LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja 184: Gjykata u mbyll dyert gazetarëve me pretekstin e masave anti-COVID

20 Maj 2021, 18:21 Nga DOSJA
Dosja 184: Gjykata u mbyll dyert gazetarëve me pretekstin e masave

DIBËR- Gjykata e Dibrës shtyu të enjten seancën e gjykimit për katër të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Shtyrja u mor për shkak të kërkesave të të pandehurve.

Tre prej të akuzuarve nga prokuroria, ish-drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës, për “shpërdorim detyre” dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre do të jenë në gjykim të shkurtuar.

Ndërsa ish-shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” ka kërkuar gjykim të thelluar dhe do të ndahet nga çështjet e tjera. Të gjithë të akuzuarit do të kenë një avokat mbrojtës.

Gjyqtari Ardit Kuka vendosi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke larguar nga salla gazetarët që ishin duke ndjekur seancën. Kuka e arsyetoi këtë vendim me kufizimet e qeverisë për masat anti-Covid, pavarësisht se në sallë ishin më pak se 10 persona. Ndërkohë, vetë Kuka dhe të akuzuarit gjatë zhvillimit të seancës nuk mbanin maskë.

Prokurori i çështjes, Urim Buci i tha BIRN në një bisedë telefonike se në këtë seancë kishte parashtruar kërkesat e tij ndaj gjykatës, por gjyqi ishte shtyrë të zhvillohet pas tre javësh, kjo si pasojë e kalendarit të ngjeshur që kishte gjykata.

Në seancën e ditës së enjte, asnjë nga 41 viktimat e dosjes 184 nuk morën pjesë, pavarësisht se nga gjykata tha se ishin lajmëruar. Avokati Indrit Sefa, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në një bisedë telefonike, i tha BIRN se presin që të përfundojë gjyqi për vlerësimin e të akuzuarve, dhe se pjesëmarrja e viktimave në këtë fazë të procesit nuk është e detyrueshme.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, pasi u mbajt për një kohë të gjatë në sirtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe më pas ndërroi disa herë duar prokurorësh duke e kthyer në një ping-pong mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Dibrës për çështje të kompetencës.

Robert Aga, ish-shefi i Komisariatit të Dibrës, i vetmi që ka kërkuar një gjykim të thelluar i tha BIRN me ironi se ishte i habitur që media vijonte të ndiqte këtë histori.

Më parë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër pushoi çështjen për ish-kryetarin e Bashkisë Dibër, Dionis Imerajn, që në zgjedhjet e prillit ishte edhe kandidat për deputet në listat e Partisë Socialiste, Korab (Imer) Lala, Afrim Mikli, Arben Keshi dhe Bekim Krashi, të akuzuar për blerje të votës.

Sipas prokurorisë, pavarësisht se është provuar shitblerja e votave në Dibër, asnjë prej të hetuarve nuk do të mbante përgjegjësi penale, pasi për shkak të kohës së kaluar, krimi është parashkruar me kalimin e afatit 3-vjeçar të ndjekjes penale. Mbrojtësit e katër të pandehurve që u dërguan në gjykim, kërkuan që dosja të pushohej edhe për ta duke pretenduar se prokuroria nuk kishte prova.

REPORTER

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 gjykata e dibres dosja 184 gjykata e dibres

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët