LIVE UPDATES
Bota

“Gënjen serbët për t’i sunduar”/ Ngjela: Vuçiç i çmendur me ardhjen në pushtet të Biden

1 Mars 2021, 22:16 Nga DOSJA
“Gënjen serbët për t’i sunduar”/ Ngjela:

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur Presidentin serb Aleksandër Vuçiç si një mediokër i bishti të Milosheviçit. Në një postim në Facebook, Ngjela shkruan se Vuçiç nuk e ka patur kurrë mundësinë për tu ngritur në pushtët por e ka mbajtur atë më fjalët “Kosova është Serbi.” Ai gjithashtu në shkrimin e tij është shprehur se serbët kanë frikë nga ardhja në pushtet e Joe Biden si president i SHBA-së pasi do të dalë të vërteta dhe se Vuçiç nuk mund t’i gënjëjë më serbët për Kosovën.

Shkrimi i plotë:

Pse ka tension iracional në politikën aktuale të Serbisë? Përse politikanët e lartë të Serbisë po flasin vetëm marrëzira force për çështjen e Kosovës, kur ajo është krijim amerikan dhe është nën mbrojtjen apo proteksionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Pse janë kaq naivë këta serbë iracionalë? Pse, nuk e mbajnë mend fare historinë këta milosheviçiane të vonuar, për të kujtuar që lideri i tyre Milosheviç, i çmendur, por që ata e kanë thellë në shpirt, deklaroi kapitullimin në luftën e NATO-s për çlirimin e Kosovës? Kaq shpejt pasioni infantil ua ka errësuar memorien historike?

Jo, kuptohet se ka diçka tjetër në këtë mes.

l.Presidenti i Serbisë Vuçiç, një mediokër i bishtit të Miloshrviçit, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër për të qenë në pushtet, me përjashtim të demagogjisë se, e marr sot apo e marr nesër Kosovën. Dhe gjithmonë me shprehjen arkaike “Kosova është Serbi”. Gënjen serbët, për t’i sunduar.

Por, kjo tregon që vetë serbët kanë mbetur skllevër të padrejtësisë dhe pushtimit të territoreve shqiptare. E gjitha një gënjeshtër historike.

Kur Milosheviçi i thosh amerikanëve që shqiptatët janë të ardhur në tokat tona në Kosovë, ata qeshin me një gjest përbuzës. Por, siç duket ky Vuçiç ende i di si profeci marrëzitë plot gënjeshtra të Milosheviçit, ose dhe si gjenialitete të politikës tiranike.

Por, të gjithë këta i tremb historia, dhe më shumë gjuha shqipe. Prandaj i fshehin si injorantë faktet historike, por i tmerron gjuha shqipe. Kjo i ka shqetësuar me mllef në shkuj, dhe sot, edhe më shumë, sepse janë shumë katedra universitetesh në Perëndim, e sidomos në Amerikë që, nëpërmjet gjuhës shqipe, po kthejnë historinë vërtetë të Ballkanit.

ll.Sot e gjithë politika perëndimore e di që Serbia, si shtet, është një investim në falsitet i Rusisë dhe Francës, në një anë, dhe i Perandorisë Osmane, në anën tjetër. Por që, në 80 përqind të territorit të saj, ajo shtrihet njëherësh në territor shqiptar e shqiptarësh.

Pikërisht, kjo është arsyeja që serbët kanë tani dy shekuj që në mendjen e tyre kanë pasur vetëm një motiv: shfarosjen e shqiptarëve. Frikë ndaj së vërtetës, të cilën, para kapitullimit, Mlosheviçi ia shprehu hapur ambasadorit amerikan në Uashington, Uorren Zimerman. Ai i tha: “Amerika ka përpunuar një plan konkret për të drejtuara të gjithë Ballkanin. Dhe këtë po e bëjnë bashkë me Gjermaninë, armikun historik të Serbisë”. Zimerman nuk fliste ndërsa Milosheviçi vijoi: “Në fillim do të jetë forcimi i Shqipërisë dhe, më pas Uashingtoni do kalojë nga Kosova drejt Serbisë, për të mposhtur tërësisht Serbinë”. Zimerman, një diplomat i nivelit të lartë, nuk foli por e pa Milosheviçin si inferior.

Sigurisht, shumë kanë bërë në këtë drejtim, por edhe rezistenca e malësorëve shqiptatë ka për të mbetur një fakt historik që do ta ketë jehonë në historinë moderne të Evropës. Kurse tani, kuptohet sheshit që serbët po janë në dekadencë. Politika e lartë e Perëndimit tani e di të vërtetën, prandaj pyetja që ngrihet këtu është kjo: a mos ka konverguar ndërkohë në një pikë interisi amerikan me rivendosjen e të drejtës historike të mohuar të shqiptarëve?

Nuk duhet harruar se të shumtë kanë qenë edhe të shiturit e shqiptarëve në këtë histori, njëherësh heroike dhe të trishtë shqiptare, që nga Esat Toptani e deri te këta ta sotmit, që tani po shihet se janë të falimentuar edhe në Tiranë dhe, edhe në Prishtinë.

lll.Po pse janë kaq të shqetësuar në këtë kohë krerët barbarë të Serbisë, dhe, përse pikërisht në këta dy muajt e fundit?

Sepse tani në Uashington ka ardhur si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Kjo është arsyeja kryesore.

Po pse serbët këlthasin si të marrë për të ushtruar forcë kundër Kosovës?

Sepse është ajo që shprehëm më lart: presidenti i tyre Vuçiç, nuk ka asnjë arsye apo motiv politik për të qenë në pushtet veç gënjeshtrës drejtuar popullit të vet, që Kosova është e Serbisë. Po serbët, e besojnë? Intelektualet e lartë e tallin, por populli i thjeshtë ka brenda vetes në psikikën e tij një hakërim antishqiptar, i cili i çon në një marrëzi kolektive. Pikërisht, këtë marrëzi kolektive, Vuçiç e shfrytëzon për pushtetin e tij.

Por, në këtë çështje ka edhe diçka që vjen e rrjedh si arsyetim gjeopolitik nga pyetja: mos ndoshta politika e re amerikane ka shkuar te mendimi që Serbia është një tumor që pengon zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, dhe prandaj duhet shkulur? Dhe më tej, nëse kjo është arsye amerikane: a nuk janë vetëm shqiptarët ata aleatë të NATO-s që mund ta bëjnë këtë?

Pse? Sepse Serbia është e ngritur në territore shqiptare dhe historia e falsifikuar, në dy shekuj rresht, ka goditur rëndë historinë si ecuri të autoktonisë së gjerë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Tani në këtë zonë jetojnë 8 milionë shqiptarë dhe ka edhe dy shtete shqiptarë të pavarur. Sigurisht, kjo është përparësia shqiptare në këtë zonë dhe në këtë kohë historike, e cila nuk do të ndalet deri në përcaktimin e drejtë të realitetit historik.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic spartak ngjela aleksander vucic spartak ngjela

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen