LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës: DRITARJA PËRBALLË…zeshkania që më mësoi ç’ishte dashuria!

12 Korrik 2020, 11:02 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës: DRITARJA PËRBALLË…zeshkania

Kur mbusha 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një ndërtesë tjetër. Deri atëhere ishte një lëndinë e bukur,me bar të shkurtër dhe verës rrinin plakat e mëhallës me nipërit e mbesat e një pjesë ishte fusha jonë e futbollit. Vendosnim dy gurë si porta e hareje hare,gëzim e britma pa fund. Ende më oshëtijnë thirrjet gooollll,ende më sjellin flutura në stomak e në lukth.

Edhe pasi u ngrit godina përballë sërish fusha nuk na u zvogëlua shumë se u la hapesirë e madhe. Veç të moshuarat delnin,nuk rrinin në lëndinë,por në ca stolka të vegjël. Nuk u qanë fare,bënin tifo për ndeshjet tona.

Mbaj mend se fiks perballë dritares së kuzhinës sonë në pallatin perballë,pas ca muajsh që ajo u popullua,dilte e nderte rrobat një gocë shumë e bukur. Me sy bajame,me vetull të dukshme që larg,ezmere dhe përherë këndonte. Siç ndodh vetëm në Korçë brenda disa oresh u mësua se ajo sapo ishte martuar me Gaqon,mekanik në park,nuk punonte,ishte nga qyteti,por na qenkej jevgë. Sot quhen romë,por atëhere kjo fjalë nuk njihej.

E bukur peri,e qeshur si vetë gëzimi. Pa dashje vinin sytë andej e Teuta,se kështu quhej,vraponte nga dhoma në kuzhinë,nga aneksi në banjë. Dritaret përherë hapur në ditët e ngrohta dhe dukej lëvizja e saj se të gjitha binin nga ne,pallati përballë.

Nuk e di për gocat,por ne çunat filluam të thurrnim ca histori për të. Sikur Gaqo e rrëmbeu se prindërit e Teutës, nuk ia jepnin. Na dukej absurde se Gaqo ishte punëtor,i pafjalë dhe shpesh ,sa herë vinte nga puna e përqafonte gruan, i përkëdhelte flokët e të dy veç qeshnin. Nuk e di pse, por qeshnin shumë.

Ca thoshin se prindërit e Gaqos nuk e donin Teutën nga që ishte jevgë. Ndaj ai iku dhe mori këtë hyrje. Kur përmendej fjala jevgë për Teutën, Calja, shoku im i klasës thoshte:

-Të kem dhe unë një nuse jevgë!

Mbase kështu mendonim të gjithë,por vetëm ai e thoshte me zë.

Kaluan vite dhe Teuta zbukurohej. U rritëm ne kalamajtë e pallatit, shkuam në gjimnaz e ajo këndonte, lante rroba, i nderte t’i thaheshin e çudi se kaq vite asnjë fëmijë nuk pati.

Tani e shihnim edhe si personazh të ëndërrave tona. Na u fut në erotizmin e moshës dhe Teutën me siguri e “shijonim” mbase të gjithë brenda një nate. Na u bë si personazh filmash,si Sofia Loren apo Ana Manjani që shihnim atëhere në kinema. Kaq e bukur e kaq e dashur na dukej.

Shkova në universitet e u ndesha me plot vajza e plot ëndërra. Por pse çdo gocë të bukur e krahasoja me Teutën? A i ka sytë si ajo,po dhëmbët aq të bardhë,po lëkurën aq të qashtër…? Kështu më gjeti vera e parë në Korcë për pushime. Që në mëngjes sa u zgjova drejt tek dritarja. E pamja perpara më gëzoi. Teuta duke lyer dhomën e gjumit. Me një kapele prej gazete në kokë,me një shkop lidhur një furcë në majë e këndonte. Kur po kundroja këtë gravurë lumturie hyn babai.

-Si gjithnjë këndon ajo.- më tha.

-Po pse nuk e pamë njëherë në rrugë? Asnjëherë,pse?-e pyeta.

-Gaqo e ka dashur që kur ajo ishte në tetëvjeçare. E parritur. I kishin shtëpitë pranë. Ai e mbronte nga babai i saj që e rrihte sapo dehej nga alkooli.-nisi të më tregojë babai.

– Teuta shihte tek ai kalanë që e mbronte. Kaluan vite dhe u deshën aq shumë sa u grind Gaqo edhe me atin e Teutës se e quajti grabitës të një zemre të vogël,edhe nga prindërit e vet që nuk pranonin një jevgë për nuse. Atëhere Gaqo mori këtë shtëpi e u mbyllën brenda. Se jashtë si çift do përfliten e do përgojohen. Kur edhe farefisi nuk u shkel në shtëpi gjetën zgjidhje të ndërtojnë lumturinë brenda mureve. Korridorin e kanë bulevard,atje bëjnë shëtitje, dritaren e kanë kinema,shohin çfarë bëhet e cfarë ndodh,lulet,ti e di që kanë shumë,është Parku Rinia e tyre. Pra mbyllen brenda,nuk e çajnë dot mentalitetin,por edhe nuk duan të luftojnë. Se jeta është e shkurtër,nuk ia vlen.

Po sikur të humbasin?!

-Po pse nuk bëjnë fëmijë?

-Babai i Teutës është fajtori, e ka rrahur kaq shumë një ditë sa ka pasur dëmtime te pakthyeshme. E dinte Gaqo me kohë dhe qysh atëhere e quajti gjë pa rëndësi në dashurinë e tyre.

Kaq më tha babai e Teuta m’u hyjnizua. M’u bë më e bukur,më njerëzore,si një zanë nga ato të librave.

E kujtoj shpesh Teutën. Kur shkoj në Korcë nuk hedh më sytë nga dritarja e saj. Se nuk dua të mësoj,mbase Gaqo nuk rron, apo se ajo është sëmurë apo veshur me të zeza. Dua që ajo zeshkane të rrijë mbi syrin tim si një gaz i madh,si një burim rrezatimi mirësie,si një orbitë dashurie. Dua Teutën që kam parë përballë e që u rrit me mua. Dua gruan e dashur të Gaqos dhe zonjën e mbyllur mes katër mureve të pallatit përbri. Ajo nuk u internua larg,por u burgos nga mendësia e mbrapshtë e njerëzve,nga racizmi i shfaqur hapur.

Teuta, rrofsh, më mësove që dashuria është e para në jetë, kryesorja. Të tjerat vijnë varg, më pas. Ende të kam në sy bukurane, ndonjëherë, nuk gënjej, më vjen edhe në ëndërra…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka historite e agim xhafkes agim xhafka historite e agim xhafkes

Sondazh

Poll
Insights 8 Korrik 2020, 10:41

Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

GJERMANI- Si ndryshojnë kohët! Nëntë vjet të shkuara, të gjitha partitë politike të Gjermanisë ranë dakord se kishte ardhur koha për të pezulluar shërbimin e de...

Insights 7 Korrik 2020, 12:15

Çështja Camaj dhe Koliqi – nën vëzhgim…

Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe ...

Insights 5 Korrik 2020, 10:05

Tregimi i së dielës – Celulari

Sa do shtrihej në krevat për të fjetur,kur dëgjoi zilen e celularit. Po shkonte mesnata dhe Marieta u tremb. Në këtë orë të vjen në derë veç lajmi i keq,...

Insights 4 Korrik 2020, 18:21

Pendesë nga një anëtare jurie

TIRANË– Disa javë më parë, në ditët e para të përpjekjes për t’u hapur dalëngadalë, pas disa muajve plot ankth që kërcënoheshin prej frikës nga e pan...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para