LIVE UPDATES
Insights

Moldavë apo rumunë? Një shembull se si mund të “lindë” gjuha kosovare

2 Shkurt 2020, 19:19 Nga DOSJA
Moldavë apo rumunë? Një shembull se si mund të

Akademia Rumune, një institut i mbështetur nga Qeveria për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës rumune doli së fundmi me një deklaratë ku i kërkonte Moldavisë që të ndalonte së cilësuari gjuhën që flet shumica e qytetarëve të vet si “moldavisht” dhe ta thërrasë atë ashtu siç është në të vërtetë “dialekt i rumanishtes”.

“Promovimi i idesë së një gjuhe moldave, të ndryshme nga rumanishtja nuk është thjesht mohim i identitetit dhe realitetit kulturor, por është gjithashtu një manipulim ideologjik që komuniteti ndërkombëtar nuk ka për ta pranuar kurrë”, thuhej në deklaratën e Akademisë Rumune.

Reagimi mori shtysë pasi Presidenti moldav, Igor Dodon foli në mbështetje të një “gjuhe moldave” gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin e Europës në Strasburg, duke shkaktuar përshkallëzim të mëtejshëm të përplasjeve mes qeverive të dy vendeve.

Sherri për gjuhën buron që prej kohës së ish-Bashkimit Sovjetik. Moldavia ishte pjesë e këtij bashkimi dhe për të dobësuar dhe shkëputur lidhjet e saj me Rumaninë, Moska krijoi një identitet artificial moldav, të ndryshëm nga ai rumun.

Pse e sollëm këtë përplasje që zhvillohet mes dy vendeve në një rajon gjeopolitik me pak rëndësi për shqiptarët? Arsyeja është e thjeshtë…sepse ka një ngjashmëri të madhe me atë që po luhet sidomos në vitet e fundit mes shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë.

Mes shqiptarëve nuk ka mbërritur ende përplasja tek gjuha. Pra, përplasja mes udhëheqësve në Tiranë e Prishtinë nuk është aq e theksuar sa përplasja mes Bukureshtit dhe Chisinaut. Në Kosovë nuk ka mbërritur ende tek faza ku të mohohet nga shqiptarët e Kosovës që gjuha që flasin është shqip, por ta quajnë këtë gjuhë “gjuhë kosovare”. Por, janë dhënë shenjat e para të një përplasjeje që mund të thellohet nëse dy shtetet shqiptare nuk tregohen më të kujdesshme në afrimin me njëri-tjetrin.

Përplasjet janë nga më të rëndomtat e burokratiket. Kanë filluar me turizmin patriotik, ku nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima të mashtruesve në bregdetin shqiptar dhe kanë vazhduar me tarifat doganore, ku njëra palë ka akuzuar tjetrën për tarifa të padrejta dhe në këtë pjesë nuk ndihmon as trau i vendosur në “Rrugën e Kombit”.

Përplasja vijoi me Flamurin e Kosovës. Shumë i mbrojnë ngjyrat e tij, sepse janë pikërisht ato ngjyra që i dhanë Pavarësinë, por të tjerë kanë qenë kundër, përfshirë këtu edhe vetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, që pritet të shpallet Kryeministër së shpejti.

Ndasitë u thelluan me njohjen e Kosovës nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s. Disa nga lojtarët që u larguan nga Shqipëria për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës u cilësuan në Prishtinë si heronj, ata që nuk e bënë këtë, u cilësuan tradhtarë.

Vijoi me përplasjen nëse skuadra e Kosovës duhej të quhej “Kombëtare”, apo “Përfaqësuese” dhe në fund një video “naive” në rrjetet sociale ka rindezur këtë debat. Në videon e shpërndarë dhe më pas të fshirë edhe nga vetë Lorik Cana shfaqet një fëmijë që këmbëngul se është “shqiptar i Kosovës” dhe përlotet kur i thonë “kosovar”.

Nga një pjesë e shqiptarëve në Prishtinë videoja u ironizua, aq sa disa sollën në kujtesë një fjalim të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, që në 2016 i drejtohej Vlora Çitakut duke i thënë se ajo nuk ishte kosovare, por shqiptare e Kosovës. Daçiç deklaronte se nuk kishte një komb kosovar dhe se kombi kosovar ishte një krijesë artificiale e Perëndimit. Me këtë argument akuzonin palën tjetër që mbronte “shqiptar i Kosovës” se ishte në një linjë me Ivica Daçiçin.

Asnjëra palë, pavarësisht qëndrimeve që i ndajnë nuk e vë në dyshim që si andej edhe këndej kufirit që ndan dy shtete shqiptare, ka shqiptarë. Por, sot vetëm për pjesën dërrmuese të historianëve nuk ka asnjë dyshim se moldavët dhe rumunët janë i njëjti popull dhe megjithëse vetëm deri para pak dekadash edhe vetë pjesa më e madhe e moldavëve e kanë pranuar këtë, sot është një tjetër panoramë.

Sipas një sondazhi të realizuar në 2009, vetëm 26 për qind e moldavëve thonë se kanë lidhje në gjuhë dhe kulturë me rumunët, ndërsa 50 për qind e mohojnë këtë. Në Kosovë e Shqipëri nuk janë realizuar sondazhe të tilla, por një sondazh që tregon “ftohjen” është ai i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Shoqëria e Hapur për Kosovën që në 2018 doli në përfundimin se ka rënë në 63 për qind shifra e qytetarëve të Kosovës që dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë, ndërsa në Shqipëri kjo shifër ishte 74 për qind.

Për të kuptuar se si po ndodh procesi i largimit mes shqiptarëve, duhet që më parë të kujtojmë se si përfunduan të ndarë rumunët e moldavët. Në shekullin e 17-të, rumunët ishin të ndarë në tre rajone të mëdha, Wallachia, Transilvania dhe Moldavia. Po në këtë periudhë banorët e Moldavisë e quanin veten si moldavë ashtu edhe rumunë, ndërsa nga fqinjët e tyre sllavë të gjithë bashkë quheshin “vllahë”, një term që sllavët e përdornin për popujt që flisnin gjuhët e prejardhura nga latinishtja, siç ishte edhe rumanishtja.

Moldavia u bë pjesë e Perandorisë Ruse në vitin 1812 si pjesë e një marrëveshje me Perandorinë Osmane, ndaj të cilës Principata e Moldavisë ishte vasale. Marrëveshja mes turqëve dhe rusëve shkaktoi protesta në Moldavi, ku kundërshtohej kalimi i tyre nën pushtetin e Perandorisë Ruse.

Megjithatë, kalimi ndodhi dhe nga principatë, Moldavia u quajt “Oblast”. Menjëherë nisi procesi i ‘rusizimit’ të rajonit. U ndalua alfabeti latin dhe u bë i detyrueshëm alfabeti cirilik dhe principata humbi shumë nga autonomia që gëzonte nën pushtetin e osmanëve.

Në Luftën e Parë Botërore, Moldavia iu bashkua Mbretërisë Rumune. Megjithatë, thuajse një shekull asimilim dhe lidhje me Rusinë e kishin dobësuar identitetin rumun të moldavëve dhe në vitin 1940, pas një ultimatumi të Bashkimit Sovjetik, Rumania pranoi që t’ja lëshojë Moldavinë Rusisë, e cila vazhdoi fushatën e asimilimit dhe të forcimit të identitetit “moldav”.

Marrë nga Gazeta Si

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione akademia rumune igor dodon ivica dacic akademia rumune igor dodon ivica dacic

Sondazh

Poll
Insights 1 Shkurt 2020, 21:08

Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

TIRANË- Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër ...

Insights 1 Shkurt 2020, 21:04

Edi Rama, thjesht një lolo mbi piramidë

KANADA- Kur politika nuk ecën mirë dhe ka probleme qeverisjeje, regjisorët e propagandës merren me skalitjen e personazheve të dramës që servirin çdo dit...

Insights 1 Shkurt 2020, 10:00

Koment: Donald Trump fyen palestinezët

SHBA– Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet rebelimet popullore, dhe as iniciativa...

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK