LIVE UPDATES
Insights

Koment: Plane aneksimi dhe akuza aparteidi, Izraeli dhe plani i paqes për Lindjen e Mesme

1 Shkurt 2020, 09:27 Nga DOSJA
Koment: Plane aneksimi dhe akuza aparteidi, Izraeli dhe plani i paqes për

Qëndrimet për planin e paqes të prezantuar nga Uashingtoni janë shumë të ndryshme, jo vetëm në nivelin ndërkombëtar dhe atë rajonal, por edhe vetë brenda Izraelit. Ndonëse pikërisht Izraeli konsiderohet në përgjithësi si përfituesi më i madh prej këtij plani. Prej kritikave pjesërisht të ashpra tani duket se kryeministri Benjamin Netanjahu është i befasuar: Dalja publike me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe përurimi i planit amerikan të paqes për Lindjen e Mesme duhej të hapte etapën e fundit për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Izrael – të tretat këto brenda një vitit  – dhe të siguronte, që kësaj here do të funksiononte, ajo çfarë dështoi në prill dhe në shtator të vitit të kaluar: konfirmimi i Netanjahut në postin e kryeministrit.

Në radhë të parë Netanjahu kishte shpresuar, se tani menjëherë, pra para zgjedhjeve ai do të mund t’i vinte “pikat mbi I”. Konkretisht: T’i kthente në fakte të kryera me mbështetjen e SHBA-së realitetet e krijuara aktualisht në territoret palestineze në perëndim të lumit Jordan. Kryesisht është fjala për ngulimet hebreje në këtë zonë: Pikërisht pak ditë më vonë pas kësaj, Netanjahu donte të ndërmerrte hapat e parë për “zgjerimin e sovranitetit të Izraelit” me ngulimet në këto territore. Thënë qartë: donte të përgatiste aneksimin e tyre prej  Izraelit.

Netanjahut iu desh të tërhiqet nga planet e tij 

Uashingtoni ia hodhi poshtë këtë Netanjahut: Të tilla hapa nuk duhen ndërmarrë me ngut, për këtë nevojiten bisedime dhe marrëveshje me palët e prekura. Këtu kihen parasysh jo aq vetë banorët, se sa palestinezët dhe Jordania. Pra Netanjahut iu desh të tërhiqet. Ndërkohë që prej këtij veprimi të mëvetësishëm ai priste forcimin e Bllokut të tij Likud në zgjedhje. Sepse asgjë tjetër nuk dukej të ishte më e përshtatshme se sa prezantimi i proklamuar vazhdimisht gjatë tre viteve të fundit i të ashtuquajturit “Akordi i shekullit”, sikurse e ka emërtuar paraprakisht prej disa muajsh marrëveshjen e paqes dhëndri i Trumpit Jared Kushner.

Vlen të theksohet se fjala “paqe” me vetëdije është hequr nga ky emërtim prej Likudit. Sepse si do të mund të fitonte pikë tek zgjedhësit me përdorimin e këtij termi pikërisht një politikan si Netanjahu? Eshtë pikërisht ai që prej vitesh e ka minuar sistematikisht marrëveshjen e parë serioze mes Izraelit dhe palestinezëve, aq sa prej “Marrëveshjes historike të Oslos” tashmë nuk ka mbetur asgjë.

Vlen të theksohet se fjala “paqe” me vetëdije është hequr nga ky emërtim prej Likudit. Sepse si do të mund të fitonte pikë tek zgjedhësit me përdorimin e këtij termi pikërisht një politikan si Netanjahu? Eshtë pikërisht ai që prej vitesh e ka minuar sistematikisht marrëveshjen e parë serioze mes Izraelit dhe palestinezëve, aq sa prej “Marrëveshjes historike të Oslos” tashmë nuk ka mbetur asgjë.

Ky fakt është mbajtur në heshtje prej kampit të djathtë në Izrael. Më e rëndësishme dukej se ishte vetëm: Që me mbështetjen e SHBA-së të siguroheshin pikat, të cilat ndërkombëtarisht konsideroheshin si pengesat kryesore për marrëveshjen e paqes me palestinezët. Në plan të parë qendronte politika e ngulimeve në territoret palestineze të pushtuara në luftën gjashtë ditore më 1967. Donald Trump në këtë drejtim bëri disa lëshime paraprake: me njohjen e ankesimit të kodrave siriane të Golanit dhe ndryshimin e statusit të Jeruzalemit.

E tani duhej të pasonin hapat e tjerë. Janë të shumtë ata në Izrael që e konsiderojnë këtë si veprim konsekuent. Ndër të tjera, sepse ata qysh në fëmijëri – në kopësht, në shkollë e në ushtri – janë edukuar që territoret e pushtuara në vitin 1967 në perëndim të Jordanit konsiderohen si pjesë e “Eretz Izraelit”, vendit biblik të Izraelit.

Miratimi dhe refuzimi në Izrael të ekuilibruar

Megjithatë jo të gjithë mendojnë kështu në Izrael: Njëri prej tyre është Ehud Olmert, paraardhësi i Netanjahut si kryeministër ne vitet 2006 deri më 2009, dhe autor i planit të paqes të vitit 2008, i negociuuar me presidentin palestinez Abbas. Reagimi i tij ndaj planit aktual për Lindjen e Mesme nga Shtëpia e Bardhë është fare i qartë. Ai druan, se Izraeli me këtë plan spostohet drejt shtetit të aparteidit. Sepse është e paimagjinueshme, që këtu një ditë të sundojë paqja mes dy shteteteve, për aq kohë sa njëra palë dominon ndaj tjetrës.

Edhe lidhur me çështjen e rolit të Jordanisë ka zëra të arsyeshëm, që tërheqin vëmendjen, se duhet vepruar me kujdes. Janë ushtarakët izraelitë që druajnë, se veprimi radikal i Izraelit mund ta prekë Jordaninë e madje ta detyrë atë që të anullojë paqen me Izraelin.

Në anketime rezulton se miratimi apo refuzimi ndaj planit të Trumpit është i ekuilibruar. Nëse dhe si mund të ndryshojë kjo deri në ditën e zgjedhjeve më 2 mars, askush nuk mund ta parashikojë. Nëse zgjedhjet nuk kanë rezultat të qartë, atëherë ky plan i paqes mund të harrohet. Po ashtu do të harrohej edhe në rast se një fitues i zgjedhjeve do të përpiqej ta zbatonte atë. Ashtu sikurse e kishte ndërmend edhe Netanjahu në fillim të kësaj jave.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione izrael peter philipp trump izrael peter philipp trump

Sondazh

Poll
Insights 26 Janar 2020, 18:30

A është Zamiri komunist?

TIRANË- Tellalli i Zamirit ka nxjerre sot disa fleterrufe ku nder te tjere me shpall edhe mua “neo-marksist”. Me neo-Marksist nuk besoj se Zamiri ka parasy...

Insights 25 Janar 2020, 15:27

Davos: Eshtë koha për veprim!

Mjaft më me fjalime. Kërkohet veprim. Asnjëherë në historinë 50 vjeçare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos nuk janë shprehur kaq hapur dhe në mënyrë ra...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni