LIVE UPDATES
Bota

Do të bëhen edhe në laboratorë privatë, të hënën nisin testet serologjike për qytetarët e Kosovës

17 Korrik 2020, 21:07 Nga DOSJA
Do të bëhen edhe në laboratorë privatë, të

KOSOVË -Që nga e hëna, qytetarët e Prishtinës do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19. Këto teste bëhen përmes gjakut dhe tregojnë nëse personi është dhe ka qenë i infektuar me koronavirus. Këto teste gjithashtu pasqyrojnë imunitetin e popullatës dhe rrjedhimisht, do të ndikonin edhe në lehtësimin e masave kufizuese të një vendi.

Bujar Gashi, drejtor për shëndetësi në Komunën e Prishtinës, i tha Radios Evropa e Lirë se që nga dita e hënë do të fillojnë të testohen qytetarët, derisa fillimisht janë testuar personeli shëndetësor dhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Këto teste po bëhen përmes sektorit primar shëndetësor, pra Qendrave të Mjekësisë Familjare, që janë kompetencë e Komunës së Prishtinës. Fillimisht, nga dita e hënë, do të bëhen nga 100 teste në ditë, për të vazhduar me nga 500 sosh në baza ditore. Sipas tij, përparësi testimi do të kenë qytetarët me simptoma të sëmundjes dhe personat mbi 60 vjeç. Ende nuk dihet çmimi i testit serologjik, meqenëse ende nuk është vendosur për këtë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se brenda dy javësh, do të rritet numri i testimeve në 400 në ditë. Gashi thotë se do të bëhen tre lloje të testeve serologjike, imunoglobina A, M dhe G.

‘’Imunoglobulina A është përgjegjëse për periudhën fillestare të sëmundjes që tregon se janë krijuar antitrupat në fazën fillestare dhe pacienti ndodhet në pesëditëshin e parë të infeksionit. Imonuglobulina M, tregon për gjendjen aktive, nëse janë formuar antitrupa nga dita e 6 deri në ditën e 14, ndërkaq imunoglobulina G, tregon për krijimin e antitrupave që organizmi tregon se ka krijuar imunitet ndaj virusit’’ tha Gashi.

Testet serologjike, por edhe ai i PCR-së, do të mund të bëhen edhe në klinika private. Testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti. Më 14 korrik, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimet administrative, përmes së cilave u lejohet edhe institucioneve shëndetësore private të kryejnë testime për SARS-Cov-2.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet private që aplikojnë për licencim për kryerjen e testeve, duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve administrative. Më herët ishte raportuar se institucioneve private nuk do t’iu lejohet të kryejnë testin PCR i cili përcakton saktë se a ekziston virusi në trup dhe bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.

Mirëpo, zëdhënësi Hoti tha se nëse laboratorët privatë posedojnë aparaturat e nevojshme dhe përmbushin kushtet për testime të tilla, atëherë do të lejohen t’i kryejnë ato.

‘’Ka pasur interesim nga laboratoret private për aplikim. Por, fillimisht kanë ardhur të interesohen nëse kanë aparaturë të nevojshme për t’i kryer këto teste, varësisht kushteve që i ka vënë Ministria e Shëndetësisë. Nëse ndonjë laborator ka kushte teknike, personel, biosiguri dhe ekspertë të fushës, do të mund të kryhen edhe teste PCR, pra me strisho, por edhe teste serologjike“.

Në udhëzim administrativ nuk ndalohet të bëjnë teste të tilla laboratoret private, por që raportimi në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik duhet të jetë në baza ditore’’, tha Hoti.

Nga laboratoret private thonë se tashmë kanë aplikuar në Ministrinë e Shëndetësisë për tu pajisur me leje, në mënyrë që t’i testojnë qytetarët. Valon Sopa nga laboratori privat ‘’Analiza’’, i tha Radios Evropa e Lirë se ka kushte të bëjnë teste PCR, por vetëm teste serologjike.

Nga ana teknike në laboratorin tonë kemi mundësi të bëjmë vetëm teste serologjike. Ne si laborator dje e kemi dorëzuar dokumentacionin e aplikimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk kemi informacion se kur shqyrtohet. Aktualisht, asnjë laborator nuk ka leje të bëjë teste për COVID-19’’, tha Sopa.

Me anë të testimit serologjik, mund të rritet numri i personave të identifikuar të infektuar, por që janë asimptomatikë, e që është një përqindje e madhe. Sipas profesionistëve shëndetësorë kjo me automatizëm do të ndikonte në parandalim të infeksionit pasi që rastet do të izoloheshin dhe do të pengohej përhapja në komunitetAndaj, kjo edhe është arsyeja që shumë shtete e kanë aplikuar që nga fillimi i pandemisë testin serologjik.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 kosove testimet serologjike ne kosove covid-19 kosove testimet serologjike ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 17 Korrik 2020, 19:34

Mali i Zi, vdesin dy persona si pasojë e COVID-19

MALI I ZI- Në spitalin e Tivarit kanë vdekur të premten dy persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë shënuar edhe 59 raste të reja në 24 orët e fundit, ka bër...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës