LIVE UPDATES
Insights

Dobia e papërsosmërisë

14 Korrik 2020, 08:54 Nga DOSJA
Dobia e papërsosmërisë

Ka njerëz që zhyten me kokë në projekte të reja për të përmirësuar jetën e vet – duke hequr qafe gjëra të panevojshme, duke lyer sërish muret e shtëpisë, duke u regjistruar në palestër – të vendosur të mos i bëjnë gjërat përgjysmë. Unë jam një nga këta.

Kur javën që kaloi zbulova “Notion”, programin e ri tejet interesantpër të rritur produktivitetin, instinkti im i parë ishte të transferoja në brendësi të gjithë jetën time dixhitale, dhe kur instalova një sistem vendosje mbeturinash në shtëpi muajin e kaluar, mu desh t’i rezistoja tundimit për të shpenzuar një pasuri për diçka që, në fund të fundit, është vetëm një grumbull mbeturinash në një cep të kopshtit.

Eshtë e thjeshtë të racionalizohet ky qëndrim duke e përkufizuar si “dëshira për t’i bërë gjërat siç duhet”. Por në realitet ajo që duam është t’i bëjmë në mënyrë të përsosur, dhe rezultati është që nuk i fillojmë kurrë, ose i fillojmë por pastaj ndjehemi në faj, sepse nuk arrijmë kurrë përsosmërinë që do të donim.

Standarte të paarritshme

Kohët e fundit, më ndodh shpesh të shoh njerëz që bien në grackën e “gjithçka ose asgjë”, edhe sa u përket kauzave soviale. Ndoshta me izolimin, ata filluan të kuptojnë rëndësinë e komunitetit, prandaj betohen se kurrë më nuk do ta lejojnë punën që t’i largojë nga detyrimi për të qenë fqinjë të mirë. Ose dhuna e policisë i shtyn ata të shkruajnë në Tuiter se janë anti-racistë, dhe betohen se tash e tutje do të përqendrohen në luftimin e padrejtësive racore.

Këto janë ndjenja të admirueshme, por edhe në këtë rast hyn në lojë perfeksionizmi: është e vështirë të vazhdojmë angazhimin tonë për të bërë me të vërtetë ndryshim, nëse standardi ynë i suksesit, është modifikimi total i mënyrës se si e harxhojmë kohën dhe energjinë tonë .

Për të përshtatur një analogji të filozofit austriak Otto Neurath, ne jemi si marinarë në një anije që është larguar nga porti kohë më parë, dhe tani ka nevojë për riparime urgjente. Ne do të donim të ishim në gjendje të ktheheshim në port dhe ta rregullonim në mënyrë të përsosur – në rastin tonë, të organizojmë jetën ashtu siç dëshirojmë – dhe pastaj të niseshim përsëri.

T’i rezistosh tundimit

Në vend të kësaj, jemi të detyruar ta rregullojmë me aq sa mundemi, në gjysmë të rrugës ku ndodhemi. Domethënë, të afrohemi gradualisht për t’u bërë njerëzit që duam të jemi. Kam shumë punë për të kaluar një muaj duke rikrijuar sistemin ideal të produktivitetit. Dhe imagjinoj që, edhe ju, keni shumë përgjegjësi që nuk mund t’i shmangni, për t’iu dedikuar tërësisht luftës kundër padrejtësive.

Një ndryshim i dobishëm i perspektivës, është që të mësojmë të durojmë t’i bëjmë gjërat në mënyrë të papërsosur, duke e konsideruar këtë një projekt përmirësimi në vetvete. Nga ky këndvështrim, cilësia që dallon aktivistin e suksesshëm, është pikërisht aftësia e tij për t’i rezistuar tundimit për të kërkuar nga vetja perfeksionin, dhe për ta konsideruar çdo rezultat të vogël të preferueshëm, ndaj të vetmes alternativë, që është të mos bësh asgjë.

Në realitet, analogjia me anijen e Neurath është e vlefshme për të reflektuar mbi të gjithë çështjen, se si ta bëjmë këtë botën tonë një vend më të mirë. Siç thotë filozofi Christopher J. Lebron në librin e tij mbi problemet racore në SHBA, “Ngjyra e turpit tonë”: “Anija ka arritur të lundrojë, por nuk është në lartësinë e udhëtimit. Kemi material dhe kemi mësuar diçka mbi mënyrën si funksionon një anije. Nuk mund ta braktisim, sepse do të fundosemi të gjithë. Prandaj ta riparojmë përgjatë rrugës, ndonjëherë duke ia dalë më mirë dhe ndonjëherë më keq. Në fund të fundit, pak a shumë është pikërisht kjo që funksionon në një demokraci”.

Marrë nga Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione oliver burkeman oliver burkeman

Sondazh

Poll
Insights 14 Korrik 2020, 07:00

Sharra, fati dhe shpëtimi i Tiranës

Banorëve të Tiranës emri i “Sharrës“ ju sjell në mendje pirgjet e plehrave, shtëllungat e tymit të zi që çliroheshin mbi qytet, aromën e padurueshme që h...

Insights 8 Korrik 2020, 10:41

Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

GJERMANI- Si ndryshojnë kohët! Nëntë vjet të shkuara, të gjitha partitë politike të Gjermanisë ranë dakord se kishte ardhur koha për të pezulluar shërbimin e de...

Insights 7 Korrik 2020, 12:15

Çështja Camaj dhe Koliqi – nën vëzhgim…

Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë