LIVE UPDATES
Politike

“Qosja u rrua në zero dhe iku i veshur si grua”/ Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova: Nacionalistët s’i duhen as d

18 Shkurt 2020, 21:02 Nga DOSJA
“Qosja u rrua në zero dhe iku i veshur si grua”/ Rama i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi nga Kosova, pasi ka shpërndarë një koment të Rexhep Qoses, për urrejten shoviniste ndaj Shqipërisë që po shpërndajnë disa medie në Kosovë.

Besim Kryeziu: Me siguri e dini se Qosja ne Kosove i ka fituar me pak se 1% te votave. Do te thot se ai nuk e perfaqeson askende.Duhet ta dini mire se Kosova nuk e ka vene ne pyetje territorin e Shqiperise, siq ke bere ti me Thaqin e Vuqiqin. Pastaj nuk ju ka akuzuar juve kryeministri i Kosoves ne gjykate, po ju e keni akuzuar Ramushin. Qosja eshte i humbur ne Kosove, ai çdo here e ka mbajte anen e kundert me interesat e Kosoves. Pra i humbur je edhe ti. Jam i sigurte se keni degjuar se ne kohe te luftes, Qosja u rrua ne zero dhe iku nga Kosova i veshur si grua.

Pos tjerash statusit i paske dhene tendence islamike, ne stilin e diktatorit fashisto islamik R. T. Erdogan, te cilin edhe Qosja e perkrahe.

Perfundimishte duhet ta kuptoni se Kosova nuk kthehet ne Jugosllavi, siq po mendon ti e Vuqiqi“. Edhe dy komente mi pat fshi pas vizites se pare ne Beograd, ne kohen kur duartrokitej nga shumica ndersa une e pata kritikuar per faktin se e citoj Andriqin dhe se ne Nish beri marreveshje per shuarjen e shtetit te Kosoves me Vuqiqin. Madje me pat quajte nacionalist, gje te cilen me kenaqesi ja pranoj kur eshte ne pyetje Serbia.

Edi Rama: Besim Kryeziu e para i dashur mik që i dashur nuk je, nuk janë votat që e përcaktojnë nivelin e mendjes së një individi, se gjyshja ime s’ka marrë asnjë votë tërë jetën e saj, po ishte më e mençur se unë që kam marrë vota më shumë se të gjithë të tjerët, këtej e andej kufirit;

e dyta, unë nuk e kam vënë kurrë në pyetje territorin e Kosovës siç shkruan ti, sepse që ta thuash këtë duhet minimumi të nxjerrësh një fjalë të thënë prej meje si provë, çka nuk ke asnjë shans që ta gjesh askund tjetër përveçse në gojët e shpifësve, të cilët të kanë kthyer edhe ty në një shpifës për këtë temë;

e treta, unë e kam çuar në gjykatë Ramushin sepse ka shpifur ndaj meje, duke thënë gënjeshtra të patolerueshme, por nëse ti mendon se kur kryeministri yt shpif ndaj kryeministrit të Shqipërisë, kjo shkon në favor të interesave të Kosovës, ndërsa kur kryeministri i Shqipërisë e çon atë në gjykatën e Kosovës dhe i thotë hajde provo në gjykatë se nuk ke gënjyer popullin tënd lidhur me kryeministrin e Shqipërisë, kjo qenka kundër interesave të Kosovës, atëherë ti vëlla dhe kush mendon si ti, jeni hall për Kosovën jo ndihmë;

e katërta, nëse Rexhep Qosja qenka tradhëtar i Kosovës atëherë më fut në radhë me të, sepse është nder për mua (siç është kënaqësi të jem i humbur në sytë e çdo fitimtari të llojit tënd?);

e pesta, kthimin e Kosovës në Jugosllavi e predikojnë ata që nuk e kanë kuptuar akoma as që Jugosllavinë nuk e ringjall dot as Tito po të ringjallet bashkë me komunizmin, as që kërcënimi i Kosovës sot nuk është fantazma e Jugosllavisë, po janë vetëizolimi, humbja e respektit të miqve të mëdhenj, mbyllja në një treg të vogël sa hapësira e saj, kufizimi i lëvizjes së njerëzve e mallrave, varfëria e papunësia që nuk kanë shans të luftohen me propagande luftarake e as me sulme qorre ndaj meje e ndaj Shqipërisë;

e fundit, patriot është ai që do vendin e tij, nacionalist është ai që urren vendin e tjetrit, prandaj edhe patriotet janë ata që i duhen vendit, ndërsa nacionalistët nuk i duhen as dreqit!

Kështu që faleminderit për komentin e pasur me dokrra të flakta prej nacionalisti, sepse më dhe mundësinë të komentoj jo veç për ty, po për krejt ata që kanë fatkeqësinë të mendojnë si ti, e duke të siguruar për keqardhjen time të sinqertë të uroj shëndet e mbarësi në familje.

Akademiku Rexhep Qosja ditën e sotme në një postim në Facebook, është shprehur se Gazeta Express dhe televizioni T7 po përhapin urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë. Qosja thekson se institucionet e larta në Kosovë, duhet të marrin masa, pasi sipas tij kjo mund të sjellë pasoja të rënda mes Tiranës e Prishtinës. Kryeministri Edi Rama është në një mendje me Qosen, ndërkohë që shprehet se kjo urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë po dëmton vetë Kosovën.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rexhep qosja edi rama rexhep qosja

Sondazh

Poll
Politike 18 Shkurt 2020, 20:56

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, kreu ...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen