Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një ndërtesë të vjetër dykatëshe që dikur përdorej për zyra, një tragjedi u luajt në heshtje. Nuk zgjati 3 ditë, as 3 orë, as 3 minuta për t’u lexuar, lajmi për 2 binjakët 5 – muajsh që ikën nga kjo botë pa thënë dot as fjalën e parë. Diku në rrethinat e Beratit, në një godinë të amortizuar, lagështira, i ftohti dhe mbi të gjitha varfëria, iu mori jetën.
Kishin lindur të përjashtuar nga sistemi. Gjyshërit e pastrehë uzurpuan atë ndërtesë që mbahet në mure gjysmë të prishur, për të rritur fëmijët, prindërit e binjakëve. Të përjashtuar edhe këta nga sistemi, bashkë më vëllezërit dhe motrat popullonin atë ndërtesë të vjetër, të refuzuar gjithashtu nga sistemi.
Ndërsa muret shpoheshin nga lagështira dhe rriteshin të harruar, jeta nuk mund të ripërtërihej më. Ndërsa binjakët lëngonin nga sëmundja apo helmimi, ata numëronin qindarkat me trishtim dhe nuk guxuan kurrë të afroheshin tek dyert e spitalit.
Vetëm në frymëmarrjen e fundit, kur të qarat u mbytën nga pafuqia, u nisën për t’i shpëtuar.
Ishte vonë. Mjekët ngritën supet. Faji u mbeti prindërve. Ata të përjashtuarit nga sistemi, të pajtuarit me mjerimin, mbyllën derën e shtëpisë dhe heshtën. Nuk pranuan njerëz për ngushëllim, ia mbyllën rrugëdaljet tragjedisë, që po shpërthen muret e tretura nga lagështira.
Me kaq historia merr fund. Prindërit fajësojnë veten dhe Shtetin – këtë krijesë abstrakte që ndonjëherë merr fytyrën e Kryeministrit, ndonjëherë të kryetarit të Bashksië, të mjekut, të mësuesit, por asnjëherë nuk ka një emër të përveçëm.
Kjo është historia e atyre që, të përjashtuar nga sistemi, janë përjashtuar edhe nga shoqëria. Ata që lindin me fatin e paracaktuar në një shoqëri që e ka pranuar padrejtësinë si sistem dhe përpiqet të fusë kokën brenda me moton “secili për vete, zoti për të gjithë”.
Që e sheh varfërinë si fat, jo si pasojë e një sistemi të padrejtë, që i sheh të varfërit si problem, jo si viktima të atyre që po zhvasin pasuritë e të gjithëve, që quajnë turp mjerimin jo plaçkitjen e pasurisë kombëtare për ta fshehur nëpër botë. Të qenit i varfër, në Shqipëri, sot më shumë sesa një fatkeqësi, nga shteti dhe shtresa e pasur, po quhet një e metë…
Ndërkohë që binjakët shuheshin në heshtjen tragjike, në bulevard një grup i vogël minatorësh u kujtuan të mos e pranojnë padrejtësinë, besuan se kjo mund të luftohet.
Në mes të shiut, përpara zyrës së pagëzorit të oligarkëve, treguan se nuk do dorëzohen, nuk do ta kyçin tragjedinë e tyre në galeritë e Bulqizës, nuk do ta pranojnë fatin e të qenit i plaçkitur dhe i pashpresë.
Një protestë që sfidoi, jo vetëm Samir Manen, si një ndër arkitektët e sistemit, jo vetëm Kryeministrin si ortak të tij, por edhe mediat në shërbim. Një luftë krejt e pabarabartë, një luftë që mund të mos arrijë shumë, por dje mundi të tregonte se sistemi ka kapur gjithçka, se shpresa është shumë e vakët, por ata që i dorëzohen sistemit, janë, jo vetëm të humbur, por edhe të poshtëruar.
Mediat u mbyllën, por opinioni publik jo. Në rrjetet sociale, betejën e fituan minatorët. Qytetarët u bashkuan me ta kundër oligarkëve, kundër qeverisë, kundër mediave të shitura. Aty ku prej kohësh mungonin protesta të tilla, u dha mesazhi se ky sistem i babëzitur, nuk ka fuqi. Mjafton që të bashkohen një ditë të përjashtuarit në bulevard, dhe mund të hidhet poshtë çdo sistem, çdo kryeministër, çdo qeveri, e cila nuk gëzon më votëbesimin e njerëzve. Dy historitë e një të diele të trishtë në Shqipëri… A mund të jemi më kaq të ftohtë përballë tyre?
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Robert Berisha, burri i Nora Istrefit (hmmm, po, burri i Norës, kështu njihet Roberti, paçka se mund t’i duket e pakëndshme), nuk na habiti fare. Jo seps...
TIRANË- Tellalli i Zamirit ka nxjerre sot disa fleterrufe ku nder te tjere me shpall edhe mua “neo-marksist”. Me neo-Marksist nuk besoj se Zamiri ka parasy...
Polemikat mbi vrasjen e komandantit të forcës elitare Quds të Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit, IRGC, gjeneralit Qasem Soleimani, nga forcat amerikane ...
Mjaft më me fjalime. Kërkohet veprim. Asnjëherë në historinë 50 vjeçare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos nuk janë shprehur kaq hapur dhe në mënyrë ra...
TIRANË- Gazetari Ilir Kadia ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale një histori njerëzore. Rasti në fjalë lidhet me një librashitës që ka ndërruar jetë,...
GJERMANI-Opozita në Gjermani e ka të lehtë: Ajo mund të kërkojë nga kancelarja, Angela Merkel „fjalë të qarta“ kundrejt Turqisë. Këtë e kërkoi tani edhe politik...
BERLIN- Gazeta Gjermane “Bild” nuk ka dhënë akoma një sqarim zyrtar mbi arsyet që e detyruan të fshinte nga faqja artikullin e botuar ditën e dielë, për akuzat ...
Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet...
TIRANË- Lefter Alla, që mban dhe detyrën e kreut të Bashkisë Bulqizë, është kapur duke thithur kokainë. Por Lefter Alla ka thënë se kurrë nuk ka parë drogë...
Sonte në darkë rreth orës 20:00 po kaloja pranë kullës Coin në qendër të Tiranës. Për një çast hodha sytë lart… Dritat ishin ndezur vetëm në katet e posh...