Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Shqipëria nuk ka sot një vlerësim kombëtar të ekspozimit ndaj kërcënimeve kibernetike në sektorin e energjisë. Një studim i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë që ndalet pikërisht në Sigurinë Kibernetike në sektorin e energjisë në vendet që janë anëtare të tij ka nënvizuar edhe situatën e përgjithshme në vendin tonë. Studimi ndalet në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian në këtë aspekt, gjendjen reale në sektor si dhe nevojën se ku duhet pasur më shumë vëmendje. Në këtë kontekst raporti nënvizon se Shqipëria është pjesë e disa ndërlidhjeve të rëndësishme në sektorin energjetik përfshirë këtu dhe gazsjellësin TAP
“Përveç ndërlidhjeve me palët kontraktuese Kosovë dhe Malin e Zi, Shqipëria ka ndërlidhje të sistemit energjetik me vende të Bashkimit Europian me një efekt të mundshëm kaskadë në Greqi. Entitetet kryesore ekzistuese të sistemeve më të mëdha të energjisë, janë në proces të rifreskimit të infrastrukturës së komunikimit të bazuar në IP. Këto entitete të ndërlidhura kanë një ndikim të thellë nga manipulimi në internet, qoftë në vend, rajonal, ose në të gjithë kontinentin. Manipulimi duke përdorur një sistem kontrolli lokal të kompromentuar, mund të dëmtojë sistemin e operimit, për shkak të ndikimeve të mundshme në sistemin fizik. Linja e transmetimit me Greqinë shërben për një pjesë të madhe të importeve të energjisë elektrike në Shqipëri dhe në rast të dëmtimit të saj dhe ndarjes nga pjesa tjetër e rrjetit, nënstacionet dhe linjat e tjera të energjisë me Kosovën dhe Malin e Zi në veri të vendit do të fikeshin gjithashtu.
Duke marrë parasysh gazin, Shqipëria është një vend ku kalon edhe Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) me stacionet e kompresorëve të vendosur apo instaluar në kohën kur Sekretariati po zhvillonte këtë studim. Aspektet e sigurisë kibernetike të menaxhimit të sistemeve kritike të biznesit të TAPt kanë ndikim të mundshëm dhe risk të lidhur kibernetik për Italinë dhe Evropën në tërësi” vlerëson ky i studim.
Ndër të tjera studimi ka bërë një analizë SWAT mbi pikat e forta, të dobëta, kërcënimet dhe mundësitë ku nënvizon se një bashkëpunim më i mirë mes publikes dhe privatit si dhe rifreskimi në kohë i infrastrukturave të ndjeshme mund të ketë efekte pozitive. Tek dobësitë Sekretariati nënvizon se vendi ynë e ka të vështirë aksesin në trajnimet e duhura dhe financimin për këtë aspekt ndërkohë që sistemi arsimor ka orientim jo- teknologji.
(Marrë nga Monitor.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Bizneset në të gjitha sektorët rritën pesimizmin për punësimin në tremujorin në vijim dhe gjithashtu pohuan se në tremujorin e vitit 2019 kishin t...
KAVAJË- Plazhi i Vilë Bashtovës është pranë një katastrofe mjedisore. E gjithë hapërsia ranore e këtij plazhi ësthë mbuluar nga mbetje të ndryshme të cilat...
TIRANË- Debati mes Ministrisë së Financave e Ekonomisë (MFE) dhe Ministrisë së Mjedisit për mosparashikimin e fondeve në buxhet dhe si u zgjidh problem me ...
TIRANE- Lulzim Basha u ndal edhe tek programi ekonomik i përgatitur nga Partia Demokratike. Basha tha se tashmë janë rreth 50% e shqiptarëve në varfëri dhe se s...
SHKODËR– Ditën e sotme, banorët e Postribës në Shkodër kanë zhvilluar një protestë, pasi një firmë gurore sipas tyre po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zo...
Shqipëri- Pagesat për katër koncesionet me PPP të shëndetësisë dolën jashtë parashikimeve dy vitet e fundit. Më 2018, Fondi i Sigurimeve akumuloi 5 milionë euro...
Koefiçenti i varësisë moshore tregon përqindjen e atyre mbi 65 vjeç mbi atë grup të popullsisë që ka një moshë nga 15 deri në 64 vjeç, pra ...
“Historia Ime” në Tv Klan ditën e sotme ka sjellë historinë e e trishtë të 63-vjeçares Fatime Fregjaj. Ajo në studio ka treguar për jetën e saj teje të v...
MANZË– Në mes të konteinerëve në Manzë, ku janë vendosur familjet të cilave iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, gjen edhe nënë Behijen me mbesën e ...
Shqipëri-Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit. Burimet nga tregu i furnizimit me shumicë pohuan se, shkak u bë rritja e...