LIVE UPDATES
Politike

Djegia e mandateve/ Basha mbledh Kryesinë: Sakrifica, të mos shkojë kot

19 Shkurt 2019, 15:20 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Basha mbledh Kryesinë: Sakrifica, të mos

TIRANË– Pasditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryesinë e PD-së. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Basha bëri me dije se gjatë mbledhjes u votua unanimisht për djegien e mandatesh.

“Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi me votë unaime u miratua vendimi për djegie mandatesh. Do t’i japim shqiptarëve një qeveri nga njerëzit për njerëzit. Nuk po kërkojmë të marrim mandate por ne po japim. Risjell shprehjen e ish-presidentit amerikan Linkoln: Shpresoj se kjo sakrificë nuk do të shkojë kot.”

Në prononcimin e tij, pas mbledhjes së Kryesisë Lulzim Basha ka zgjedhur të mos e komentojë qëndrimin kundër të SHBA-së për djegien e mandateve. (Lexo këtu)

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD u vendos të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Nga Kryesia janë propozuar: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso.

Mbledhja me Kryesinë e PD-së vjen pas takimit të Bashës me kreun e Këshillit Kombëtar, ish-presidentin Bujar Nishani.

Ditën e djeshme gjatë takimit me grupin parlamentar të PD-së u vendos unanimisht djegia e mandateve të opozitës. (Lexo këtu) Vendimin e mbështetën edhe aleatët e partisë. Ndërkohë edhe LSI-ja ka vendosur që t’i bashkohet PD-së në vendimin e saj.

Pas mandatimit të Bashës nga grupi parlamentar, të mërkurën rreth orës 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, organ brenda partisë i cili do të marrë vendimin përfundimtar.

Nga Puka, ditën e sotme kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh opozitës së bashkuar ku i thoshte se djegia e mandateve po bëhej pasi kishin frikë të përballeshin me  me zgjedhësit. (Lexo këtu)

Fjala e plotë:

Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi. Me votë unanime u miratua vendimi i grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të PD, vendim i cili do t’i përcillet për vendimmarrje finale nesër Këshillit Kombëtar të PD. 

Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’jua them fare qartë: për PD dhe për mua, personalisht, nuk ka frymëzim më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane, veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.

“That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall know a new birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”.

Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin. 

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar edhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës. Ne po japim. Dhe për ta përkthyer tani thënien e Presidentit Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë.  Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Amerikën! ​

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takon nishanin djegia e mandateve te opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha mblidhet kryesia e pd basha takon nishanin djegia e mandateve te opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha mblidhet kryesia e pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet