LIVE UPDATES
Bota

Guvernatori Andrew Cuomo akuzohet për ngacmime seksuale dhe ndryshim të shifrave të COVID-it

2 Mars 2021, 07:08 Nga DOSJA
Guvernatori Andrew Cuomo akuzohet për ngacmime seksuale dhe ndryshim

Për javë të tëra në fillim të vitit të kaluar, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo doli në pah për mënyrën e trajtimit të shpejtë të situatës së krijuar nga pademia, ndërsa mbylli bizneset jo thelbësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. E veçantë ishte edhe dalja e përditshme në konferenca shtypi për median amerikane ndërsa ai sulmonte reagimin e qeverisë federale ndaj situatës.

Me tre mandate guvernatori, 63-vjeçari demokrat u pa si një model për udhëheqjen e drejtpëdrejt mes krizës. Nga mesi i vitit të kaluar, pasi virusi u përhap me shpejtësi në mbarë Shtetet e Bashkuara, ai do të deklaronte se Nju Jorku, shteti i katërt më i madh amerikan me 19 milionë banorë, “kaloi nga situata më e keqe në vend ose në botë, në një ulje dramatike të infeksioneve”.

Por aktualisht, guvernatori Cuomo po përballet me dy kriza të krijuara nga vetë ai. Ai po akuzohet se minimizoi situatën e pandemisë në shtëpitë e të moshuarve në Nju Jork dhe për ngacmime seksuale ndaj dy grave të reja në ekipin e tij. Një goditje e rëndë për imazhin dhe seriozitetin e tij, ndërsa ka thirrje për dorëheqjen nga drejtimi i shtetit të Nju Jorkut.

Ai akuzohet se ka ulur ndjeshëm në deklaratat publike numrin e të vdekurve nga koronavirusi në shtëpitë e të moshuarve në shtetin e Nju Jorkut. Kjo shifër aktulisht është 15,000 krahasuar me 8,500 të raportuara më parë.

Një ndihmës i lartë i zotit Cuomo u tha ligjvënësve të shtetit të Nju Jorkut se zyrtarët kishin frikë se të dhënat “do të përdoreshin kundër tyre” nga hetime të mundshme federale nga Departamenti i Drejtësisë nën administatën e Presidentit Donald Trump, një kundërshtar i vjetër i demokratit Cuomo.

Aktualisht, njoftime të shumta të medias flasin për hetime nga Departamenti i Drejtësisë mbi numrin e vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve në Nju Jork, edhe pse në krye të vendit ka ardhur demokrati Joe Biden, një aleat politik i zotit Cuomo.

Në rastin tjetër, demokrati Cuomo përballet me akuza për ngacmime seksuale nga dy gra që punonin në zyrën e guvernatorit.

Ligjvënësit e atij shteti, përfshirë disa kolegë demokratë të zotit Cuomo, kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij dhe hetime, pas daljes në skenë të numrit të madh të vekjeve në shtëpitë e pleqve dhe komenteve të tij të padëshiruara për gratë.

Një nga gratë, Lindsey Boylan, ish-zyrtare për zhvillimin ekonomik, pretendon se ai e kishte ngacmuar atë në disa raste që nga viti 2016 deri në vitin 2018, dhe pa dëshirën e saj e kishte puthur në buzë në zyrën e tij në qytetin e Nju Jorkut, pretendim që hidhet poshtë nga zoti Cuomo.

Akuzuesja tjetër, Charlotte Bennett, një ish-ndihmëse 25 vjeçare e guvernatorit, ngre pretendimin për ngacmim seksual vitin e kaluar. Ajo tha për gazetën New York Times se guvernatori e kishte pyetur atë për jetën e saj seksuale dhe nëse ajo kishte kryer mardhënie intime me burra të moshuar.

E kuptova se guvernatori donte të flinte me mua dhe ndjehesha tmerrësisht keq dhe e frikësuar”, tha zonja Bennet për gazetën. “Pyesja veten si do të dilja nga situata dhe supozova që ishte fundi i punës time aty”. Në nëntor ajo la punën.

E pyetur lidhur me akuzat ndaj zotit Cuomo për ngacmime seksuale, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se zoti Biden beson se “çdo grua që ngre akuza duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt”. Zonja Psaki shtoi se, “Kjo vlen për Charlotte dhe Lindsey”, duke iu referuar dy akuzuesve të guvernatorit Cuomo.

Të dielën Cuomo e pranoi se mund të kishte bërë komente të papërshtatshme në bisedën me zonjën Bennet që mund të “ishin keqinterpretuar si një flirtim i padëshiruar”.

Guvernatori tha se komentet e tij ishin pjesë e jetës së tij të punës, ku në disa raste “i ngacmoj njerëzit lidhur me jetët dhe marrëdhëniet e tyre personale”.

Tani e kuptoj që veprimet e mia mund të kenë qënë jo-sensitive ose shumë personale dhe që disa nga komentet e mia, duke patur parasysh postin, i bënë të tjerët të ndjehen në mënyra që nuk ka qënë qëllimi im”, tha Cuomo përmes një deklerate. “E pranoj që disa gjëra që kam thënë janë keqinterpretuar si flirtime të padëshiruara. Për ata që janë ndjerë ashtu, kërkoj ndjesë.

Guvernatori Cuomo tha se do të lejonte prokuroren e përgjithshme të shtetit Letitia James, që të caktonte këdo që ajo dëshironte për të hetuar pretendimet për ngacmime seksuale.

Marrë nga Voa

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen