"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Drejtori i policisë në Kosovë pret në takim Ardi Veliun: Bashkim i ndërsjelltë në fushën e sigurisë mes dy institucione
20 Maj 2021, 14:52Nga DOSJA
KOSOVË– Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur sot në takim homologun shqiptar, Ardi Veliun.
Faqja zyrtare e policisë së Kosovës ka ndarë fotot nga takimi mes dy drejtorëve, teksa theksohet se qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, procedurave të punës që përdorin policitë e dy vendeve, më konkretisht shkëmbimin e ekspertizës lidhur me sistemet elektronike, bazat e të dhënave në përdorim, si dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.
Njoftimi i policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin MEHMETI priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi VELIU
Prishtinë, më 20 maj 2021
Sot, më 20.05.2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi Veliu me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti i dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia Shqiptare dhe theksoi se vlerëson lartë bashkëpunimin në mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, procedurave të punës që përdorin policitë e dy vendeve, më konkretisht shkëmbimin e ekspertizës lidhur me sistemet elektronike, bazat e të dhënave në përdorim, si dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.
Pas një prezantimi të bërë nga Policia e Kosovës për punën dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të informacionit të burimeve të policisë, palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë si dhe mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Gërmimet për varret masive jashtë murit rrethues të qytetit antik të Apolonisë do të vazhdojnë. Mendohet që varreza i përket shekullit të tretë të ...
TIRANË– Procesi i vaksinimit me dozat kineze në vendin tonë ka hasur probleme gjatë ditëve të fundit. Pikat e regjistrimit për marrjen e vaksinës ditën e s...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një status në profilin e tij në Facebook, Hox...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose e njohur ndryshe si GJKKO, ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e...
TIRANË– Babai i shoferit 21-vjeçar të arrestuar dje nga policia pas kapjes së një sasie prej 123 mijë e 460 paundësh dhe 280 stërlinash ka folur për...
SHKODËR– Ergys Malja, 15-vjeçari i cili kishte dijeni për vrasjen e Endri Mustafës është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Shkodrës. Në sallë...