LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendi ynë u zgjodh anëtare përkoshme e Këshilllit të Sigurimit, DW: Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat pr

12 Qershor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Vendi ynë u zgjodh anëtare përkoshme e Këshilllit të

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Shqipëria do të ketë kështu një votë në vendimet që merren nga Këshilli i Sigurimit. Është kjo hera e parë që Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit, që prej anëtarësimit në OKB më 1955. Në votimin e bërë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Shqipëria mori 170 vota nga 190 vendet që votuan.

Përfaqësuese e grupit të vendeve europiano-lindore

Shqipëria është në këtë ulëse, përfaqësuese e grupit të vendeve europiano-lindore. Që të kandidonte Shqipërisë iu desh fillimisht të marrë pëlqimin nga 23 shtetet e grupit të vendeve europiane lindore. Zgjedhja e një përfaqësuesi nga ky grup bëhet një herë në dy vjet, në vitin tek. Pas vitit 1991 ky grup është zgjeruar me 15 anëtarë, për shkak të shteteve të reja të krijuara nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë. 11 vende të grupit janë anëtare të Bashkimit Europian, katër janë kandidatë, mes tyre Shqipëria.

Në ”marrëveshjen e zotërinjve” të vitit 1946, ka pas qenë parashikuar që vendet e Europës Lindore të kenë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Por kjo nuk u realizua asnjëherë dhe Bashkimi Sovjetik dhe Perëndimi për 20 vjet me radhë patën ulur kandidatin e tyre të preferuar në këtë ndenjëse. Ky vend ka pas qenë shumë i preferuar mes shteteve as këndej e as andej, pra pa ndarje të qartë rajonale dhe politike, si për shembull Filipinet dhe Jugosllavia dikur.

Përveç grupit të vendeve europiano lindore, vendet bëhen bashkë në grupin afrikan me 54 shtete, grupin e Azisë dhe Paqësorit me 54 shtete, grupin e Amerikës Latine dhe Karaibeve me 33 shtete dhe grupin e europiano-perëndimorëve dhe vendeve të tjera me 28 shtete. 63 vende, mes tyre edhe Shqipëria nuk kanë qenë deri tani asnjëherë anëtarë të Këshillit të Sigurimit.

Prioritetet e Shqipërisë

Kandidimin Shqipëria e ka bërë që më 2009 dhe ka theksuar në fushatë se do të sjellë në Këshillin e Sigurimit perspektivën e një vendi të vogël me politikë të jashtme konstruktive dhe përkushtim ndaj multilaterizmit.

Pesë çështje janë kyçe për Shqipërinë: gruaja, paqja dhe siguria, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, të drejtat e njeriut, klima dhe siguria dhe metodat e punës së Këshillit të Sigurimit.

Çështjet kryesore dy vitet e ardhshme

Disa nga çështjet që do e shoqërojnë Këshillin e Sigurimit më 2022 janë Izraeli dhe Palestina, Mjanmari, Siria dhe Ukraina. Po ashtu vazhdimi i marrëveshjeve për operacionet e paqes, mandati i tyre, kostot dhe rritja e efektivitetit. Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit mendojnë se ushqimi dhe klima duhet të futen në çështjet e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare. Disa vende të tjera jo. Për shembull, Shqipëria, Gana, Gaboni dhe Emiratet e Bashkuara kërkojnë rritjen e rolit të Këshillit të Sigurimit në ndryshimin e klimës dhe çështjet e sigurisë. Kurse Kina, Rusia, India dhe Brazili kanë rezerva për punën e Këshillit në këtë pikë.

Angazhimi i KS në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm pritet të shtohet më 2022 po ashtu si përpjekjet për zbatimin e axhendës gruaja, paqja dhe siguria.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet këshilli i sigurimit i okb shqiperia ne okb këshilli i sigurimit i okb shqiperia ne okb

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Qershor 2021, 09:51

TIRANË-Maturantët kanë bllokuar tërësisht ‘Rurgën e Durrësit’ në kryeqytet, pasi janë ulur këmbëkrye, duke qëndruar para Ministrisë së Arsimit.Me thirrje e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet