LIVE UPDATES
Aktualitet

“9 vite pa njeriun e zemrës”/ Çfarë thotë Ana, vajza e Ziver Veizit që u vra më 21 Janar: Drejtësia e vështirë, por

21 Janar 2020, 08:17 Nga DOSJA
“9 vite pa njeriun e zemrës”/ Çfarë thotë Ana,

TIRANË-Nuk mund të bëj fajtor asnjë emër të veçantë, do ta tregoj koha”, këto janë fjalët e Ana Veizit 9 vite pas 21 Janarit 2011, ku humbi të atin e saj Ziverin, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste asokohe në opozitë.

4 protestues humbën jetën gjatë një proteste të dhunshme të organizuar përpara kryeministrisë, e drejtuar nga Edi Rama, sot kryeministër prej pothuajse 7 vitesh, por me një premtim të lënë rrugës për drejtësinë e kësaj ngjarjeje.

Protesta u organizua pas një videoje të publikuar nga ish-ministri tashmë i ndjerë Dritan Prifti me Ilir Metën, ku dyshohej se diskutohej mes të dyve për akte korruptive, akuza nga të cilat gjykata sot i ka nxjerrë të pastër.

E megjithatë, përveçse i pastër, dy vite më pas Ilir Meta dhe Edi Rama do të futeshin në marrëveshje qeverisëse, pak kohë pasi ky i fundit ishte përbetuar dhe mbi të ndjerët se nuk do të bënte kurrë marrëveshje me kryetarin e LSI-së.

“Në qoftë se pushteti me çdo kusht kërkon bashkëpunimin me çdo hajdut atëherë është një pushtet që nuk iu duhet shqiptarëve dhe nuk më intereson as mua dhe nuk përputhet gjëkundi me vizionin tim dhe të Partisë Socialiste”, do të shprehej Rama në 2012 dhe një vit më pas do të ulej në një qeveri me Metën, të cilit do t’i besonte dhe postin e kreut të Kuvendit për 4 vjet.

Por për t’u rikthyer te familjarët e të vrarëve, të cilët nuk kanë rreshtur kurrë së kërkuari drejtësi, pavarësisht se çështja është mbyllur me të akuzuar që janë gjetur fajtor për vrasje nga pakujdesia, dhe kanë marrë vetëm disa dënime qesharake. Ana Veizi, e quajtur ndryshe dhe si vajza e 21 Janarit, në një komunikim me Faxëeb.al beson ende te drejtësia e re shqiptare, që ka nisur me ngritjen e SPAK, pavarësisht se shton që çështja tashmë është e hapur edhe në Strasburg.

“Pavarsisht se drejtësia mund të jetë vonuar unë perseri kam besim tek ajo, dhe akoma më shumë te Spak, besimi që çështja do të rihapet ka qenë gjithmonë, edhe pse çështja është e ndërlikuar, gjithsesi ne e kemi ende të hapur gjyqin në Strasburg…”, shprehet ajo.

Lidhur me pyetjen që ndoshta të vjen e para në mendje, nëse ndihen të zhgënjyer nga qeveria e Edi Ramës, që nuk iu ka mundësuar ende drejtësinë e premtuar, Ana mendon se çështja është shumë më komplekse sesa kaq.

“Nuk mund të them që ndihem e zhgënjyer nga qeveria Rama pasi siç e thashë më lart kjo është një cështje shumë më e ndërlikuar seç është treguar, kam qenë e informuar gjatë gjithë kohes për lëvizjet që janë bërë për zhvillimin e gjyqit, gjithashtu kemi kontakte të vazhdueshme me qeverinë për çdo hap që merret, ata po përpiqen për më të mirën në bashkpunim edhe me ne…”, thonë Ana Veizi, ndërkohë që nuk lë pa komentuar as gjyqtarët që dhanë vendimet për 21 Janarin.

“Përderisa Vetingu ka rrëzuar disa prej gjyqtarëve do të thotë që e kanë parë të përshtatshme për ta bërë, dhe detyrimisht para se të gjykohesh hetohesh, kështuqë edhe ata janë gjykuar për cështjet e tyre cilado qofshin ato, mendoj që cdo gjë behet me hapa të saktë dhe të menduar..drejtësia gjithmonë është e vështirë në çdo vend të botes por jo e pamundur”, shprehet optimiste 20-vjeçarja e cila po vazhdon rrugën e drejtësisë, në përpjekje për të qenë sa më afër sistemit, që në rastin e familjes së saj ka lënë vend për të dëshiruar.

Edhe pse kanë kaluar 9 vite pa të atin, dhembja për të vijon të jetë e madhe, ndërkohë që vazhdon studimet për Juridik në Fakultetin e Drejtësisë.

“Normalisht që 9 vjet pa njeriun e zemrës janë 9 vjet shume të vështira për mua edhe çdo familjar tjetër të 21-janarit, askush dhe asgjë nuk e zëvendëson mungesën e tyre, sa për atë që kam thënë unë vazhdoj ta mbështes, jam studente në shkollë të lartë, në vitin e dytë për degën Juridik.

Me të mbaruar shkollën normalisht do bëj pjesën time duke iu futur rrugës së drejtësisë, për të qenë një krah dhe mbështetje më shumë për njerëzit të cilët kanë nevojë për drejtësi”, tregon më tej Ana Veizi, që tregohet e rezervuar për tiu përgjigjur pyetjeve që lidhen me politikën në përgjithësi.E tillë ishte dhe mungesa e përgjigjes nga ana e saj, për pyetjen sesi ndihet që në Dibër, partia të cilës babai i saj i besonte dhe mbështeste, ka vendosur që të kandidojë një ish-gardist të 21 Janarit, siç ishte Agron Malaj. Padyshim dhimbja që familja e saj ka përjetuar shkon përtej çdo pushteti apo qendrimi politik dhe për Anën 20-vjeçare vendime të tilla shkojnë përtej  mundësive të saj për të ndryshuar diçka.Për të katër viktimat e 21 Janarit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, gjykata ka akorduar një dëmshpërbim financiar, por për familjarët asnjë shumë financiare nuk mund të krahasohet me humbjen që ata kanë pësuar.

Marrë nga Faxweb

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Janar 2020, 07:57

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teod...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën