Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI-Opozita në Gjermani e ka të lehtë: Ajo mund të kërkojë nga kancelarja, Angela Merkel „fjalë të qarta“ kundrejt Turqisë. Këtë e kërkoi tani edhe politikani liberal, Alexander Graf Lambsdorff. Parimisht ai ka të drejtë: Të drejtat e njeriut dhe ato qytetare shkelen me këmbë në Bosfor dhe Anadoll. Perandoria Erdogan përzihet në luftëra civile në Siri dhe Libi. E megjithatë Lambsdorff e di, se çfarë karte ka në dorë pushtetmbajtësi turk kundrejt Europës e veçanërisht Gjermanisë: marrëveshjen për refugjatët.
Nëse Erdogan hap kufijtë, qindra mijëra vetë munden shumë shpejt në nevojë të vijnë drejt vendeve të BE. Prandaj kancelarja Merkel e lëvdoi mikpritësin, për atë që Turqia ka pranuar miliona refugjatë lufte në Siria. „Kjo është një arritje që duhet vlerësuar shumë, që meriton mirënjohje dhe falënderim“, tha Merkel. Ajo që Merkel nuk tha. Erdogan e bën këtë më pak për arsye humanitare. Ai merr miliarda për qendra refugjatësh pak a shumë me kushte të këqija.
Refugjatët – arma e fortë e Erdoganit
Megjithatë autokrati nga Bosfori kërcënon rregullisht me hapjen e portave. Me këtë ai i përgjigjet kritikës së padëshiruar për shtypjen e kurdëve, për të ashtuquajtur përkrahës të Gylenit brenda e jashtë Turqisë, për arrestimin arbitrar të gazetarëve. Refugjatët në kampet turke janë arma e fortë e Erdoganit, kurse Merkel e pafuqishme. Për ta zbutur pak këtë pamje të kancelares së shantazhueshme, ajo bën atë që di të bëjë më mirë: i paketon mesazhet me retorikë.
Skena më e mirë për këtë ishte inagurimi i kampusit universitar të Universitetit Gjermani-Turk në Stamboll. Merkel kujton, se në kohën e nazistëve, shkencëtarë gjermanë dhe artistë gjetën strehë dhe mundësi studimore në Turqi. E kush mendon në këtë moment, se sot përkundër kësaj në Turqi mjaft intelektualë, gazetarë apo ushtarakë marrin arratinë në Gjermani nga regjimi i Erdoganit?
Tonet kritike të Merkelit mes rreshtave
Sigurisht kryetarja e qeverisë gjermane bën mirë që fjalimin e saj në një universitet nuk e përdor për larje të përgjithshme llogarish me politikën jodemokratike turke. Në vend të kësaj dëgjohen fjali, tek të cilat duhet të zotërosh artin e leximit mes rreshtave: „Ky kampus është për një botë të hapur dhe të ardhme të hapur të studentëve.“ Merkel mund të shtonte, se kjo nuk vlen për fat të keq për të gjithë Turqinë.
E kanë kuptuar të rinjtë mesazhin? Të shpresojmë, por pritshmëri të larta nuk mund të kemi. Sepse njerëzit e ndjekin në Turqi nga afër, se si vepron Erdogani me frymën kritike. Në rast dyshues veprohet pa hezitim. Fjalët inkurajuese të një vizitoreje të një niveli kaq të lartë nga Gjermania nuk kanë për të ndryshuar asgjë. Studentëve, Merkel u ofron me kritikën e saj në rastin më të mirë, vetëm pak mbështetje. Sepse Erdogan i injoron kritikat, dhe vazhdon si më parë.
Erdogan përfiton nga lufta në Siri
Me kalimin e kohës është shumë pak të mbështetesh tek fjalët e bukura, të paktën nëse do të merresh seriozisht si luftëtar për vlerat demokratike. Por në këtë pikë vuan politika gjermane edhe pas vizitës së Merkelit në Turqi. E nuk ka për të ndryshuar asgjë shpejt, para kërcënimit për rritje të numrit të refugjatëve në kufirin siriano-turk.
Erdogan mund të vazhdojë edhe më tej, në kurriz të njerëzve të përndjekur të bëjë pazare të mira, financiare dhe politike. Pak para largimit nga Stambolli, Merkel u shpreh për një verifikim të mirëpritur të fondeve shtesë për ndërtimin e strehimoreve të reja për refugjatët në Sirinë veriore. Aty Turqia ka ngritur një zonë sigurie. Megjithatë jo vetëm për refugjatë të luftës nga vendi fqinj, por edhe për të përndjekur dhe zhvendosur kurdët.
Një çmim i lartë, politik dhe financiar
Me ofertën e saj që mund të përshëndetet nga ana humanitare, Merkel lëviz në një terren të minuar. Për njerëzit në nevojë nuk ka rëndësi, kush i paguan shpenzimet për zbutjen e mjerimit të tyre. Me shumë gjasë, Gjermania do të marrë përsipër një pjesë të madhe të llogarisë, që Erdogani të vazhdojë t’i mbajë të mbyllura kufijtë në drejtim të Europës. Ky do të ishte edhe një herë një çmim i lartë, financiarisht dhe politikisht.
Marrë nga DW
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BERLIN- Gazeta Gjermane “Bild” nuk ka dhënë akoma një sqarim zyrtar mbi arsyet që e detyruan të fshinte nga faqja artikullin e botuar ditën e dielë, për akuzat ...
Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet...
TIRANË- Lefter Alla, që mban dhe detyrën e kreut të Bashkisë Bulqizë, është kapur duke thithur kokainë. Por Lefter Alla ka thënë se kurrë nuk ka parë drogë...
Sonte në darkë rreth orës 20:00 po kaloja pranë kullës Coin në qendër të Tiranës. Për një çast hodha sytë lart… Dritat ishin ndezur vetëm në katet e posh...
Ndërsa të dënuarit e famshëm po dalin nga burgu, qeveria ka nisur një fushatë. Jo për t’i kthyer në burg, jo për të shmangur daljet e tjera, por për të shpërnda...
TIRANË- I shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore, Agim Kajmaku, kryebashkiaku në arrati i Vorës, përfiton tender nga Ministria e Brendshme...
Shënimet e mia mbi romanin “Hijet e Muzgut” të Arben Kallamatës. Kur mora në dorë romanin “Hijet e Muzgut”, me autor mikun tonë Arben Kallamata, mezi prita të k...
TIRANE- Open Data publikoi sot transaksionet më të larta që janë bërë nga shteti me kompanistë private gjatë 2019. Ajo që bie në sy, është kompania Gjoka si për...
Nga dje nuk është më mes nesh një nga yjet e kinemasë shqiptare, Xhevdet Ferri. Çfarë nuk u tha, çfarë nuk u shkruajt. Ai zakoni jonë me bulëri ko...
TIRANË- Blendi Fevziu lexoi live mbrëmë në “Opinion” denoncimin e një qytetari i cili akuzonte një kryebashkiak për fshehje të ndalimit në formularin e vet...