Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kritikoi hetimin pasuror në shkallën e parë të vetingut për anëtarin e KLP-së, Arben Dollapaj si të papërmbushur në seancën e zhvilluar të enjten përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Komisioneri paraqiti parashtrimet e tij për 10 denoncime të mbërritura në adresë të Dollapajt, ku tre prej tyre referonin pretendimet se subjekti zotëronte një hotel në Valbonë, kishte ndërtuar pa leje katin e tretë të një vile në Tiranë si dhe kishte përfituar kredi të butë në kundërshtim me ligjin.
“Marrë në konsideratë denoncimet e sipërcituara dhe rezultatet e hetimit administrativ të kryer nga Komisioni, evidentohen mangësi të tilla që nuk përmbushin realizimin e kontrollit të kriterit të pasurisë,” tha Ballhysa, duke shtuar se për këto arsye ka kërkuar një hetim të plotë të pasurive në Kolegj.
Komisioneri kërkoi gjithashtu verifikime shtesë për denoncimet e tjera që hedhin dyshime mbi figurën dhe profesionalizmin e Dollapajt, duke sjellë në vëmendje se edhe ankimi në KPA i përfshinte të tri kriteret.
Prokurori Arben Dollapaj u shpreh i hapur për verifikimin e të gjitha denoncimeve, pavarësisht se tha që nuk ishte njohur zyrtarisht me to.
“Njëri prej tyre [denoncuesve] ka qenë prokuror dhe është shkarkuar,” pohoi Dollapaj pa dhënë identitetin e denoncuesit, për të cilin tha se e kishte informuar vetë gjatë një takimi në rrugë.
Përfaqësuesi ligjor i Dollapajt, avokati Viktor Gumi dorëzoi në Kolegj si prova të reja disa CD me pamje filmike, të cilat vërtetojnë sipas tij që mobiljet për arredimin e bujtinës së vëllait dhe të motrës së prokurorit kishin ardhur nga Amerika dhe ishin çdoganuar.
“Janë Made in USA,” tha Gumi. “Është lehtësisht të konstatohen se nuk gjenden në tregun vendas,” shtoi ai.
Avokati Gumi dorëzoi gjithashtu pamje filmike “të pak ditëve më parë” të shtëpisë në Valbonë, që sipas tij tregojnë se apartamenti i Dollapajt është i papërfunduar dhe i ndarë nga bujtina e familjarëve të tij. Ai dorëzoi gjithashtu dokumente të tjera për të ardhurat si dhe deklaratën noteriale të një familjari.
Kryesuesi i trupit gjykues, Ardian Hajdari tha se në KPA kishin mbërritur procedurat e ndërtimit të objektit në Tropojë si dhe të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të shtetasit kosovar që i kishte shitur banesën në Selitë vëllait të Dollapajt. Për t’u dhënë kohë palëve për t’u njohur me dokumentet, KPA shtyu seancën më 4 shkurt, ora 10:00.
Marrë nga Reporter.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shpehur se po lirohen personazhë të fuqishëm të krimit nga burgu dhe këto lëvizje, sipas gazetarit nuk arrihen të koncep...
TIRANË– Emiljano Shullazi, personazhi famëkeq i botës së krimit, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë edhe shantazhin e rektorit Myny...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se një nga personat që dyshohet të ketë ekzekutuar biznesmenin Guxim Gjyriqi në Tropojë është një ish-pje...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot video nga vendi ku u vra biznesmeni Guxim Gjyriqi në Tropojë që është njëkohësisht edhe djali i tezes së Fatm...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve nuk ka të lënduar, por vetë...
TIRANË– Hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën humbi jetën shoferi Andi Maloku, po i kalojnë kufijtë e Shqipërisë. Dosja.al...
TIRANË– Një dramë familjare që ashtu si miliona të tjera ka viktimë fëmijë. Kjo është historia e një familjeje shqiptare që është publikuar sot në em...
TIRANË– Ergys Kolaveri, i sapo liruari nga burgu do të qëndrojë në masën “arrest shtëpie”, por nën masa të rrepta sigurie. Dosja.al mëson se Kolaveri, i dë...
KORÇË– Prej dy ditësh Korça, vijon të mbetet ‘nën pushtetin’ e mjegullës dhe temperaturave të ulëta. Mjegulla ka shkaktuar kufizim në shikues...