LIVE UPDATES
Aktualitet

“Për 15 vite s’kam ardhur në Shqipëri se kisha frikë”/ Historia e trishtë e 36-vjeçares së adoptuar: I dashuri i pa

2 Shkurt 2020, 16:23 Nga DOSJA
“Për 15 vite s’kam ardhur në Shqipëri se kisha

TIRANË-“Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli sot historinë e pabesueshme dhe të trishtë të 36-vjeçares Danita. Ajo në studio ka treguar se kur ishte 17 vjeç zbuloi se ishte e adoptuar. Për një periudhë të gjatë kohe iu lut mamasë që e kishte rritur t’i tregonte të vërtetën për mamanë biologjike, por ajo gjithmonë refuzonte.

Një ditë, Danita vendos të largohet nga shtëpia dhe sëbashku me të dashurin që ishte në një lidhje prej 3 vitesh vendosën të shkojnë në Itali, pa e ditur se çfarë e priste. Kur shkoi aty kuptoi se i dashuri e kishte çuar në Itali me synimin për ta trafikuar. Fatmirësisht arriti të shpëtojë dhe shkoi e denoncoi në polici. Nga frika që kishte prej tij nuk doli nga shtëpia për një vit dhe gjithashtu për 15 vite nuk u kthye në Shqipëri.

Danita: Unë me këtë djalin kemi shkuar në Itali.

Ardit Gjebrea: Me çfarë?

Danita: Kemi shkuar siç shkonin atëherë me gomone, por nuk e dija çfarë më priste atëherë sepse ai kishte arsye që më solli në Itali. Sepse donte të më trafikonte. Më falni.

Ardit Gjebrea: Nëse ka një gjë të rëndë që një njeri mund të bëjë në jetë është pikërisht kjo gjë.

Danita: Fatmirësisht, unë i kërkova ndihmë një zotërie dhe kam shkuar direkt në kuesturë, sepse atë gjë që kishte ai ndërmend ta bënte, unë nuk mund ta bëja. Sepse një gjë është kur ti do ta bësh me dëshirë një gjë e bën me dëshirë, por kur të detyrojnë dhe ti nuk je tip që mund ta bësh atë gjë gjen gjithë mënyrat për të shpëtuar.

Ardit Gjebrea: Dhe ti shpëtove?

Danita: Unë shpëtova, shkova në kuesturë edhe..

Ardit Gjebrea: E denoncove?

Danita: E denoncova, por nuk di ku është, ku s’është dhe unë për 15 vjet nuk kam ardhur në Shqipëri sepse kam pasur frikë.

Ardit Gjebrea: Dhe ti nuk di asgjë për atë njeri? Jeton, nuk jeton? Është në burg? Ka shpëtuar?

Danita: Nuk di asnjë gjë!

Ardit Gjebrea: E ka vrarë ndërgjegjja? Paguan për atë që ka bërë apo jo?

Danita: S’ma merr mendja sepse në qoftëse atë e vret ndërgjegjja, nuk mund as të merrte guximin dhe të më sillte mua në Itali, edhe të mendonte të bënte gjëra kështu.

Ardit Gjebrea: Dhe ti nuk u ktheve për 15 vite në Shqipëri?

Danita: Nuk u ktheva për 15 vite!

Ardit Gjebrea: Çfarë bëre?

Danita: Kuestura më çoi në një shtëpi, si i thonë në Itali “casa famiglia”, që është një përgjegjës me gruan, kanë fëmijët e vet, kanë fëmijë të adoptuar.

Ardit Gjebrea: Sa kohë qëndrove në këtë shtëpi-familje le ta quajmë?

Danita: Unë qëndrova gati 2 vjet sepse për një vit, unë nuk kam dalë nga dera e shtëpisë së atyre sepse kisha frikë të dilja. Pastaj avash-avash kur pashë gjërat që nuk ndodhën më shumë atëherë fillova të dal pak. Ky përgjegjësi i kësaj shtëpie-familjeje më gjeti punë, që dhe sot jam unë aty.

Por nuk mbaron me kaq sepse pas dy vitesh, Danita njohu një tjetër person dhe filloi me të bashkëjetesën. Aty Danita kuptoi se ai ishte i dhënë pas pijes dhe fillloi të ushtronte dhunë çdo ditë ndaj saj. Nga dhuna e madhe, një ditë ajo përfundoi në spital, por aty kuptoi se ishte shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Çfarë tha kur i the je shtatzënë?

Danita: Më tha nëse ti do të rrish me mua dua ta abortosh. Dëgjo i thashë, unë as që kam për ta abortuar dhe as që kam për ta braktisur vajzën. Sepse më erdhi në mend historia e mamasë time. Unë dua ta falenderoj mamanë time të vërtetë, që nuk më ka vrarë sepse më ka dhënë jetën, edhe unë ashtu bëra me vajzën.

Ardit Gjebrea: Ti nuk doje të përsëritej?

Danita: Gabimin që ka bërë mamja ime, unë nuk dua ta bëj me vajzën time.

Ardit Gjebrea: Ti vendose ta mbaje vajzën dhe u ndave prej tij?

Danita: Ai tha në rregull meqë vajza është më e rëndësishme për ty, unë po iki. Unë linda dhe vajza ime e ka emrin Sara.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është?

Danita: 11 vjeç!

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja,al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet danita danita

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë