LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja Gang-love/ Dashuritë që verbuan Baren, Dajtin,  Shullazin e Berishës, si u “tradhtuan” për hir të dashurisë

26 Tetor 2019, 12:25 Nga DOSJA
Dosja Gang-love/ Dashuritë që verbuan Baren, Dajtin,  Shullazin e

Të bukura, me humor, joshëse, shpeshherë naive,qeshura, të ëmbla, që diku rastësia i përballi me njerëzit e “gabuar”. Dashuritë e të fortëve shqiptarë dhe historitë që i futën edhe vajzat në telashe. Nga Aldo Bare, Dritan Dajti, Emiljano Shullazi, e Lul Berisha, sot do të shkruajmë për lidhje të furishme, që dështuan e më sot asgjë nuk dihet për to.

‘Më përdhunuan’, vuajtjet e dashurisë së Aldo Bares, Luiza Beqiri doli edhe në gjykatë

Luiza Beqiri, e dashura e kapos së bandësLushnjes, Aldo Bare dëshmoi në favor të Baresseancën e zhvilluar te “Krimet e Rënda”, në vitin 2010.  Me statusin e dëshmitares, Luiza Beqiri tha në gjykatë se Gramoz Selmani dhe Artur Daja e kanë përdhunuar.

Në shenjë hakmarrjeje, Aldo Bare vrau Artur Dajën dhe kokën e tij të prerë e lëvizi nëpër qytetin e Lushnjes në mënyrë demonstrative në vitin 1998. Me lot në sy, ajo tha në gjykatë se pasi e kishin përdhunuar në Shqipëri, të akuzuarit prej saj e kishin trafikuar në Itali. E gjitha kishte nisur në Shqipëri, ku ajo punonte si sekretare në Ndërmarrjen Elektrike të Lushnjës për pesë vjet, deri në vitin 1997.

 “Atë ditë po shkoja në punë kur më ndalon në rrugë dhe nisi të më bënte komplimente. I thashë “Ik qërohu!”. Më pas arrita në zyrë dhe pas pak minutash futet brenda Artur Daja së bashku me tre persona të tjerë. Mbylli derën, i la ata jashtë dhe nisi sërish të më komplimentonte. I thashë të dilte jashtë, por aty nisi të më kapë me forcë dhe më përdhunoi. Askush nuk mundi të më ndihmonte, se kishin frikë”, – ka treguar Beqiri.

Një muaj më vonë, tmerri për të dashurën e Aldo Bares ishte përsëritur. Ajo tregoi se pas kësaj, sërish e kishin përdhunuar. “Më futën në makinë dhe qeshnin e talleshin me mua. Shkuam në një banesë në hyrje të Fierit. Aty gjeta dhe tri vajza të tjera që punonin si prostitute.” Një muaji pasi u prostitutua në Itali, ajo ia doli të largohej, dhe më pas përmes njohjevepërbashkëta, ajo u prezantua me Aldo Baren dhe ishte e dashura e tij, deri në momentin kur ai u arrestua. Sot, asgjë nuk dihet më për të, ndërsa Bare vuan dënimin në burg.

Zani Çaushi, dashuria me Arjanën dhe pëllumbat në qeli

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia, është i njohur për banorët e Burrelit edhe për “mirësinë e tij”. Çaushi ka lënë gjurmë në këtë burg, ku ndryshe nga të tjerë të dënuar me burgim të përjetshëm, Çaushi besoi se jeta për të ende s’kishte përfunduar…

Ai ndërtoi familje brenda qelisë së ftohtë të burgut të Burrelit, ku u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali…  marrëdhëniet e mira të Zani Çaushit me drejtorët e burgjeve, sfiduan rregulloren duke bërë që çifti të ruante dashurinë që kishte krijuar me njëri-tjetrin. Pas transferimit të tij në burgun e Korçës, banorët e Burrelit thanë se Çaushi ishte shpirtmirë, dhe brenda burgut mbante pëllumba.

Edhe sot vijojnë teoritë konspirative nëse Çaushi i mbante këta pëllumba si simbolë paqeje apo si “korrierë” për të tejçuar mesazhe jashtë burgut. Pasioni i tij për pëllumbat e çoi deri në izolim, pasi rrahu gardianët e burgut kur tentuan që t’ja hiqnin. Pas transferimit të Çaushit, bashkëshortja e ndoqi pasi në Korçë, ku mori një shtëpi me qira, që të ishte pranë tij.

Dritan Dajti, dashuria e madhe që e çoi në arrestim

Dritan Dajti, me gjasë krimineli më i zgjuar shqiptar, që ka arritur të arratiset në vitin 2003 nga brenda gjykatës, duket se ka qenë i butë në dashuri…

Efektivët e zbulimit, arritën që të gjenin fortesën ku fshihej Dritan Dajti me anë të gjurmëve të bashkëshortes së tij, emri i të cilës nuk ka dalë asnjëherë në media. Teksa ruhej me kujdes pas arratisjes nga gjykata, që të mos arrestohej, ai u “tradhtua” nga gruaja, e cila shkonte për t’a takuar shpesh në Durrës, por që efektivët e pikasën atë dhe lëvizjet e shpeshta.

Për 4 muaj, policia gjurmoi gruan e Dritan Dajtit për të mbërritur tek “preja”, dhe kështu ndodhi. Nga survejimi që iu bë shtëpisë së Dritan Dajtit në Tiranë, u ngritën dyshimet se ajo ishte shtatzënë dhe se çifti kishte nisur bashkëjetesën në Durrës.

Ditën që ndodhi masakra e Durrësit, agjentët e policisë kanë vëzhguar në itinerarin Tiranë-Durrës bashkëshorten e tij, e cila fillimisht ka ndaluar në afërsi të pistës “Iliria” në Durrës. Agjentët e policisë kanë marrë kontakte me drejtuesit e Policisë së Shtetit se kishin zbuluar fortesën e Dajtit në Durrës, e cila ishte një papafingo në katin e gjashtë të një pallati, në afërsi të vendndodhjes së gruas.

Sipas prokurorisë, gjatë zhvillimit të operacionit gruaja nuk ka qenë në automjet, por në një lokal aty pranë ku e priste.  Gjurmimi i bashkëshortes së Dajtit realizohej prej katër muajsh dhe ditët e fundit çifti kishte menduar që të kalonin së bashku pushimet e verës, madje do të bashkëjetonin në “fortesë”.

Sipas hetuesve, shtatzënia e bashkëshortes së Dajtit ka “ndihmuar” oficerët e policisë të mendojnë Dajti e takonte shpesh bashkëshorten dhe pas ndjekjes disamujore ajo i dërgoi te destinacioni, por rezultoi fatal për katër punonjës të policisë, të cilët gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes me grupin e Dajtit....

Lul Berisha dhe Fiorentina Kotorri, biondja e apasionuar pushimeve që dëshmoi në gjykatë

Lulzim Berisha, i njohur si kapoja i bandës së Durrësit, u arrestua në një apartament në Shkup, ku ndodhej bashkë edhe me të dashurën e tij, Fiorentina Kotorri. Njësoj si për Dritan Dajtin, edhe për Berishën, fati i keq që i solli policinë tek dera ishte dashuria e tij.

Vajza, që asokohe ishte vetëm 26 vjeçe, kishte kaluar kufirin në Maqedoni, 10 ditë para se policia të shkonte për arrestimin e Lul Berishës, që asokohe kërkohej për një sërë ngjarjesh kriminale.

Mjaftoi një agjent që filmoi çiftin, për të çuar në pranga në prillin e vitit 2006, Lul Berishën. Në gjykatën e Krimeve të Rënda, e veshur me xhinse dhe xhaketë të kuqe, duke trokitur takat e larta,krahun e saj ndodhej kafazi ku ndodhej i dashuri i saj, Kotorri dëshmoi për lidhjen e saj dhe marrëdhënien me Berishën.

“Nuk e di se me çfarë pune merrej Lulëzim Berisha. Unë kisha një lidhje disa-vjeçare me të dhe për të tjerat nuk interesohesha. Shpesh dilnim bashkë me një veturë për të cilën Luli më pati thënë se ishte e një deputeti. Nuk e di çfarë marke ishte. Nga viti 2004 kam pasur një aktivitet. Më pas mbeta e papunë. Me Lulzim Berishën jam njohur 3 apo 4 vite para se të arrestohej. Në prill të vitit 2006 shkova në Maqedoni për ta takuar. Shkonim shpesh me pushime, një vit më herët ishim në Turqi.”- tregoi ajo, për burrin me të cilin tha se ishte e dashuruar.

Elona Fuga, brunia që u vu në ankth për fatin e Emiljano Shullazit

Emiljano Shullazi është një nga emrat e rinj që është kthyer në simbol edhe të luftës politike mes PD e PS. Për të në rrjet qarkullojnë shumë pak pamje, që prej një prej arrestimeve të tij në vitin 2006, kur bashkë me të, në polici u shoqërua edhe partnerja e tij e asaj kohe.

Ajo është Elona Fuga, vajza që shihni në këtë foto.

E shoqëruar nga një efektive e Policisë së Shtetit, Fuga shihet në ankth teksa brenda policisë qëndron Emiljano, asokohe 28 vjeç.

Shullazi u arrestua në operacionin “Identikit”, për t’u liruar ndërkohë që sot vuan dënimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda prej 14 vitesh për kanosje, grup të strukturuar kriminal, dhe kanosje.

S’dihet nëse Fuga dhe Shullazi kanë ruajtur më kontakte me njëri-tjetrin, por pamja e Shullazit pas hekurave, është shumë larg imazhit të djalit të fortë që u arrestua në vitin 2006.

T’ja kenë vlejtur kaq shumë këto dashuri? Sa për të sakrifikuar dhe veten? Protagonistët e tyre, ndoshta do të flasin një ditë…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare dosjakriminale dritan dajti elona fuga emiljano shullazi fiorentina kotorri luiza beqiri zani caushi aldo bare dosjakriminale dritan dajti elona fuga emiljano shullazi fiorentina kotorri luiza beqiri zani caushi


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit