LIVE UPDATES
Insights

Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së

5 Korrik 2020, 09:41 Nga DOSJA

Gjermania e mori në dorë Kryesinë e Këshillit të BE-së në një kohë kritike. Kancelarja gjermane duhet ta shfrytëzojë këtë rast për ta çuar përpara guximshëm Bashkimin Evropian, mendon Melinda Crane.

Në mes të marsit, kur virusi i koronës po përhapej me shpejtësi në Evropë, Angela Merkel paralajmëroi me ngulm se kjo ishte sfida më e madhe me të cilën BE ishte përballur ndonjëherë. Tani që vendet anëtare po hapin kufijtë dhe po heqin kufizimet, gjithçka është përqendruar në rimëkëmbjen ekonomike. Nëse ka një vend të përshtatshëm, për të nisur bashkëpunimin fiskal, aq të nevojshëm për stabilizimin e Evropës, ky është Gjermania e kancelares Angela Merkel.

Ndoshta tingëllon paradoksale, pasi Berlini deri më tani ka hedhur poshtë çdo propozim për të bashkuar borxhet dhe rreziqet midis veriut të egër dhe shteteve anëtare që nuk e përballojnë dot vetë krizën.

Gjermania e ka menaxhuar mirë krizën deri tani

Ekonomia më e madhe e Evropës ka dalë relativisht mirë, por  me humbje  në betejën e parë me COVID-19: ekonomistët llogarisin se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë do të zvogëlohet me 6,6 përqind, ndërsa për Italinë e Spanjën llogarisin mbi 11 përqind. Atëherë, përse ta lidhë pasurinë e saj me këto vende?

Gjermania duhet ta bëjë këtë, sepse këto asete janë tashmë të lidhura në mënyrë të pandashme me Bashkimin e papërfunduar të Evropës. Çfarë e bën këtë vend kaq të përshtatshëm për të arritur një marrëveshje për reformat gjithëpërfshirëse, nuk është prosperiteti, por hapja: Ekonomia e Gjermanisë varet nga eksportet, dhe gati 70 përqind e tregtisë ajo e bën me pjesën tjetër të Evropës. Kur Spanja ose Italia kolliten, Gjermania dridhet.

Një presidencë e krizës

Në maj, Gjermania i rrëzoi synimet e saj fillestare dhe kuptoi se një “presidencë në kohë korone” është thelbësore.

DW To the Point Melinda Crane (Artikelbild)Melinda Crane

Dhe pasi, për vite me radhë, ajo e mbajti në distancë Presidentin Francez Emmanuel Macron, Merkel tani po bashkëpunon me të për të rikthyer motorin e ndryshkur franko-gjerman. Kur të dy njoftuan planin e fondit të shpëtimit prej 500 miliardë eurosh, ajo pranoi se ky ishte një “hap i pazakontë” dhe tha: “Ne duhet të veprojmë si evropianë për të dalë mirë dhe të forcuar nga kjo krizë” .

Ppropozimi i dy politikanëve për të financuar fondin duke e lejuar Komisionin e BE-së të hyjë në borxh në tregjet financiare është jo vetëm i pazakontë, por pararendës – një hap – deri atëherë i paimagjinueshëm drejt borxhit komunitar. Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, kujtoi përparimin që solli integrimi fiskal në SHBA, në vitin 1790, pas nismës së Sekretarit të Thesarit të SHBA-ve, Alexander Hamilton, ku i lejohej   qeverisë në Uashington që nëpërmjet bondeve të merrte përsipër borxhet  ku kishin hyrë shtetet për shkak të Luftës së Revolucionare.

Komisioni i BE-së më pas njoftoi programin e tij ekonomik bazuar në planin Macron-Merkel. Që nga ajo kohë ka pasur shumë diskutime nëse e gjithë kjo mund të çojë vërtet në një “moment hamiltonian”. Skeptikët nga të dy palët thonë se nisma është shumë larg një bashkimi të vërtetë financiar.

Pse është koha e duhur tani?

Merkel thotë gjërat e duhura, por a mund të presim me të vërtetë një veprim të guximshëm nga kjo politikane që ka qenë kaq hezituese deri më tani?

Përgjigja është po, për tre arsye. Së pari, hendeku mes shteteve anëtare të veriut dhe të jugut, po thellohet, aq sa po e vë në rrezik Bashkimin Evropian.

Së dyti, rrethanat janë premtuese. Kapitali politik i Kancelares  gjermane nuk ka qenë kurrë më i lartë. Menaxhimi i krizës së koronës nga ana e Gjermanisë e ka rritur besimin te qeveria në përgjithësi dhe te Merkeli në veçanti. Si Presidente e Këshillit, Kancelarja do të punojë me të besuarën e saj prej vitesh, kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Së treti, dhe kjo është pika më e rëndësishme: koha është e pershtatshme. Ndërsa ajo po përgatitet të tërhiqet nga politika, Merkel ka një shans të fundit për të formuar trashëgiminë e saj dhe për të rishkruar bilancin e mëparshëm ambivalent të BE-së. 70 vjet pasi Ministri i Jashtëm Francez Robert Schuman hyri në histori duke propozuar që së bashku të menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut francez dhe gjerman, Kancelarja mund ta vazhdojë vizionin e Schumanit në nivel tjetër. “Evropa nuk do të krijohet e gjitha menjëherë ose sipas një plani të vetëm,” tha Schuman në maj 1950. “Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete”.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione angela merkel angela merkel

Sondazh

Poll
Insights 4 Korrik 2020, 18:21

Pendesë nga një anëtare jurie

TIRANË– Disa javë më parë, në ditët e para të përpjekjes për t’u hapur dalëngadalë, pas disa muajve plot ankth që kërcënoheshin prej frikës nga e pan...

Insights 30 Qershor 2020, 17:21

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

Zbardhja e së shkuarës në Kosovë është pa alternativë për demokratizimin dhe të ardhmen e shtetit të ri, edhe në aspektin juridik, mendon Vilma Filaj-Ballvora.N...

Insights 30 Qershor 2020, 14:03

Dy romane– Një kënetë…

TIRANË-Si një ndërhyrje nga populli apo vazhdim i asaj bisede nga një dëshmitar për këtë çështje kruciale, sipas meje, po sjell një shkrim timin për...

Insights 22 Qershor 2020, 09:30

Me Washingtonin a Brukselin?

Ne jemi të vegjël për t’i bashkuar BE-në e SHBA-në. Kësaj jave që të dyja caktuan data e u zotuan për ndërmjetësim të bisedimeve, veç e veç sikur ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen