LIVE UPDATES
Insights

Skenarët: Ja si Trump mund të mbetet president, edhe nëse humb zgjedhjet

6 Korrik 2020, 08:32 Nga DOSJA
Skenarët: Ja si Trump mund të mbetet president, edhe nëse humb

SHBA– Edhe në shtetet e lëkundura që zakonisht diktojnë garën, Trump është duke humbur terren, dhe rifitimi i tij do të jetë i vështirë. Në këto kushte, Trump ka dy rrugë për ruajtjen e pushtetit.

 Së pari, ne po shohim tashmë shumë qartë një strategji të hartuar enkas, për të shmangur një pjesëmarrje të gjerë të votuesve, përmes pastrimit të listave nga një numër i madh votuesish kryesisht urbanë; dhe përpjekjeve për të mos njohur fletëvotimet me postë, të cilat janë më të domosdoshme se kurrë, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga Covid-19.

Ndërkohë administrata Trump po trajnon 50.000 vëzhgues zgjedhorë, me synim sfidimin e të drejtës së qytetarëve për të votuar ditën e zgjedhjeve, teksa ka përpjekje domethënëse për ta bërë sa më të vështirë votimin në zonat urbane, përmes radhëve të gjata që zakonisht i dekurajojnë njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Rruga e dytë për të prishur zgjedhjet është edhe më ogurzezë. Trump po hedh tashmë bazat, sesi do të veprojë nëse e humbet si votën popullore, ashtu edhe mbështetjen në shtetet kryesore të lëkundura, që janë jetike për një fitore në Kolegjin Zgjedhor, por të mbetur ende president.

Raportet e fundit mediatike, kanë zbuluar përpilimin nga Qendra Brenan në Universitetin e Nju Jorkut të një liste të gjerë kompetencat presidenciale emergjente, që mund të evokohen në kuadër të një krize të sigurisë kombëtare.

Prokurori i Përgjithshëm Uilliam Barr, i njohur për pikëpamjet e tij ekstremiste mbi zgjerimin e mëtejshëm të pushtetit presidencial, besohet se po lobon në Departamentin e Drejtësisë, duke argumentuar se presidenti mund të ushtrojë kompetenca emergjente në situata të caktuara të sigurisë kombëtare, ndërsa thekson se gjykatat, duke qenë tejet të gatshme të ndërhyjnë në sferën e një emergjence të sigurisë kombëtare , do ta lejonin presidentin të vazhdonte detyrën i pakontrolluar.

Gjëra të ngjashme me skenarin e mëposhtëm, janë gjithnjë e më të mundshme, pasi është e qartë se Trumpi do të bëjë çdo gjë për të shmangur humbjen. Në fakt ai shkroi në Tuiter më 22 qershor:”Zgjedhjet e manipuluara të 2020-ës:miliona fletëvotime me postë do të shtypen nga vendet e huaja, dhe të tjerët. Ky do të jetë skandali më i madh kohërave tona!”.

Me këtë paralajmërim, Trump ka filluar të hedhë bazat e procesit hap pas hapi, përmes të cilit ai do të synojë të mbajë presidencën edhe pasi të ketë humbur zgjedhjet:

Bajden fiton votën popullore, si edhe në shtetet e rëndësishme Arizona, Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvani, por me diferencë minimale dhe jo të madhe.

Trump do të deklarojë menjëherë se zgjedhjet janë manipuluar, se ka pasur mashtrime në votat me postë, dhe se kinezët qëndrojnë pas një plani për t’i manipuluar ato, teksa ka pasur dhe “hakerime të tjera zgjedhore” në të katërta shtetet kryesore zakonisht të lëkundura, që i dhanë fitoren Bajdenit.

Pasi ka sulmuar vazhdimisht kinezët gjatë fushatës, duke e quajtur Bajdenin “të butë ndaj Kinës”, Trump shpalos narrativën e tij, duke pretenduar se kinezët kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Trump tregon se kjo është një çështje e madhe e sigurisë kombëtare, dhe evokon kompetencat e gjendjes së emergjencës, duke i kërkuar Departamentit të Drejtësisë të hetojë veprimtarinë e pretenduar në 4 shtetet elektoralisht të lëkundura. Arsyetimi ligjor për këtë, është artikuluar që tani nga kryeprokurori Barr.

Hetimi synon të zvarrisë procesin deri më 14 dhjetor, afati kohor maksimal kur duhet jenë emëruar anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të secilit shtet. E tillë ishte situata 20 vjet më parë në garën Bush-Gor, kur Gjykata e Lartë vendosi që procesi të mbyllej, duke ndalur kësisoj numërimin e mëtejshëm të fletëvotimeve në Florida.

Të katërta shtetet e lëkundura, kontrollohen nga republikanët në nivel shtetëror. Dhe parlamentet lokale mund të refuzojnë certifikimin e secilit propozim të Kolegjit Zgjedhor, derisa të përfundojë hetimi i “sigurisë kombëtare”.

Demokratët mund të ndërmarrin një nismë ligjore, për të vërtetuar rezultatet në këto 4 shtete, dhe emërimin e anëtarëve të Bajdenit në Kolegjet Zgjedhore, duke argumentuar se Trump ka prodhuar një emergjencë të sigurisë kombëtare për të krijuar kaos.

Çështja shkon në Gjykatën e Lartë, e cila ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2000, nuk vendos në favor të republikanëve. Sidoqoftë, meqë afati i Kolegjit Zgjedhor i datës 14 dhjetor duhet të përmbushet; kompetencat e garantimit të sigurisë kombëtar të presidentit e autorizojnë atë ligjërisht që të hetojë ndërhyrjen e mundshme të një vendi të huaj në zgjedhjet kombëtare. Dhe nëse asnjë propozim i Kolegjit Zgjedhor nuk mund të certifikohet nga asnjë shtet deri më 14 dhjetor, Kolegji Zgjedhor duhet të mblidhet gjithsesi, dhe të votojë në favor të njërit prej kandidatëve.

Kolegji Zgjedhor mblidhet dhe pa zgjedhësit elektoralë nga 4 shtetet, as Bajden dhe as Trump nuk kanë votat e mjaftueshme për të fituar shumicën në Kolegjin Zgjedhor.

Zgjedhjet kryhen në Kongres, në përputhje me Kushtetutën. Sipas procesit përkatës kushtetues, votimi në Kongres bëhet nga delegacioni shtetëror, ku secili delegacion ka një vote, e cila diktohet nga shumica e përfaqësuesve në atë shtet.

Aktualisht, 26 shtete kanë një shumicë republikane. 23 shtete të tjera kanë një delegacion me shumicë demokrate. Pensilvania, ka numër të barabartë delegatësh. Edhe nëse demokratët do të fitonin vendet në Pensilvani dhe do të ruanin të gjitha vendet e fituara në Kongres në vitin 2018, republikanët do të kishin shumicën nga 26 deri në 24 delegacione.

Kjo votë do t’i jepte mundësi Trumpit të mbante presidencën.

Ne s’kemi luksin të besojmë që ky është një skenar i largët. Sapo e kemi parë Trumpin të kërcënojë se do të evokojë kompetencat në kushtet e emergjencës në bazë të Aktit të Kryengritjes të vitit 1807, për të nxjerrë në rrugë ushtrinë amerikane kundër protestuesve.

Siç u shpreh së fundmi Fareed Zakaria, duke komentuar librin e ri të ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Xhon Bolton:”Donald Trump është gati të paguajë çdo kosto, të bëjë çfarëdolloj marrëveshje, të shkelë çdo ligj, vetëm për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e tij”.

Shënim: Timothy E. Wirth, ish-senator i Kolorados. Tom Rogers, redaktor i përgjithshëm i “Newsweek”, themelues i televizionit CNBC.

Marrë nga Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione trump zgjedhjet ne amerike trump zgjedhjet ne amerike

Sondazh

Poll
Insights 5 Korrik 2020, 10:05

Tregimi i së dielës – Celulari

Sa do shtrihej në krevat për të fjetur,kur dëgjoi zilen e celularit. Po shkonte mesnata dhe Marieta u tremb. Në këtë orë të vjen në derë veç lajmi i keq,...

Insights 4 Korrik 2020, 18:21

Pendesë nga një anëtare jurie

TIRANË– Disa javë më parë, në ditët e para të përpjekjes për t’u hapur dalëngadalë, pas disa muajve plot ankth që kërcënoheshin prej frikës nga e pan...

Insights 30 Qershor 2020, 17:21

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

Zbardhja e së shkuarës në Kosovë është pa alternativë për demokratizimin dhe të ardhmen e shtetit të ri, edhe në aspektin juridik, mendon Vilma Filaj-Ballvora.N...

Insights 30 Qershor 2020, 14:03

Dy romane– Një kënetë…

TIRANË-Si një ndërhyrje nga populli apo vazhdim i asaj bisede nga një dëshmitar për këtë çështje kruciale, sipas meje, po sjell një shkrim timin për...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën