LIVE UPDATES
Ekonomi

Investitorët grekë humbin vendin e parë në Shqipëri, tërhiqen nga sistemi bankar, arsimi, telekomunikacioni e shëndetësi

14 Janar 2020, 20:15 Nga DOSJA
Investitorët grekë humbin vendin e parë në Shqipëri,

TIRANË– Kapitali grek në Shqipëri është tkurrur me shpejtësi, duke i dhënë fund mbizotërimit prej dekadash për shkak të krizës financiare, ambicies në rritje në Shqipëri dhe klimës së vështirë të investimeve.Pas gati tre dekadash si investitori më i madh në Shqipëri, përgjatë dy viteve të fundit Greqia pati një zmbrapsje të shpejtë në raport me fqinjin e saj verior, me tërheqjen nga sektorët si sistemi bankar e arsimi, telekomunikacioni e shëndetësia.

Ndërsa qindra mijëra shqiptarë u shpërngulën në jug gjatë tranzicionit dramatik të vendit në vitet 1990, pas 46 vitesh izolimi stalinist, investitorët grekë zgjodhën një rrugë tjetër. Megjithatë, në vitin 2019 Greqia ra nga froni si burimi më i madh i investimeve të huaja në Shqipëri, duke zbritur në vendin e shtatë pas Bullgarisë, Turqisë, Italisë, Kanadasë, Hollandës dhe, vendit të parë, Zvicrës.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve greke u tkurr nga 1.2 miliardë më 2018 në 558 milion euro në tremujorin e tretë të vitit 2019. Zmbrapsja me gjasë ishte rezultat i krizës financiare që e shtyu Greqinë në prag të kolapsit ekonomik gjatë dekadës së kaluar, megjithëse zyrtarët grekë fajësojnë edhe klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas të dhënave, Zvicra mban vendin e parë, me 1.47 miliardë euro, sepse gjashtë aksionarët pas projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik, shkurt TAP, i cili kalon përmes Shqipërisë, krijuan një kompani të përbashkët me qendër në Zvicër.

Hollanda u ngjit në vend të dytë falë një investimi prej 1.19 miliardë eurosh për ngritjen e një hidrocentrali 280 MW në Shqipërinë qendrore, i cili u ndërtua nga një firmë norvegjeze me fonde hollandeze. Pavarësisht shitjes së Banker Petroleum LTD, ndërmarrjes më të madhe të naftës në Shqipëri, tek një korporate kineze në fund të vitit 2016, Kanadaja mbetet ndër investitorët më të mëdhenj me 1.03 miliardë euro.

Bankat, të parat që u larguan

Mbizotërimi i gjatë i Greqisë ka qenë i rrënjosur në sektorin bankar shqiptar, duke kapur majën me 27.7 përqind më 2008, sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Ornela Liperi, kryeredaktore e medias financiare ‘Monitor’, tha se bankat në pronësi greke ishin konkurruese, agresive dhe të kënaqura të jepnin hua me interesa të përballueshme.

Megjithatë, mbizotërimi i Greqisë filloi të dobësohej në vitin 2012, e gjendur në një krizë borxhesh prej tre vitesh, gjë që e detyroi Greqinë të kërkonte ndihma të njëpasnjëshme nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Banka e parë që u largua ishte Emporiki Bank Albania, pjesë e Bankës Emporiki të Greqisë, e cila ia shiti 100 përqind të aksioneve të saj në qershor 2012 bankës France IUB Holding, degë e Credit Agricole.

Në vitin 2018, Banka Kombëtare e Greqisë njoftoi shitjen e 100 përqind të aksioneve të saj në filialin Banka NBG Albania tek Banka Amerikane e Investimeve.
Më pas, në mars 2019, Tirana Bank, pjesë e Grupit Piraeus të Greqisë, u ble nga një kompani shqiptare në bashkëpunim me një bankë maqedonase.
Alpha Bank mbetet e vetmja bankë me kapital grek në Shqipëri.

Liperi fajësoi krizën që përfshiu Greqinë për largimin e kapitalit. “Bankat me kapital grek ishin të parat që u goditën,” tha Liperi. “Ato u tërhoqën nga pothuajse çdo vend i rajonit, përfshirë Shqipërinë”. Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për për Kërkime Ekonomike, tha se një faktor shtesë ishte ambicia e kompanive shqiptare. “Konkurrenca në këtë treg është bërë e vështirë, me kompani shqiptare ambicioze për të marrë në dorë më shumë kapital në sektorin bankar,” tha ai.

Telekomunikacioni, universiteti, spitali

Greqia ishte gjithashtu një aktor i rëndësishëm në sektorin e telekomunikacionit, me blerjen e Albanian Mobile Communications, AMC, nga COSMOTE, pjesë e grupit OTE, në vitin 2000. Më 2009, kompania raportoi fitim neto prej rreth 100 milion eurosh, por investimi u reduktua shpejt më vonë.

Në periudhën 2010–2012, tregu shqiptar i telekomunikacionit filloi të maturohet”, tha Liperi.”Kjo erdhi si rezultat i ndërmarrjeve të reja konkurruese që hynë në treg, por edhe për shkak të zhvillimeve të shpejta teknologjike, si përdorimi masiv i internetit në telefona inteligjentë, që çuan në ulje të telefonatave standarde”. Sipas Liperit, kompania tashmë e riemëruar Telekom Albania humbi rreth 38 milion euro më 2017 dhe 2018. Ajo iu shit kompanisë bullgare Vivacom më 2019.

Kapitali grek në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë u zvogëlua gjithashtu; në gusht 2018, Universiteti New York në Tiranë, i cili bashkë me institucionet arsimore fillore dhe të mesme ishin në pronësi të një investitori Grek, iu shit fondacionit turk, Maarif. I pyetur në lidhje me lëvizjet e fundit, ambasada greke në Tiranë tha se arsyet e secilës shitje ndryshonin nga rasti në rast. Por shkaku kryesor, sipas Sarantis Moschovis, kreut të Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare në ambasadë, ishin “dobësitë e qenësishme të mjedisit të biznesit në Shqipëri”.

“Ka hapësirë për përmirësime në fusha të tilla si lufta kundër informalitetit dhe korrupsionit, administrata tatimore dhe doganore, si dhe gjyqësori,” tha ai. “Konkurrenca e padrejtë konsiderohet si faktori kryesor që pengon sipërmarrjen”. Aktualisht Banka Botërore e rendit Shqipërinë në vendin e 82-të nga 190 shtete, me një rënie prej 19 vendesh, sa i përket lehtësirave të të bërit biznes.

Mundësi të reja

Rrjedhimisht, kishte ende më shumë se 450 ndërmarrje aktive në pronësi greke ose greko-shqiptare në Shqipëri në fund të vitit 2018, një shifër e tejkaluar vetëm nga ndërmarrjet italiane ose italo-shqiptare. Lidhjet tregtare gjithashtu mbeten të forta. Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria eksportoi rreth 205 milion euro mallra, nga të cilat 5.8 përqind u eksportuan drejt Greqisë. Nga ana tjetër, produktet greke përbënin 11.9 përqind të importeve shqiptare me vlerë prej 435 milion eurosh në të njëjtin muaj.
Ekspertët thonë se numri i madh i shqiptarëve në Greqi, dhe historia e investimeve Greke në Shqipëri, sugjerojnë se lidhjet ekonomike dhe financiare midis dy vendeve mund të rikthehen.

Moschovis theksoi rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë, duke inkurajuar investitorët të eksplorojnë sektorë të rinj në Shqipëri.

“Sot, shumë ndërmarrje Greke janë të gatshme të investojnë në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm si energjia, përpunimi i mbetjeve, turizmi, teknologjia e informacionit-komunikimit”, tha Moschovis.

Ai përmendi bujqësinë si një fushë tjetër bashkëpunimi të mundshëm dhe përshëndeti projektin e tubacionit TAP si “mundësia më e mirë” për të promovuar ndërlidhjen në Evropën Juglindore.

Burimi: Ballkan Insight

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi investitoret greke terhiqen investitoret greke tirane investitoret greke terhiqen investitoret greke tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Janar 2020, 13:29

CNN: Bota po mbytet në borxhe

SHBA- Borxhi global, i cili përfshin huazimet nga familjet, qeveritë dhe kompanitë, u rrit me 9 trilion dollarë, në afro 253 trilion dollarë, në nëntë muajt e p...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës