LIVE UPDATES
Aktualitet

Dogana e Morinës: Po punohet që në raste festive ose fatkeqësi natyrore të hiqet

4 Janar 2022, 15:16 Nga DOSJA
Dogana e Morinës: Po punohet që në raste festive ose

KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar që të lehtësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e mallrat mes dy shteteve, por për lëvizje pa ndalesë duhet kohë, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Është duke u punuar që të ketë pika të veçanta të kalimit kufitar, pika të përkohshme të kalimit kufitar në mbi dhjetë fshatra të brezit kufitar. Janë duke u bërë lehtësime tjera si bashkëpunime në ndërlidhje të sistemeve të përbashkëta të kontrollit kufitar. Po punohet për mundësinë që në raste festive, fatkeqësive natyrore apo rrethana të ngjashme për të kaluar kufirin kudo jashtë pikave kufitare”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie.

Të gjitha këto masa dhe veprime, sipas ministrisë, kanë filluar të zbatohen, por për arsye teknike, financiare, të sigurisë, duhet kohë të zbatohen plotësisht, ‘ashtu siç është vullneti i palëve’.

Në mbledhjen e fundit të qeverive të të dyja shteteve të mbajtur në nëntor të vitit 2021, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar nga ministrat e dikastereve përkatëse të merren me procedurat të cilat çojnë deri në heqjen e kufirit. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, dhe ai i Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë rënë dakord që në kufi të vendosen kamera për monitorimin e automjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendet dhe të mos kërkohen pasaportat apo letërnjoftimet nga qytetarët që kalojnë kufirin.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke punuar në synimet që i kanë dhënë në mbledhjen e fundit të dy qeverive. Radio Evropa e Lirë kërkoi edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk siguroi ndonjë përgjigje. Kufirin qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë pa ndalesë kanë mundësi ta kalojnë vetëm ndonjëherë gjatë festave të apo ndonjë datë historike siç është pavarësia e Shqipërisë apo e Kosovës.

Deklaratat e udhëheqësve ndër vite

Ndër vite udhëheqësit nga Kosova dhe Shqipëria kanë dhënë deklarata të tipit ‘do ta heqim kufirin mes dy shteteve’, por kjo ende nuk ka ndodhur. Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidhin këto dy shtete.

Në shtator të vitit 2018, Ramush Haradinaj, atëbotë kryeministër i Kosovës, pati thënë se kufiri Kosovë-Shqipëri do të hiqet në natën e ndërrimit të moteve. Pas Haradinajt, një deklaratë për heqje të kufirit në vitin 2019 pati dhënë edhe Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte president i Kosovës. Një deklaratë e tillë nuk ka munguar edhe nga Albin Kurti, kryeministër aktual i Kosovës. Por, për këto deklarata, vazhdimisht kishte reaguar Qeveria e Serbisë, e cila i konsideronte rrezik për paqen.

Rama: Kufiri Kosovë – Shqipëri mund të hiqet vetëm me marrëveshje me të tjerët
Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij ka potencuar se nuk është se nuk kanë dashur ta heqin kufirin, por çdo herë kjo çështje kishte alarmuar Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin.

Rama ka thënë se për të hequr kufirin në ‘masën e vetëplotë’, siç e quan ai, ka nevojë për marrëveshje me të tjerat, që nënkupton marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë Rama ka thënë se kishte iniciuar në vitin 2019 iniciativën ‘Mini-Shengeni ballkanik’ që tani ka marrë emrin “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë, Kosova ka refuzuar tashmë të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ishte zotuar që do t’i bashkohet iniciativës së “mini-Shengenit” përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ideja e tregut të përbashkët rajonal mund të nisë me një treg të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Do të duhej të praktikohej si do të funksionojë ky treg i përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, para se një ide e tillë të zgjerohet edhe në shtet tjera të Ballkanit”, ka thënë Zeka.

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë vazhdimisht janë deklaruar se hasin në procedura burokratike kur eksportojnë në Shqipëri. Ata kanë kërkuar që të hiqet kufiri dhe lëvizja e njerëzve, si dhe e mallrave të bëhet sikur në vendet e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’u qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

Por, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit”, është nismë pa vizion për rajonin. Kjo iniciativë, nuk përkrahet as nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për eliminimin e barrierave tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje. Po ashtu, për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Të dyja vendet kanë ndërtuar edhe rrugë, apo autostrada që i lidhin më lehtë ato.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti edi rama kufiri kosove shqiperi albin kurti edi rama kufiri kosove shqiperi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri