LIVE UPDATES
Insights

Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

1 Shkurt 2020, 21:08 Nga DOSJA
Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

TIRANË- Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër politik në vend. Ai ka nevojë të jetë i vërtetë. Nuk ka rëndësi nëse Lulzim Basha i vërtetë është i ashpër, i butë, familjar apo horr, njeri besnik ndaj gruas, apo me 5 dashnore, njeri që s’pi duhan, apo përdorues droge, njeri që bën pazar, apo që ja bën pazarin shoferi, apo vjehrri. Qytetarët shqiptarë kanë 15 vite që e njohin Lulzim Bashën vetëm si aktor. E njohin si të katapultuar më 2005, si shumë i shkolluar jashtë etj. Më vonë na del se ai na paskësh gënjyer, pasi kur u bë deputet, ende nuk kishte marrë diplomën.

Pastaj e njohëm Lulzim Bashën si dikush që akuzohej për “Rrugën e Kombit”, ndërkohë që Berisha lavdërohej për “Rrugën e Kombit”. Pra këtij i kishte mbetur fatura. Lavdia ishte e dikujt tjetër. E njëjta gjë më 21 janar. Ky si ish- ministër i Brendshëm as mburret si Saliu që ka vrarë katër veta, as pranon që ka përgjegjësi që janë vrarë katër veta. D.m.th sillet sikur nuk ishte më 21 janar fare në këtë planet. Po kështu më 2013, ai kandidoi përball Sokol Olldashit në garë për kryetar, si për dikë tjetër, si në emër të dikujt tjetër, pra në emër të Berishës. Në emër të tij fitoi garën e padrejtë, që mund ta kishte fituar dhe pa ndërhyrë ai, në emër të tij manipuloi, dhe në emër të tij zboi çdo kundërshtar nga partia.

Një koleg i tij ballkanik, e përshkruan qartë këtë moment: “Lulzim Basha kur vjen në mbledhjet e Partive Popullore më ngjan si dikush që vjen me vonesë në mbledhje dhe thotë ‘më falni që jam me vonesë, se erdha në vend të atij tjetrit’.” Me këtë stil, pa qenë asnjëherë vetvetja, dhe duke u përpjekur të jetë gjithnjë i impostuar si aktor në politikë, ai i hyri betejës së vitit 2017, duke kërcënuar me dhunë, dhe është i vetmi lider që ulëret duke thënë “thyeni xhamat, shponi gomat, qëllojini me grushta…” dhe në vend të nxisë revoltë, shkakton të qeshura masive. E njëjta histori impostimi si luftëtar rreth flamurit, shkaktonte të qeshura në vitin 2019, kur në fund të çdo mitingu tentonte të këndonte Himnin e flamurit, dhe ose i iknin rreshtat e himnit, ose i ikte zëri.

Tani në përpjekje për të krijuar një imazh të ri në publik, duket se po shumëfishon gabimet e tij në imazhin publik. Po tenton të duket siç mendojnë këshilltarët e imazhit, se ai duhet të jetë. Dje doli të pinte kafe tek “Sofia”, dhe ajo që ra në sy është se ai s’di të pi kafe në kafene, se ndoshta s’ka qenë kurrë, pasi kafja nuk blihet si buka në dyqan dhe nuk pihet në këmbë. Sidomos në Tiranë, ku kafja është më shumë institucion bisede dhe pune, se sa thjesht rrufisje në këmbë.

Akoma më qesharake qe ajo sot në mëngjes, që kishte marrë një nga militantet e tij, nga ato të brezit të parë të kundragazeve të vitit 2019, dhe e kishte caktuar gjyshe me të cilën ky bën pazarin e mëngjesit. Dhe kishte blerë disa kokra domate. Unë që e bëj vërtet vetë pazarin, s’më ka ndodhur kurrë gjithë jetën që të shkoj diku e të blej vetëm disa domate. Ose do të blej dhe disa gjëra të tjera në dyqanin e lagjes, ose do mbush makinën me gjëra nëse shkoj në qendër tregtare.

Lulzimi nuk kuptohej ku kishte vajtur, se lagjia e tij me vila s’besoj se ka dyqan domatesh, por dhe nëse ka, s’ka si të ketë gjyshe të varfër, si ajo që kishte gjetur. Në qendër tregtare natyrisht që nuk ishte, se aty s’të lë Monika të blesh, se është e oligarkëve. Tani kjo estradë, thjesht e bën Lulzimin edhe më të pavërtetë, edhe më aktor, edhe më qesharak. Kjo gjë nuk i duhet. Ai duhet të tregojë para qytetarëve jetën e tij reale. Askush nuk të paragjykon për stilin e jetës, nëse e ke të vërtetë. Stil më kontravers jete se Edi Rama, nuk besoj se ka ndonjë politikan, por kjo se pengn të jetë popullor dhe për stilin e tij të jetës.

Ndaj Lulzim Basha duhet t’i lërë këto tortura për t’u dukur siç i duhet dikujt. Ai duhet të shfaqet siç është realisht, pasi qytetarëve u duhet për atë që është, dhe jo për atë që duhet të jetë. Nuk është turp të jesh i lidhur me familjen e gruas, siç është ai. Ka plot gra që mund ta adhurojnë për këtë. Nuk është humbje imazhi që ai mban larg vëllain dhe prindërit e tij nga jeta pubike. Kjo mund t’iu pëlqejë plot njerëzve. Nuk është turp që ai ka një jetë fundjavash në Holandë, se ka shtëpinë tjetër dhe të ardhmen e familjes së tij. Në këtë botë të globalizuar, ky është trend i ri.

Nuk është turp që gruaja e tj ka para dhe mund ta përballojë këtë jetë edhe pa vjedhur Lulzimi. Njollosja që ai u bën njerëzve të pasur, tani po komplekson vet atë. Lulzim Basha thjesht nuk duhet të ketë komplekse nga çfarë është në të vërtetë. Një politikan i fortë, kthen në stil për qytetarët jetën e tij të vërtetë dhe nuk përpiqet të gjejë stile jete që u pëlqejnë qytetarëve. Nëse bën këtë të dytën, ai nuk udhëheq dot, por do udhëhiqet nga manirat e njerëzve, qytetarëve dhe këshilltarëve. Mund të bëhet manekin i mire, por jo lider. Dhe ai këtë betejën që është manekin e ka ftuar prej 15 vitesh. Puna është të bëhet lider.

(Marrë nga TemA)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione lulzim basha mero baze lulzim basha mero baze

Sondazh

Poll
Insights 1 Shkurt 2020, 21:04

Edi Rama, thjesht një lolo mbi piramidë

KANADA- Kur politika nuk ecën mirë dhe ka probleme qeverisjeje, regjisorët e propagandës merren me skalitjen e personazheve të dramës që servirin çdo dit...

Insights 1 Shkurt 2020, 10:00

Koment: Donald Trump fyen palestinezët

SHBA– Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet rebelimet popullore, dhe as iniciativa...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen