LIVE UPDATES
Aktualitet

16 Janar 2020, 21:42 Nga DOSJA

TIRANË– Ditët e fundit, tema më e nxehtë në studio televizive është lirimit i të burgosurve që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm dhe të dënuar për vrasje. Një prej tyre është edhe Endrti Dokle, numri dy i Bandës së Durrësit, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por falë bujarisë së gjyqtares Enkeleda Hoxha, arriti t’i jepte lamtumirën qelisë.

Përveç akuzave për vrasje, rrahje dhe trafikim të qenieve njerëzore, Dokle është akuzuar edhe për trafik droge, të cilin ek a komanduar mjaft lirshëm edhe nga qelia e burgut. Zinxhiri i rrjetit u zbërthye nga përgjimet e telefonatave, që Dokle bënte nga qelia dhe kërkonte llogari për vonesat e mbërritjes së porosive. Shumë biseda janë publikuar në vitin 2013 nga mediar në Shqipëri, por Dosja.al jua rikthen sot.

Më poshtë është vendimi i zbardhur të Gjykatës për Krimet e Rënda në ngarkim të Endrit Dokles dhe Izet Krasniqit, të fajësuar si pjesëtarë të një grupi që trafikoi 40 kilogramë heroinë nga Shqipëria në Itali. Në kohën që ka konsumuar këtë vepër penale, Dokle gjendej në qelitë e paraburgimit 313 në kryeqytet për llogari të gjykimit ndaj tij si anëtar i “bandës së Durrësit”. Dokle dhe Krasniqi u gjykuan të veçuar nga shtatë të bashkëpandehurit e tyre të arrestuar nga operacioni “Ura” në prill 2011. Në përfundim të gjykimit, ata u deklaruan të fajshëm për “trafik të narkotikëve”, të kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe u dënuan me nga 16 vjet burg. Sipas gjykatës, i pandehuri Krasniqi ka kontribuar në këtë grupim të strukturuar kriminal në realizimin e transportimit të lëndës narkotike nga Shqipëria deri në Itali, duke e realizuar këtë përmes lidhjeve të tij nëpërmjet Bosnjës. Në vijim paraqiten disa prej përgjimeve përmes të cilave gjykata provoi fajësinë e të pandehurve.

PËRGJIMET

Nga bisedat telefonike të përgjuara në shtator të vitit 2008 konstatohet se i bashkëpandehuri Isuf Buna komunikon në mënyrë të vazhdueshme me të pandehurin Endrit Dokle, i shqetësuar për vonesat në shpërndarjen e lëndës narkotike në Itali. Në këto biseda telefonike kuptohet që është i pandehuri Endrit Dokle, së bashku me të bashkëpandehurin Jorid Xhunga, që mban kontakte me bashkëpunëtorët e tyre në Itali.

Dokle: Po mir, thuaji të foli një herë andej, ke fol ti andej o burr?

Xhunga: Ku?

Dokle: Andej.

Xhunga: Ë….Jo, s’kam fol për zotin.

Dokle: O Serxho, po shife më…., janë tu na zënë derën burrat e huj!

Xhunga: Ej, do më lësh rehat dhe ti tani?

Dokle: Si të lë rehat unë ty?

Xhunga: Çfar ke bë ndonjë gjë lale?

Dokle: Çfar ke, pse më ndron muhabet?

Xhunga: S’të ndron njeri muhabet jo.

Dokle: Çfar ka, ka ndonjë gjë që s’ashtu?

Xhunga: Joooo o lali, asnjë lloj problemi, pse mërzitesh? Dje fola me ata shokët e mi unë, do flas në darkë ose nesër në mëngjes, a kupton?

Dokle: Duan lek burrat e huj o lali, unë jam tu ju prit juve.

Xhunga: A?!

Dokle: Juve prite prite Skënderbenë juve.

Xhunga: Aman o burr se unë jam këtej…, sikur s’du unë o burr?!

Dokle: Po mir, mu duhet me më sqaru një çikë se mu më ka ra gjithë barra në kurriz.

Xhunga: Hajde se po të sqaroj unë tashti, kupton? Kanë qenë njerzit shum të impenjum, kanë qënë aq të lodhur, sa që unë s’shkoj më, kupton?

Dokle: Mirë, mirë, janë ca detyrime që duhet me i dit se mua më ka ra në kurriz tashti.

Xhunga: E di o vlla, e di.

Dokle: Po mir, mendo një çikë për mua ti, mos mendo vetëm për vete.

Xhunga: Kemi qenë të zënë këto ditë…

Dokle: Mirë, mirë, foli një çikë atij Ridit, dëgjo çfar të them vllai jot, foli se nuk është tu u bë mirë për kokë tate se është tu na ik prej durësh është tu na ik. …. Kaq po të them unë, foli se mua më vjen zor me i thënë, se thotë fantazon në burg ky…

I pandehuri Endrit Dokle komunikon me të bashkëpandehurin Isuf Buna, përdorues i numrit celular 069xxxx626, duke I shpjeguar në lidhje me ecurinë e shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali. Kjo bisedë telefonike është regjistruar më datë 03.09.2008, ku mes të tjerave theksohet:

 Buna: Ë lali?

Dokle: E gjeta më në fund, e gjeta.

Buna: Jo ore, hë më thuaj ku?

Dokle: Fola me të, kishte lënë telefonin në shpi. Si o vlla e le telefonin në shpi, i thashë. A s’ke pas ndonjë punë sot? Po jo, s’dojsha me fol me njeri tha.

Buna: Po, po, hë më thuaj.

Dokle: Jo, s’dojsha me fol me njeri sot. Di me s’dojshe me fol me njeri ti?

Buna: Jo, jo, kjo s’është…. S’është kjo jo. Ka pesë mijë thirrjet e mia aty. Ai në qoftë se nuk më merr në telefon mua, ai bën gabim.

Dokle: Jo, në shpi e ka në shpi, se pyeta, nuk më rrejti ai që ka me vete jo. Telefonin e ka në shpi, se e verifikova unë

Buna: … dikush ka bë diçka ka të drejt me u frik dhe ik prej Shqipërie, kur s’ke bë asnji gjë dhe je i pastër rin te shpia jote për qejf të…. Unë jam te shpia ime o Indrit, si puna e atij si puna, a është kështu o lalush, si thua ti?

Dokle: Nesër takoje patjetër e ndaji muhabetet me të!….”

Edhe ditët në vazhdim, i pandehuri Endrit Dokle ka komunikime të shpeshta me të bashkëpandehurit Isuf Buna dhe Jorid Xhunga, duke tentuar të vendosë kontaktet dhe të sqarojë gjendjen me personat që kanë marrë përsipër shpërndarjen e lëndës narkotike në Itali.

Dokle: Nesër e takon, i sqaron muhabetet.

Buna: Po, po, nesër me atë e pasnesër me ty pak.

Dokle: Po o lal po…. Fola me djalin e axhës së vet unë, fola.

Buna: Numrin e atyre djemve duhet me e marr patjetër ti…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet endrit dokle pergjimet e endrit dokles endrit dokle pergjimet e endrit dokles

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Janar 2020, 20:25

TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dësh...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit