E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
JEMEN– Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu të hënën zhgënjim se konferenca e donatorëve për Jemenin kishte grumbulluar më pak se gjysmën e rreth 4 miliardë dollarëve që nevojiten për të shmangur urinë katastrofike që mund të lërë miliona të vdekur në këtë vend të shkatërruar nga lufta.
“Miliona fëmijë, gra, persona në nevojë në Jemen kanë nevojë për ndihmë që të mbijetojnë. Ndërprerja e ndihmave është dënim me vdekje,” tha zoti Guterres.
Zotimet për 1.67 miliardë dollarë donacione në konferencën e zhvilluar përmes internetit dhe të organizuar nga OKB, Zvicra dhe Suedia, janë 1.9 miliardë dollarë më pak se shuma e nevojitur për të dërguar ndihma jetike për këtë vit.
Kjo shumë është më e vogël se donacionet që OKB mblodhi për planin e ndihmave të vitit të kaluar. Fondet e mangëta kanë çuar në shkurtimin e programeve kritike dhe reduktimin e racioneve ushqimore, duke lënë shumë jemenas në nivel urije të rrezikshme.
“Të shpresojmë se zotimet e sotme janë një këst i parë në përgjigje të urisë më të rëndë që ka parë bota në dekada,” tha zoti Guterres.
Lufta që vazhdon prej gjashtë vjetësh mes qeverisë jemenase të mbështetur nga sauditët dhe kryengritësve huti që gëzojnë mbështetjen e Iranit e ka çuar këtë vend, më i varfri në Lindjen e Mesme, në një gjendje pranë katastrofës humanitare.
OKB thotë se 16 milionë jemenas janë të uritur, ndër të cilët 5 milionë janë në prag të zisë së bukës. Rreth 50,000 vetë kanë kaluar tashmë në këtë gjendje të dëshpëruar.
Ushqimet nuk mungojnë, tregjet janë plot me artikuj, por pas luftës disa vjeçare dhe kolapsit ekonomik, njerëzit nuk kanë mundësi financiare për të blerë.
Fëmijët janë në rrezik akut. 400,000 prej tyre ndeshen me ushqim të pamjaftueshëm dhe mund të vdesin nëse nuk ka ndihma të menjëhershme.
“Kjo luftë po gllabëron një brez të tërë jemenasish. Duhet të ndalë,” tha zoti Guterres.
Kontribute
Megjithë gjendjen e dëshpëruar në Jemen, vende rajonale si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti dhanë këtë herë shumë më pak se gjatë krizës humanitare të 2018. Riadi deklaroi të hënën 430 milionë dollarë, Emiratet 230 milionë dhe Kuvajti 20 milionë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi afro 191 milionë dollarë donacione të reja që e çojnë totalin e Uashingtonit deri në fund të shtatorit në 350 milionë dollarë.
Bashkimi Evropian u zotua të japë 114.66 milionë dollarë; Gjermania tha se do të japë 241 milionë, nga të cilat ka dhënë deri tani 176 milionë, ndërsa Britania premtoi 121 milionë dollarë.
Dështim i Njerëzimit
“Me një diferencë prej 2 miliardë dollarësh nga shuma që nevojitet, vendet më të pasura në botë i kanë larë duart nga përgjegjësia për këtë dështim të njerëzimit,” tha David Miliband, kreu i Komisionit Ndërkombëtar për Shpëtim që punon në Jemen.
“Kjo shumë nënkupton shkurtime në dërgesat emergjente me ushqime, ujë, objekte strehimi dhe pajisje mjekësore,” tha Jan Egeland, kreu i Këshillit Norvegjez për Refugjatët. “Kjo mangësi në donacione do të matet me jetë të humbura,” tha ai.
Marrë nga Voa
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Për javë të tëra në fillim të vitit të kaluar, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo doli në pah për mënyrën e trajtimit të shpejtë të situatës së kr...
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka bërë thirrje për rregulla më efikase për rrjetet sociale. Në këtë mënyrë mund të frenohen më mirë gjuha e ur...
KOSOVË- Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për postin e kryeministrit të Kosovës tha të hënën mbrëma se nuk është kundër bis...
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur Presidentin serb Aleksandër Vuçiç si një mediokër i bishti të Milosheviçit. Në një postim ...
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folurt për vizitën në Kosovë. Në një intervistë për ‘RTK...
SHBA- 170 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një letër dërguar Sekretari të Shtetit Anthony Blinken për &cc...
ANGLI- Vaksinimi i popullsisë në Angli ka ulur nevojën e njerëzve për shtrime në spital. Reuters shkruan se vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZenecës janë 80%...
KOSOVË- Numërimi i votave me kusht në Kosovëv ka filluar ditën e sotme. Telegrafi shkruan se deri tani janë numëruar rreth 18 mijë e 571 vota. Ndësa votat ...
KOSOVË- Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në 14 mars do të dalin kandidaturat zyrtare për kryetar të LDK-së. I ftuar n...
SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Melanie Trump kanë marrë vaksinat kundër Covid në muajin Janar. Cnbc shkruan se lajmin e ka bërë të ditur një z...