LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas atentatit me mina, Fatmir Haklaj nuk pranon të operohet pasi priste ardhjen në jetë të vajzës që nuk e pa kurrë. Hakm

11 Shkurt 2020, 21:21 Nga DOSJA
Pas atentatit me mina, Fatmir Haklaj nuk pranon të operohet pasi priste

TIRANË– Pas ngjarjes së 4 Gushtit, Prokurorët e Mirditës guxuan të nxjerrin nga sirtarët dosjen e vrasjes së Shaqir Hoxhës. Ai që ishte shndërruar në tmerrin e Tropojës nuk ishte më i paprekshëm. Përballë duhet të llogariste edhe shtetin, jo vetëm kundërshtarët. Udhëtimi jashtë nuk u krye kurrë. Fatmiri ishte në pritje të fëmijës së parë pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë. Ai, nuk do ta kishte kurrë fatin të shihte të paktën një herë vajzën.

Në datën 15 tetor, të vitit 1999 po përgatiteshim të udhëtonim me Fatmirin për Prishtinë ndërsa Fatmiri refuzoi dhe tha: unë nuk operohem derisa fëmija im të lind, e kishte shumë merak që fëmija të lindte dhe nuk pranoi të udhëtojë për Prishtinë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Pasi doli nga spitali, tashmë Fatmiri kishte nisur lëvizjet të zbulonte autorët e sulmit të 4 gushtit. Ai kishte mësuar nga burime të afërta se në 2 javë më parë, në një fuoristradë të policisë së Kukësit po transportoheshin mina drejt Tropojës. Në mjet ndodheshin edhe dy efektivë të forcave speciale si dhe një personazh që dikur kishte qenë truprojë e Sali Berishës. Këto informacione ishin mjaftueshëm që Fatmiri të drejtonte gishtin drejt kolonelit Jonuz Hyka dhe vëllezërve të tij.

“Përparim Hyka ka qenë një ndër ata, pas marrjes së makinës ka qenë ndër kryesorët që ka vendosur minat në 4 Gusht, 5 korrik dhe 6 maj të ‘99”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.Edhe Hamdiu, i cili i shpëtoi atentatit, kishte parë me dylbi një grup prej 9 personash të armatosur në kodrën përballë. Ata ishin të veshur me rroba kamuflazhi ushtarak dhe pas shpërthimeve ishin larguar drejt fshatit Koçanaj.

Kundërpërgjigja nuk do të vononte. Nuk kishte kaluar ende një orë nga shpërthimet e Cërrnicës dhe në qendër të Bajram Currit, ekzekutohet me breshëri Isuf Bashkurti dhe Bislim Hyka, vëllai i Jonuz Hykës.

Për këtë krim të rëndë, në atë kohë u akuzuan si autorë shefi i Rendit Jaho Mulosmani dhe Ylli Haklaj. Disa ditë më pas, u plagos në një atentat Fatmir Meta, ish shef i komisariatit në Tropojë. Ai do të deklaronte në gjykatë për procesin e vrasjes së Azem Hajdarit se “mban në trup plumbat e vrasësve të deputetit”. I dyshuari ishte Jaho Mulosmani. Konflikti kishte nisur pasi Meta, kishte informuar se natën e vrasjes së Hajdarit, Jaho ndodhej në Tiranë.

Ishte e qartë tashmë se Haklajt kishin përballë efektivë të forcave speciale që në mos janë drejtuar nga lart, u është lënë dorë e lirë të bëjnë ato që kanë bërë. Kjo përforcohej edhe nga fakti se asnjë prej ngjarjeve ku ata ishin goditur nuk ishte zbardhur. Në ngjarjen e 4 gushtit, askush nuk u kujdes për provat materiale të mbetura. Minat e pashpërthyera ishin mundësi për të siguruar gjurmë gishtash.

Shteti duket se kishte zgjedhur si rrugëzgjidhje t’u linte dorë të lirë familjeve të përfshira në konflikt për të asgjësuar njëra-tjetrën. Asnjë prej ngjarjeve nuk zbardhej. Zinxhiri vetëm zgjatej. Komisari i ri i Tropojës Gani Malushi kishte grumbulluar prova të shumta pas atentateve por askush nuk e ndihmonte në instancat drejtuese. Ai kishte dhënë informacion për efektivët e forcave speciale që ishin përfshirë në atentatet me mina, por me ato dosje nuk e di njeri se çfarë u bë.

Fatmir Haklaj, kuptoi se kundërshtarët nuk do të ndaleshin derisa ta eliminonin. Dy muaj pas ngjarjeve të fundit, Jonuz Hyka ndalon në Bajram Curri, për marrë rrugën drejt Tiranës, ku dhe ishte familja e tij. Ai njoftohet nga komisar Malushi se është i pasigurt dhe duhet të largohet.

Më 13 tetor, rreth orës 19:30 minuta Hyka po i drejtohej banesës në lagjen “Partizani” bashkë me dajën e tij Musli Qokaj. Në hyrje të pallatit janë qëlluar me breshëri armësh. Të dy mbetën të vdekur në vend. Thuhej se autorë të krimit ishin Haklajt dhe Mulosmani, njësoj si në vrasjen e Bislim Hykës. Zyrtarisht, ngjarja është ende e pazbardhur.

Dyshimet te rivalët e njohur të Hykës u përforcuan edhe nga një ngjarje që do të ndodhte të nesërmen. Më 14 tetor, babai i Jahos, Sali Mulosmani i cili shërbente si shofer i SHIK-ut në Tropojë udhëtonte nga Bujani në Bajram Curri teksa iu bë atentat me minë të komanduar në distancë. Ai shpëtoi me dëmtime të lehta.

10 ditë më pas, më 25 tetor, Sali Mulosmani u ndalua nga postblloku i forcave speciale te Varrezat e Dëshmorëve. Ai u shoqërua pasi kishte dy kallashnikovë në makinë. Mulosmani deklaroi se ishte i detyruar të lëvizte i armatosur pasi ishte në hasmëri. Disa ditë më pas prokuroria e Tropojës do ta lironte.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir haklaj zylfije haklaj fatmir haklaj zylfije haklaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shkurt 2020, 18:37

TIRANË- Abc News vijon sot publikimin e pjesës së dytë të intervistes së gazetarit Artan Hoxha me Dritan Rexhepin, 40 vjeçarit nga Velça i dë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën