LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dobra” në Spanjë! Policia jep detajet ZYRTARE: Banda e kultivimit të kanabisit drejtohej nga një klan i familjes shqipt

1 Shtator 2021, 10:32 Nga DOSJA
“Dobra” në Spanjë! Policia jep detajet ZYRTARE: Banda e

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin “Dobra”, prej të cilit në pranga kanë përfunduar 107 persona. Bazuar në njoftimin zyrtar të palës shqiptare, hetimi për grupin e strukturar kriminal filloi në qershor të vitit të kaluar.  E gjitha nisi pas marrjes së informacioneve lidhur me një rrjet kompleks lehtësuesish, të cilët dyshoheshin se po mbulonin një organizatë me origjinë shqiptare për t’u vendosur në Spanjë. Rrjeti që mbulonte grupin shqiptar, ishte i përbërë nga profesionistë pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, të cilët kundrejt parave i ndihmonin shqiptarët që të vendoseshin në Spanjë duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Pasi mbillej dhe kultivohej, marijuana shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesëfish.

Dërgesat kalonin pa problem deri në fund të vitit 2020, në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ku njëra nga dërgesat u neutralizua. 140 kilogramë boçe marijuanë të paketuara në vakum në një dërgesë të pretenduar të fistikëve përmes një kompanie britanike, ndërsa në pranga ranë 3 shqiptarë.

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar me Gjermaninë, Shqipërinë dhe EUROPOL, ishte e mundur të identifikoheshin krerët e organizatës kriminale, konkretisht një klan i familjes shqiptare, që banonte në Gjermani dhe Spanjë. Pas kësaj, ishte e mundur të lokalizohej një nga drejtuesit e rrjetit i cili, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, drejtuan një rrjet të madh kushtuar trafikut ndërkombëtar të marijuanës,”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e plotë. 

Pas këtij operacioni, agjentët filluan hetimet në Spanjë mbi drejtuesit e rrjetit dhe metodat e shpërndarjes së tyre duke kapur gjatë muajit maj të vitit 2020 një tjetër dërgesë që kishte destinacion Gjermaninë. Pas kapjeve të njëpasnjëshme që pasuan, Policia spanjolle nisi hetimet, duke finalizuar edhe aksionin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, në konferencën për shtyp në Madrid, Spanjë, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Njoftimi i Policisë spanjolle:

Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Mossos d’Esquadra dhe autoritetet e Gjermanisë dhe Shqipërisë, me mbështetjen e EUROPOL-it, kanë arrestuar 107 persona në kuadër të një operacioni kundër një rrjeti kriminal transnacional me origjinë shqiptare. Rreth 1 ton drogë dhe rreth 25.000 bimë marijuanë janë sekuestruar përgjatë 51 kontrolleve të kryera në Tarragona, Barcelona, Girona dhe Castellón.

Hetimi filloi në qershor të vitit të kaluar, pas marrjes dijeni për një rrjet kompleks lehtësuesish të cilët dyshoheshin se po mbulonin një organizatë me origjinë shqiptare për t’u vendosur në Spanjë. Ky rrjet ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Pas kryerjes së këtij kultivimi masiv, marijuana shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesë.

Në fund të vitit 2020, në kryeqytetin e Gjermanisë, njëra nga dërgesat u neutralizua. Kjo organizatë kishte kamufluar 140 kilogramë boçe marijuanë të paketuara në vakum në një dërgesë të pretenduar të fistikëve përmes një kompanie britanike. Në këtë fazë të hetimit, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë, të cilëve iu sekuestruan përveç të tjerave 100 kilogramë marijuanë, 700 gramë kokainë dhe më shumë se 2.000 euro cash.

Pas atij veprimi, agjentët filluan hetimet në Spanjë mbi drejtuesit e rrjetit dhe metodat e shpërndarjes së tyre, të gjitha të koordinuara nga Gjykata e Instruksionit numër 3 të Reus. Falë bashkëpunimit ndërkombëtar me Gjermaninë, Shqipërinë dhe EUROPOL, ishte e mundur të identifikoheshin krerët e organizatës kriminale, konkretisht një klan i familjes shqiptare, që banonte në Gjermani dhe Spanjë. Pas kësaj, ishte e mundur të lokalizohej një nga drejtuesit e rrjetit i cili, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, drejtuan një rrjet të madh kushtuar trafikut ndërkombëtar të marijuanës.

Si rezultat, majin e kaluar një dërgesë e re në Gjermani u ndërpre, ku organizata kishte pjesëmarrjen e një shoferi sllovak të kamionit, i cili fshehu 100 kilogramë boçe marijuanë të paketuara me vakum në mesin e ngarkesës së tij të ligjshme. Në të njëjtën kohë, në Reus, një shkatërrua një plantacion prej 1.170 bimësh marijuanë, ku u arrestuan 3 shtetas shqiptarë, anëtarë të rrjetit kriminal.

Së fundi, falë bashkëpunimit të Policisë Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra, me praninë e autoriteteve policore nga Gjermania dhe Shqipëria, së bashku me analistët nga EUROPOL-i të specializuar në krimin e organizuar shqiptar, u finalizua operacioni. Një dislokim i gjerë prej rreth 400 agjentësh, që mundësuan kryerjen e 42 ndërhyrjeve dhe kontrolleve të njëkohshme në Tarragona, Barcelona, Girona dhe Castellón. Ditë më vonë, agjentët kryen nëntë kërkime të tjera.

Bilanci i përgjithshëm i hetimit, që zgjati më shumë se një vit, arrin në 107 persona të ndaluar dhe 51 prona të regjistruara në të cilat janë shkatërruar disa plantacione të brendshme të marijuanës, përveç ndërprerjes së të tjerave në fazën e montimit. Agjentët kanë sekuestruar rreth një ton marijuanë të përpunuar në boçe, rreth 25,000 bimë marijuanë, rreth 70.000 euro cash, një revolver, një armë gjahu, një bllokues frekuencash dhe tre automjete, dy prej tyre të nivelit të lartë (luksoze).

Për mirëmbajtjen e këtyre plantacioneve ata kishin bërë lidhje të paligjshme, për të mashtruar mbi konsumin e energjisë elektrike, gjë që gjithashtu paraqiste rrezik për pronat fqinje për shkak të rrezikut të lartë të zjarrit në këto objekte, pasi nuk kishin masat e kërkuara të sigurisë. Është vlerësuar se konsumi i gjeneruar nga plantacionet e shkatërruara ka shkaktuar një mashtrim prej më shumë se 1.600.000 euro.

LAJMI KRYESOR: MEGAOPERACIONI në Spanjë! Shkatërrohet klani shqiptar i kultivimit të drogës në Spanjë, 107 të arrestuar. Kontrolle në 23 shtëpi bari, sekuestrohen mbi 900 kg kanabisi, s’mungojnë armët dhe shumat marramendëse me para…  

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni dobra operacioni dobra

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Shtator 2021, 09:01

TIRANË– Një djalë i ri në moshë ka vjedhur disa biçikleta që ndodheshin në parkingun e një pallati. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon e të riut i cili ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet