Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë.
Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar një prononcim edhe nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjigje.
Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Radion Evropa e Lirë, se deklarata e ambasadorit Grenell, shpreh qëndrimin e qartë të SHBA-së që edhe taksa të hiqet, por mos të vendoset asnjë masë tjetër, siç është përmendur reciprociteti.
Qeveria e re, thotë ajo, ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit kundër Serbisë, por ende nuk është sqaruar nga si do të zbatohet kjo politikë të cilën ata e kanë sugjeruar.
“Gjithsesi është një vendim i cili mbetet Qeverisë së Kosovës. Por, ajo që kemi kërkuar ne si KDI, ku lidhet më procesin e dialogut, është që të ketë një konsensus sa më të gjerë politik dhe i mbetet kryeministrit Kurti të ndërmarrë masa për të ndërtuar një konsensus sa më të gjerë politik. Por, i mbetet Qeverisë se Kosovës se çfarë masash do të ndërmarrë dhe si do veprojë lidhur më taksës dhe reciprocitetin”, tha Krasniqi.
Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018.
Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- A.Hidri i cili akuzohet se ka vrarë prindërit e tij, që prej 20 ditësh është në kërkim nga Policia e Kosovës por që deri tani nuk kanë asnjë gjurmë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifil...
SHBA– SHBA-ja ka akuzuar katër oficerë, të cilët janë anëtarë të ushtrisë kineze, pasi dyshohen se kanë hakuar kreditë në kompaninë Equifax.Sipas mediave të hua...
SHBA- Udhëheqësit e vendeve të Evropës Qendrore dhe të Ballkanit janë në panik për shkak të rënies demografike dhe po inkurajojnë familjet që të shtojnë lindjet...
KOSOVË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar a...
David Spaeth ëshë nisur tek klienti i tij. Shefi i marketigut në Novomind (me 400 punonjës), një sipërmarrje e specializuar për software, është i veshur me vesh...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në marshimin përkujtimor të protestës së 13 viteve më parë kundër Paketës së Ahtisarit, ku Lëviz...
EL SALVADOR- Policia dhe ushtarët kanë hyrë me armë në parlamentin e El Salvadorit, duke kërkuar me forcë miratimin e një kredie prej 109 milion dollarë, për ...
KINË– Reuters ka bërë një listë të vendeve që kanë evakuuar disa prej qytetarëve të tyre deri më tani:Kazakistani do të dërgojë dy aeroplanë në Kinë në 10 ...
BRITANI E MADHE– Për shkak të këtyre lajmeve ku numri i personave të infektuar sa vjen e rritet, vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur shpërthimin e ...