ngado, më tallnin për shpullat që më dhanë dhe për sharjen.

Nënën time e njoftoi një shoqe, i tha ta kanë hedhur djalin në portal, ajo kishte mbetur pa fjalë dhe erdhi më pyeti kush është ky F.?”

Sipas policisë pasi fëmija ishte transformuar dhe ishte mbyllur në vetvete duke shmangur daljet nga shtëpia, e ëma ka njoftuar dajën, i cili ka kryer një hetim privat dhe i ka zbuluar të miturit e tjerë që bënë videon dhe e publikuan. “Ata i kishin thënë dajës sim se e bënë videon për të më ndëshkuar, pasi ua kisha bërë me hile në play station, por nuk është e vërtetë, nuk bëra asnjë video”.

Pikërisht të rriturit kanë vendosur që të shkojnë në polici pohon një burim i gazetës Si, sipas të cilit kërkesa ka qenë vetëm një “ju lutemi na hiqni videon e djalit, fëmija është transformuar dhe është kthyer në një viktimë bullizmi – tha e ëma e cila është mësuese në një shkollë dhe ka dhënë alarmin se kjo gjë ndodh edhe tek të mitur të tjerë që viktimizohen përmes rrjeteve sociale”.

Gruaja tregon në polici se 15-vjecari gjendet në situatë të vështirë psikologjike, pasi për muaj të tërë e ka mbajtur të fshehtë problemin dhe se gjatë gjithë këtyre muajve është vënë në lojë dinjiteti i tij.

Policia thotë jozyrtarisht se fëmijës i është vënë në dispozicion një psikolog, i siguruar nga daja. Video është poshtëruese, diskriminuese, denigruese për imazhin e një të mituri – shton në polici e ëma, e cila i kërkon policisë të zhdukë pamjet filmike nga portali në fjalë dhe të marrë nën hetim fëmijët që e rrahën të birin dhe sipas saj i rrezikuan jetën.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shoket dhunojne 15 vjecarin tirane shoket dhunojne 15 vjecarin tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Janar 2021, 16:34

TIRANË– Motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të cilat u vranë nga i dashuri i përbashkët Përparim Ademi, Adriana ka rrëfyer detaje akoma...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet