LIVE UPDATES
Insights

Edi Rama, thjesht një lolo mbi piramidë

1 Shkurt 2020, 21:04 Nga DOSJA
Edi Rama, thjesht një lolo mbi piramidë

KANADA- Kur politika nuk ecën mirë dhe ka probleme qeverisjeje, regjisorët e propagandës merren me skalitjen e personazheve të dramës që servirin çdo ditë si shfaqje, në dukje falas, por me një çmim tepër të lartë për publikun. Personazhi kryesor i dramës shqiptare është vetë kryeministri aktual Edi Rama, i cili më në fund e tregoi hapur se është një aktor i dobët i skenës së përbaltur artistike.

Ngritja dhe rënia e kultit të udhëheqësit

Ky aktor e ka nisur herët karrierën e tij publike. Si biri i atit, por jo i shpirtit të shenjtë, Edvini i ri shfaqej nëpër podiume apo salla leksionesh me bojën e njeriut modern, anti-konformistit që rebelohej ndaj atit dhe etërve të tij për të fituar popullaritet ndër rioshët e artit. Mes ca syresh ia arriti të zinte një vend në memorie për t’u kujtuar me nostalgji pas disa vitesh, kur Edvini ende i ri të kthehej nga Parisi. Ky kthim u shoqërua me një ndryshim zyrtar identiteti. Edvini do t’ia paraqiste kredencialet e tij kryeministrit të asaj kohe, si Edi Rama.

Kështu u shfaq njeriu i ri, i cili la pas historitë e vjetra me ikona dhe thonj paprerë të Parisit, për t’iu dedikuar Rinisë, Kulturës, Sportit as më pak e as më shumë por si një Ministër. Shumë shpejt do të binte në sy të gazetarëve si zyrtari ndryshe, me gjuhën shpatë, por të ligë. “Cinik e psikopat” do t’i vinin epitete disa reporterë të asaj kohe kur ankoroheshin pas konferencave nëpër redaksitë e lajmeve. “I paparë” do t’i thoshin disa të tjerë, të verbuar nga shkëlqimi i njeriut “modern”.  Në të vërtetë, ky njeri kishte disa truke nën mëngë. I mësuar me dredhitë e basketbollit, “njeriu modern” diti të triblonte njerëzit përreth duke shfrytëzuar e vlerësuar mirë pozicionet e tyre në lojë. Me marifet doli kandidat për Tiranën dhe si një vizatues me diplomë, arriti të përvijojë autoportretin e një vizionari dhe dashnori të flaktë të Tiranës, me slogane e këngë, ndërkohë që në kapilarë i gurgullonte gjaku i matrapazit, i cili së shpejti do njihej me nofkën “20 përqindshi”. Betonizimi i Tiranës i garantoi këtij njeriu mbrojtje dhe vazhdimësi të pushtetit. Oligarkët e donin në krye njeriun që ishte i gatshëm të shiste gjithçka.

Kësisoj, Kryetari i Bashkisë më të madhe të vendit siguroi fronin duke u bërë njeriu më i fuqishëm në politikë, me historinë më të gjatë në qeverisje pas diktatorit Hoxha. Sepse njëlloj si ky paraardhës, Edi Rama ndërtoi kultin e tij. Përdorimi i imazhit të bunkerit, si për të banuar ashtu edhe si atraksion turistik, e ngjiti këtë njeri në majë të piramidës, brenda së cilës ishte ende shpirti i diktatorit. Nën këtë frymëzim, me intriga e puçe spastroi një nga një kundërshtarët dhe themeluesit e partisë së vjetër (përveç salamandrave Ruçiste) për të ndërtuar imazhin e partisë së re “Rilindjes”. Duke thirrur nën armë çuna e goca të papërvojë, por të etur për t’i shërbyer me besnikëri shefit ai ndërtoi kultin e “Njëshit” brenda partisë “Çfarë do shefi, ajo bëhet”. Por një tjetër kult i nevojitej udhëheqësit rilindas njëlloj si paraardhësi i tij diktator. Kulti i njeriut popullor që s’çan kokë për asgjë. Për këtë Edit iu deshën disa sakrifica, si për shembull të ulej gju më gju me popullin, me “katnarët” që i kishte përçmuar gjithë jetën. Për t’u dukur sa më i besueshëm, filloi të identifikohej me ta me batutën “Edhe unë katundar Surreli jam”.

Por Edi Rama nuk milte asnjë lopë (në kuptimin e parë të fjalës), as punonte tokë, e as jetonte në kasolle. Nejse, njerëzit qeshnin dhe mediat e përcillnin këtë fragment si të rëndësishëm në përmbajtjen e lajmit. Të njëjtën rëndësi i jepnin edhe sekuencave të mirëmenduara të puthjes së duarve të nënokeve të varfra, edhe pse në fakt merakliu puthte dorën e vet. Zyra e kultit të Ramës kishte arritur të identifikonte disa tipare bizarre të udhëheqësit dhe me dinakëri filloi t’i përdorte ato në shërbim të tij. “Përmes të keqes le të kapim të mirën” është motoja. Dhe kështu kameramanët do të porositeshin të fokusonin çorapet e kuqe dhe kollaret e personalizuara të udhëheqësit, si dhe atletet e poturet në ditë festash kombëtare, ditë votimesh apo takime ndërkombëtare. Më tej lidhur me të folurin e tij, të cilët ekpertët e komunikimit do ta quanin mikroagresion, racizëm, paragjykim, apo bullizëm, propaganda do të përdorte si eufemizëm fjalët “garip”, apo “batutaxhi”. 

Por a mund ta cilësojmë pjesë të garipllëkut pjesëmarrjen e kryeministrit në një film që tallet me traditat krahinore, zakonet, gjuhën e kulturën kombëtare? Neni 59, pika g e Kushtetutës së RSH parashikon se “shteti synon mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe”. Tropoja në film është përdorur në cilësinë e qytetit konkret ekzistues shqiptar. Që do të thotë është pjesë e trashëgimisë, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ndryshe do të ishte nëse emri do të ishte transformuar psh ‘Tripojo” dhe ta quanim “fiction”. Kryeministri i vendit, në cilësinë e personit që ka lexuar skenarin para se të bëhet aktor, ka qenë në dijeni se ky film do të përdhoste kulturën e vendit që ai udhëheq. Si rrjedhojë, me vetëdije të plotë ai është bërë jo mbrojtës, por dhunues i kulturës krahinore e kombëtare.

Thonë se salla e kinemasë nuk ishte plot dhe zërat kritikë janë shtuar. Kulti i Edit është rrënuar. Tani Edi i kudotalentuar, kudo marketuar, kudo paguar, si një lolo i ngecur mbi piramidë, ndoshta ka nevojë për një kalë a litar të zbresë e kalojë lumin. E këtu nuk e kam fjalën për ata Centaur që hidhen në lumë sapo dëgjojnë apo lexojnë mendime kritike ndaj udhëheqësit të tyre, për ta mbrojtur me fanatizëm e madje duke i dalë për zot edhe brekusheve të tij. E kam fjalën gjetiu…!

(Marrë nga FlasShqip.ca)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione edi rama jeta dedja edi rama jeta dedja

Sondazh

Poll
Insights 1 Shkurt 2020, 10:00

Koment: Donald Trump fyen palestinezët

SHBA– Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet rebelimet popullore, dhe as iniciativa...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen