“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Artan Hoxha: Meta e Berisha që të vunë aty s’të ndihmojnë dot më, tërhiqe
20 Maj 2021, 13:14Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një status në profilin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se tashmë Presidenti Ilir Meta e ish-kryeministri Sali Berisha nuk e mbrojnë dot sepse kanë hallet e tyre, edhe pse ai gjatë kohës që ishte kryeprokuror u mbylli shumë dosje korrupsioni duke prishur edhe hetime të tjera.
Tani, sipas gazetarit Hoxha meqë Llalla është i pari zyrtar i lartë i ndëshkuar, të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete shefat e tij.
“Me krah te lehta kryeprokuror i Republikes. Vendimi u dha nen monitorimin e perfaqesuesve të SHBA në sallen e gjyqit…Tani, ata qe të vune aty(Berisha+Meta) dhe të perdoren si kamikaz për penguar sa kishe mundesi, nje projekt amerikan, nuk te mbrojne dot se jane te zene me hallet e tyre. Edhe pse në fakt u mbylle aq shume dosje korrupsioni dhe i mbrojtje stoikisht, duke prishur shume hetime të vartesve të tu…Ne fakt ti nuk hetove askend, as ata qe kishin qeverisur Shqiperine, as ata qe po e qeverisin Shqiperine…Meqe je i pari i ndeshkuar në kete fllad ndryshimesh, hiqe kemben zvarre dhe merri me vete dhe shefat e tu…Kush e ka radhen???!!”- shkruan Hoxha.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe vendosi që për 5 vite ai të mos mbajë poste publike. GJKKO i vendosi sekuestro pasurisë s ish-kryeprokurorit. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri. Avokati i Llallës, Sokol Hazizaj është shprehur se e gjithë çështja është një farsë, duke shtuar më tej se klienti i tij ka marrë dhe para borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose e njohur ndryshe si GJKKO, ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e...
TIRANË– Babai i shoferit 21-vjeçar të arrestuar dje nga policia pas kapjes së një sasie prej 123 mijë e 460 paundësh dhe 280 stërlinash ka folur për...
SHKODËR– Ergys Malja, 15-vjeçari i cili kishte dijeni për vrasjen e Endri Mustafës është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Shkodrës. Në sallë...
LEZHË– Kryeplaku i fshatit Tarazh në Mirditë ku ndodhi ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçareje ka treguar se familja e vajzës ishte në kus...
TIRANË– Ka nisur seanca e parë gjyqësore për 5 personat që akuzohen për abuzimin seksual ndaj një adoleshenteje, në Tarazh të Mirditës.Autorët janë sjellë ...
TIRANË– Ditën e sotme është dhënë masa gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Klodian Rashës. Me këtë vendim...